Afërdita Havari*
E mbaj mend me hollësinë më të madhe se çfarë ndodhi atë ditë. Ishin dhjetëra mijë qytetarë të Tiranës, burra e gra, nëna, motra, vëllezër, të rinj e të reja që mbushnin mjediset e kinoklubit “Studenti”, ku bëhej greva e tyre. Ne i mbështesnim studentët me fjalime, thirrje, këngë patriotike. Atë ditë, masës së banorëve të Tiranës iu bashkuan edhe qytetarë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, me mesazhin: “Duam paqe, jo luftë”.
Ne, nënat e disa prej studentëve, ishim tek shkallët e kinoklubit. I ndiqnim me shumë vëmendje lëvizjet e mjekëve që shërbenin në salla, sepse disa prej studentëve shfaqnin shqetësime shëndetësore. Djali i Mano Gogut, njërës prej nënave që ishte me ne, kaloi në një gjendje të rëndë. E shqetësuar, ajo bërtiti: “Po na vdesin djemtë!”
Të revoltuara për qëndrimin e qeverisë dhe të Ramiz Alisë në lidhje me grevën dhe sidomos me lajmin që u përhap se do t’i nxirrnin me forcën e armëve studentët nga greva e urisë, ne, një grup prej 15 grash, vendosëm së bashku dhe me qytetare të tjera të shkonim tek Ramiz Alia si president, t’i kërkonim heqjen e emrit të universitetit me normalitet dhe pa dhunë.
Kur u nisëm, mes brohoritjeve të qytetarëve që ishin pranë kinoklubit, ne lamë porosi të mos vepronin pa u kthyer ne nga Presidenca me çfarëdolloj vendimi.
Rreth orës 10.30-11.00, ne mbërritëm tek hyrja e Presidencës nga rruga “Abdyl Frashëri”.
Oficeri përgjegjës i rojeve të Presidencës, “Sotiri”, u përpoq të na largonte. I kemi thënë: “Jemi qytetare, nëna të studentëve; nuk largohemi sepse presidenti duhet të na takojë patjetër.”
Në çastet kur ne po bisedonim, një IFA kamion ndaloi dhe policë të forcave speciale u afruan tek ne. Pati nja dy që goditën disa gra, por urdhri i shefit të tyre e ndaloi dhunën. Kalimtarë filluan të na bashkoheshin. Duke iu frikësuar revoltës, Sotiri na shoqëroi në godinën ngjitur, në një sallë pritjeje në katin e parë.
Aty ne ishim 15 gra:
1. Afërdita Havari 2. Loreta Plumbi 3. Xhixhi Batku 4. Fatime Alla 5. Yllka Hida 6. Natasha Aliu 7. Flutura Baleta 8. Ariana Dule 9. Mirela Pollozi 10. Mano Gogu 11. Zhaneta Zari 12. Feride Topulli 13. Liri Hafizi 14. Zhuljana Shabani 15. Lumturi Muça. Na shoqëruan, por nuk u regjistruan për takim: Jorgjie Sulaj dhe Ylli Sulaj.
Aty patëm përsëri presion për të hequr dorë nga kërkesa jonë për të takuar Ramiz Alinë, por ne këmbëngulëm ta takonim, bile ata na thirrën një e nga një për të na mbushur mendjen. Ramiz Alia nuk erdhi, por rreth orës 12.30-13.00 dërgoi për të na takuar ne Lumturi Rexhën, Eleni Selenicën dhe Sihat Tozajin, të cilët ne refuzuam t’i takonim.
Lumturi Rexhës i thamë që ti në këtë rast duhej të ishe me ne si nënë. Ajo nuk u përgjigj. U larguam nga Presidenca të revoltuara dhe u nisëm drejt qytetit “Studenti”. Kur mbërritëm tek sheshi i universitetit, të kapura krah më krah me thirrje kundër qeverisë, kanë dalë për të na parë ne tek shkallët e Muzeut Arkeologjik Neritan Ceka dhe dy punonjëse të veshura me grykëset e punës.
Morëm drejtimin nga stadiumi “Qemal Stafa”, tek rruga “Dervish Hima”. Një punonjës i Presidencës, ai që mori emrat tanë shënim, na arriti me vrap dhe shumë i shqetësuar kërkoi që njëra prej nesh të kthehej dhe të takohej me Ramiz Alinë, pra vetëm një. Ne refuzuam sepse e pritëm që të ballafaqohej me kërkesën tonë pothuajse tri orë. Ai nuk përfilli as kërkesat tona dhe as të studentëve, prandaj nuk kishte pse të shkonte njëra dhe të bisedonte me të, sepse aty duhej të ishte dhe zëri i studentëve të tjerë dhe nënave te tyre.
Rrugën “Dervish Hima” pranë ambasadës franceze na i bllokuan forcat policore dhe ushtarët, bile ata ushtruan dhunë ndaj nesh. U kthyem për të marrë rrugën e ambasadave çeke dhe gjermane. Tamam tek vila dy katëshe përballë stadiumit, u ndeshëm përballë me Napoleon Roshin dhe Arben Xhixhon. Iu dhamë intervistë për atë çfarë na kishte ndodhur në Presidencë dhe pas kësaj u futëm në rrugën e ambasadave.
Ishim jashtë çfarëdolloj ngjarjeje që ndodhte tek studentët. Po na pengonin për të shkuar. Tamam në këto çaste, përballë ambasadës çeke, Fiqiri Sejdiaj, telekronisti i TVSH-së sëbashku me një operator, po ktheheshin nga studentët me vrap në drejtim të Televizionit. I kërkuam të na intervistonte. U tregua i gatshëm. I shpjeguam përpjekjen tonë për të takuar Ramiz Alinë dhe se si ai nuk na priti. I shpjeguam që ne ishim krenare për veprimet e fëmijëve tanë, sepse ata bënë atë të cilën ne nuk e arritëm dot.
Tek jepnim ne intervistën, u dëgjuan të shtëna armësh. U shqetësuam shumë. Aty morëm vesh që masa e qytetarëve ishte nisur drejt sheshit “Skënderbej”.
Me vështirësi u kthyem tek studentët. Aty kishin mbetur disa qytetarë në krah të studentëve dhe ne u bashkuam me ta.
Pas mbërritjes sonë aty, erdhën edhe Leka Meksi me Arben Imamin. Ne, komunikonim ndërkohë shumë me studentët, i jepnim zemër njëri-tjetrit.
Lajmin e heqjes së shtatores e solli tek studentët një djalë me motor, i veshur me një xhup të zi. Na tha se populli shtatoren po e tërhiqte zvarrë nëpër rrugët e Tiranës. Atë do ta sillnin tek studentët, sepse ata ishin prurësit e një sistemi të ri.
Shpërtheu një gëzim i paparë dhe brohoritje tek studentët. Ishte fitorja e madhe e një brezi të ri mbi diktaturën.
Ne na habiti fakti që pse nuk na priti Ramiz Alia. Nuk e kuptuam qëndrimin e tij për këtë problem në atë kohë.
Nuk u kuptua kurrë se ku përfunduan ato intervista që u regjistruan dhe pse nuk u transmetuan kurrë. Kush i pengoi ato intervista të mos jepeshin? E bëra këtë shkrim sepse prej kohësh kam vënë re që të paktën për këtë problem janë bërë interpretime të ndryshme nga njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me këtë ngjarje.
*Ish-mësuese e letërsisë në gjimnazin ‘Partizani’
bulku ka ken tu than tik -tak -tik -tik tak me 23 qershor hahahahahahahahahaha
po berisha me rajomnda bulkun kan qene prane ramiz alise dhe skan pas lidhje me rrezimin e bustit te enverit
Rajmonda do kete qene duke luajtur ndonje film dhe i ka kaluar ora pa e vene re….
Me siguri nuk do ta kene lene ose ska pasur kohe te shkoje
Mire qe doli nje ze te thote se cfare ka ndodhur vertet ate kohe se ngelen duke mashtruar te gjithe…. edhe une e mbaj mend shume mire kete episod kur disa zonja shkuan te presidenca dhe ishin ato qe vune ne levizje Ramizin per te lene nje takim….
kjo rajmonda bulku kush e di ku do kete qene ne ndonje dhome gjumi ate kohe…
PO RITA SE RAIMONDA BULKU NUK ISHTE NENA E JOTE QE E KALONTE DITEN TEK MINISTIA E ….PER TE GJETUR NJE VEND PUNE ..TE MIRE … RAIMONDA BULKU ESHTE NJE GRUA ME NJE KULTURE TE MADHE JO SI JU … COBANE ANALFABETE ..JU JENI TRADHETARET E POPULLIT ..ME NJEREZ SI JU E MBANTE ENVER HITLERI POPULLIN NE GJUNJE SEPSE JU ISHIT ..SI QENTE QE GJERMANET I STERVITNIN PER TE SULMUAR POPULLIN …. BAJGA TE DEMOKRACISE … BRAVO MESUESE … JU JENI NJE GURA E CULTIVUAR ..DUKET NDRYSHIMI I INTILIGENCES … .
Armiku me i madh i shqiptarit eshte shqiptari. Po e filloj komentin tim me keto fjale, per ti thene Stopit, stop me akuza te turpshme te kesaj katekorie. E verteta ka shume fytyra sipas njerezve qe e perjetojne ate, dhe nqs. une isha ne nje cep te turmes dhe nuk e degjova Rajmonda Bulkun nuk do te thote se genjej. Por une e degjova Bulkun ate dite dhe keto jane kujtimet e mija te 20 Shkurtit nga pika ku une ndodhesha, nga rruga qe une bera me syte dhe veshet e mija;
Ndodhesha para godines ku ndodheshin grevistet prej disa oresh dhe prisnim se cfare do ngjiste. kerkesa dhe deshira e vetme ishte qe studentet greviste te dilnin shendoshe e mire gjalle, jetonim akoma ne diktature, ne kohen e llastikut qe Ramizi e terhiqte prej vitesh dhe nuk e kepuste. Ishim pa orientim dhe me shume deshira per zhvillim. Ne megafon u degjua Rajmonda Bulku qe foli dhe beri thirrje te shkonim nga sheshi Skenderbej. Levizja e turmes filloi menjehere. Diku <midis liceut dhe RTV nuk e di si u gjet i bllokuar nje kamion, qe disa te rinj donin ta permbysnin. E terhoqa njerin duke ju lutur mos rrezikonte, pasi me shau dicka degjoi dhe u largua. Rruga ishte e mbushur plot. Tek kryqezimi i TVSH, drejtimi nga stadiumi dhe Kryeministria ishte i mbyllur, lejohej vetem ne drejtim te Lanes. Disa shkuan ne drejtim te Kryeministrise. U degjuan krisma. Dikush thirri; jane plumba fallso, me kapi ne dore. Njerezit morren guxim dhe filluan te shtynin ne drejtim te ushtareve qe rrinin me Arme gati per zjarr, por qe u dekonspiruan qe ishin fisheke fallso. Nuk e harroj zerin gati ne te qare te nje ushtari te ri, qe na kundershtonte te kalonim dhe lutej; "Aman motre mos kaloni ketej, se ne vertet kemi plumba fallso, por rrjeshti tjeter qe jane tek kryeministria jane gardistet me plumba te vertete dhe ata do qellojne" Lutjet e ketij ushtari te ri na bene te ndrojme drejtim dhe u kthyem ne drejtim te lanes. Me kujtohet shume mire se kur po ecnim ne mes te rruges ne trotuar, para Lokalit Logoreci, pashe nje grup personash, te veshur te gjithe njesoj me pardesy Te verdha ne banane. Njoha Saliun, Benin, Gramozin. Te tjeret nuk i njihja. I bera thirrje Arbenit, shokut tim te gjimnazit; "Ben bashkohuni me turmen, pse ecni anash? " Me pershendeti me dy gishtat lart dhe vazhduan rrugen duke shoqeruar turmen gjithmone duke ecur ne trotuar. Kombinacioni i personave dhe veshja e tyre unike me ato pardesy me ngjyre qesharake me beri pershtypje, por turma vazhdoi rrugen me ecje me te shpejte dhe diku nga fundi i rruges i humba nga syte dhe i harrova. Mund te them se megjithese turma skishte udheheqes, ose une te pakten nuk pashe ecte me shpejtesi drejt sheshit ne menyre te kondicionuar. Mbaj mend qe diku u bashkova me nje grua tjeter, qe ishin shume te pakta ne rruge, te mos them ne rrezen time skish fare. Ishte volejbollistja Duka. Beme rrugen bashke dhe u ndodhem tek sheshi. Kur mbritem atje sheshi ishte plot, edhe rreth bustit te Enverit. Ne kete kohe dolen autobota qe filluan te na sperkasin me uje me permaganat. Ishte mbytes dhe na dogji ne rruget e frymemarrjes. Mbi shesh ftuturoi nje elikopter shume ulet, disa thane eshte Ramiz Alia, disa qeshen, disa ngriten grushtat. Qendruam para pallatit te kultures deri sa u larguan autobotet. Pastaj turma vershoi ne drejtim te bustit perseri. Une dha Duka me kujtohet qe mundem te atroheshim deri tek shtylla e nje llampe rruge ku une hidhesha perpjete per te pare me shume se cfare behej tek busti, nga vinin zera ho-hop.PAstaj ndodhi ajo qe ndodhi, qe te gjithe ata qe ndodheshin aty i beri te perjetojne nje moment te paperseritshem, nje moment ku te gjithe bertisnin, hidheshin perpjete, kapeshin dhe perqafoheshin sikur donin te siguroheshin qe nuk ishin ne ender. Jo ne nuk ishim ne ender kjo ishte e verteta. Mbas kesaj nuk kishim me ze dhe kur ai i madhi kaloi para kembeve tona i terhequr zvarre nga nje makine, nuk e di pse por ndjeva nje boshllek. Ai ra, ai iku. Po tani? Ishim mesuar te jetonim nje jete me nje baba, qe megjithese i perfolur per keq, prape kishte qene babai i shtetit tone. RAmizi ishte nje figure e pafuqishme qe nuk po e merrnim vesh se cbente ne ato vite. Toshim se ky do por sja mban. Na mungonte shume, na mungonte orientimi ne te ardhmen. Ne ate moment ishte gezimi i fitores me i madh se mendimi i se ardhmes, por nuk do ta kisha imagjinuar kurre ate qe erdhi me pas. Ai, ai presidenti i vogel, pa nuhatje politike, qe ne mendonim se spo ben gje, i kishte pregatitur Shqiperise skenarin me te poshter politik. Ai kishte veshur komunistet me pardesy bezhe, ju kish dhene emrin demokrate, i kishte infiltruar tek studentet naive dhe na kish vjedhur te ardhmen, na kish vjedhur shpresen per te qene te lire. Kete skenar fatkeqesisht populli nuk e kuptoi. Edhe neqoftese u degjuan disa zera qe thane, prit kjo nuk behet, komunisti nuk mund te drejtoje demokraci, ato zera u mbyten, u eleminuan. Te mos harrojme 1991 deri 2013 kemi qene akoma diktature. Se cfare jemi pas Qershorit 2013 nuk mund te them gje. Nuk e di ne se helmi eshte injektuar kaq thelle apo jo. Por nje gje mund te them, se kjo qeveri nuk me ngroh akoma.
Koment realist dhe i vertete, bravo.
Kam qene prezent ne shesh si gjithe Tirana ne hedhjen e bustit me nje grup shokesh.
Bocari, i lexoj gjithnje me kenaqesi komentet e tua!
Komplimentet e mia, nuk e kam perjetuar ate kohe, sepse kisha ikur jashte perfundimisht, por e mendoj njesoj si ty, nje demokraci fallco e drejtuar nga me te keqinjte komunista. Pastaj po te shohesh ku kane perfunduar pasurite, nuk vihet ne dyshim, sepse ka qene orjentimi i Ramizit.
Pergezime mesueses Aferdita.
Jam nje komshi i joti dhe po te shkruaj nga Kanadaja. Ashtu si ju edhe une kam qene ato dite ne ato ambjente ku ti i permend dhe nuk heq asnje germe nga ato qe shkruan. I kam para syve te gjitha momentet dhe per koincidence 20 Shkurti eshte dhe datelindja e gruas qe per fat te keq ate dite e harrova. E kam thene edhe kur isha aty dhe me vone dhe vazhdoj ta them me plot gojen:
GODOSHI ME I MADH I LEVIZJES KA QENE neritan ceka. Nuk ka si te jete ndryshe, spiun babaj, spiun i biri.
Ju uroj shendet dhe gjithe te mirat dhe nuk e haroj aktivitetin tend per demokraci.
Respekt nga Kanadaja
Ke qene ma e re ne ate kohe ke arsye per te mos e shikosh.Fale teknollogjis eshte e rregjistruar.
Te pershendes Aferdita!
Nje heroine e heshtur ashtu siç familja juaj e ka per fis. Ju jeni Marke dhe pike.
Nuk i ke treguar te gjitha sepse je modeste, per te marre shembull. Me ke treguar mua se dy femijet tuaj Andi dhe Vera moren pjese ne mbledhjet e para te PD dhe e kuptuan menjehere se ishte lufte berrylash per pushtet dhe u kthyen ne shtepi te zhgenjyer…sepse le ti themi te vertetat ju jeni familje fanolistesh jo me fjale, por me vepra. Vjehrri yt Muharrem Havari ka qene i interrnuar nga Ahmet Zogu ne Fan te MIrdites si Fanolist….dhe Enver Hoxha ka dashur ta deboje nga Tirana si MIkroborgjez…
Une dua te ta them publikishte se je nje grua fisnike. Me ke hapur deren diten me te veshtire te rinise sime kur kerkoja te drejten e studimit te mohuar nga REGJIMI KOMUNIST dhe me kujtohet kur te shqetesoja gjumin sepse ngrihesha heret per te zene RADHEN tek ish KQPPSH per te regjistruar ANKESEN time. E mbaj mend mire se isha gjithmone bashke me Artan Kadarene dhe krahasonim bashke deftesat….te dy e kishim mesataren 10.
Kur e pyeta se çfare e ke Ismail Kadarene?-mu pergjigj duke ngritur supet….
Dhe pasi me pyeti per familjen tuaj iu pergjigja njesoj…
Ju ishit ne ate kohe ne vilen perballe “11 Janarit ” fqinje me Kiço Ngjelen…por sistemi u shihte jo me sy te mire sepse ishit ne origjine borgjeze…perzier me levizjen Nacionalçlirimtare….por me minuse ne biografi dhe mua personalisht me keni mbeshtetur sa patet mundesi, por trokisja ne dern tuaj pa ndrojtje fare…
Te perqafoj Aferdita megjithese jemi ne te njejtin qytet shihemi rralle sepse demokracia per te cilen vuajtem shume nuka ardhur….
perse zgjat kaq shume moderimi? faleminderit
po masanej ca u bo , mas dasme, mereni ala me dullen,kush i boni shurren lerini kto po vreni punen se poplli o pa buk.o zoje kush osht eleni selenica se nuk e njof.
Rajmonda Bulku, po realizonte plane per nje film bardh e zi
Kur do të vijë koha që të hiqet censura nga filmimet mbi shembjen e monumentit të diktatorit dhe ta shohë populli historinë pa pika këputje e montazhe e retushim? Do të shihet si nisi ngjarja, sa kohë ka zgjatur përleshja, sa ka qenë numri i trimave në shesh të mejdanit para dhe pas plagosjes së Fatmir Merkoçi si edhe sa kanë qenë rreth e rrotull. Po ashtu do të shihet qartë se nga, kur e kush e solli litarin me të cilën u krye akti. Do të kuptohet edhe procesi , edhe kush e si e realizoi me sukses. Pastaj të komentojne opinionistët sa të duan.
Si dëshmitar i ngjarjes nga fillimi deri në rrëzimin e monumentit të diktatorit, madje edhe si lajmës i parë i studentëve për rënien e monumentit, edhe unë kam të drejtën dhe kurajon të komentoj këtë ngjarje dhe protagonistët e vërtetë të saj. Historia bazohet në data e emra personazhesh. Mos e censuroni Fjalën e Lirë.
Dihet mirë, është e filmuar dhe e pohuar nga vetë znj.Raimonda Bulku-Pashko se u ka bërë thirrje nënave e motrave që të shkojnë para Presidencës për të protestuar dhe askurkund tjetër. Por ja që disa kanë qejf ta ribëjnë historinë edhe më interesante, edhe më largpamëse, edhe më të lavdishme…
Rajmonda do kete qene me Imail Kadaren…
Nje polic sherbimi, qe ruante monumentin e te MADHIT ENVER HOXHA 2-3 dite para rrezimit na pati thene: Me duket se do e heqin kete se ja kane liru bullonat. Kete ish polic ne Tiran te Re brezi jone e njeh shume mire. E quajne Fatmir Ahmetllari i d.t. lindjes ’58 ka mbaru 8-vjeçaren ne Shkollen “DESHMORET e LIRISE”, shtepine e ka pas ne nje pallat me FATMIR HAKANIN te Gjimnazi “P. N. LUARASI” dhe ka punu edhe ne N.SH.R.A.K.-un e Tiranes. Ne shkolle dhe ne shoqeri therritej KAPO (shkurtim i kapterr) se i ati kishte punu kapterr te Sherbimi Zjarr-Fikes. Thash ta bej nje here Kapon objekt vemendjeje se helbete polic sherbimi ka qene edhe te Ambasada Italiane kur i ndodhi gjema shtetit Shqiptar me familjen POPA. Prandaj s’ma heq njeri nga mendja mendimin ENVER HOXHEN deshen dhe e hoqen ramiz alia me shoke!!!!!!!!!!
Me 20 shkurt isha nga ata te sheshi qe po shikonim hedhjen e bustit te Enver Hoxhes. Po e theksoj se kam qene shikues dhe jo pjesemarres. Por me kujtohet shume mire shefi i ekipit te policeve qe ishte aty per te “mbrojtur” bustin. Doli para nesh dhe deklaroi: “Pse per Dullen do vras njerez une?! Statujen duhet ta rrezoje populli!”. Si tani me kujtohen fjalet e tij. Prandaj jam i bindur se ishte dora e Ramizit pas kesaj ngjarjeje. As studentet, as PD-ja, as Sala nuk kane asnje merite ne “permbysjen” e komunizmit. Ate e dirigjoi me mjeshteri Ramiz Alia. Dhe jam i sigurt ne keto qe them, pasi kam pare shume gjera ne ate kohe.
Monda, ate dite, fiks ne ato momente, ka qene duke u depiluar. Une kam qene aty dhe e di shume mire se eshte keshtu. Me kerkoi gishtezat e llastikut. ( depilatori i vetem i atyre viteve) E pyeta, nese ishte ne vete, ne shesh po behej nami dhe ajo e kishte mendjen te hiqte leshin? Me tha, mbi te gjitha jemi femra, nuk mund te dalim ne shesh me leshin turre. I zgjata gishtezat e llastikut qe n’a i kishte dhene nje mikja ime infermiere, dhe me tej nuk e di sec ndodhi. Une u drejtova per ne shesh… duhet te isha patjeter aty, me cdo kusht.
Kujtimet e 20 shkurtit 1991.
Titulli: ” stambolli digjet, e kurva krihet”
( nga ditari i njerit prej djemve te rruges Pal)
E verteta eshte qe bustin e rrezoi popull i Tiranes, i frymezuar nga studentet qe ishin futur ne greve, por ama praktikisht ishin ‘cunat e Tirones’ qe e rrezuan, ishin nje brez i vecante rinia tiranase e atyre viteve, e cila edhe para ketyre ngjarjeve me sa mundej kerkonte te dilte nga rrjeta e komunizmit. Te mos harrojme qe, shenja e pare domethenese e levizjes demokratike ishte hyrja ne ambasada. Duhet thene qe ishin ata me te hedhurit, nje pjese e tyre mbase dhe e reputacion te keq (kishte dhe hajdute, bixhozxhinj dhe te tjere te ketij rrangu mes kesaj shtrese), por gjithsesi ishin nje brez qe guxuan. Vazhdimi dihet, Ramizi packa se u duk sikur u dorezua kollaj, ne fakt ai nuk u dorezua fare, sepse vazhdoi te qeverise permes kelysheve te tij dhe 22 vite te tjera. Tani edhe nje detaj banal nga greva: ne greve vertete nuk hanin buke, por biskotat 25 lekeshe hynin pa dogane brenda, gje kjo qe nuk ja ul aspak vlerat historike greves, por gjithsesi duhet thene, per mos krijuar mite dhe heronj.
Nga na dolen keto plehra qe e shpallin vehten heronj, une jam nje nga ata qe e rrezuan bustin dhe skam pare as kurven Rajmonda e as ndonje pederast qe presidenti po na i dekoroka.
Busti isjte vene ne shenjester para greves se studenteve, pritej vetem nje shkendije, ishin tironcit qe e hudhen, jo thjesht tironcit e vjeter, por banoret e tirones dhe Rajmonda te mendohet mire ku ka qen ate dite, se ka shum mundsi te ket qen me kom perpjete, duke renku u bon heronjt si komt e pules.
Ta kisha dit se demokracia do perfundoi ne duarz e shpellarit, as do kisha dal fare diten e rrezimit te bustit.
Por me siguri do te jem aty kur ta rrezojme bucen Sali dhe ta shpetojm demokracine nga bastardet e shpellave.
Raimonda ishte atje me detyren per ti nisur njerezit drejt sheshit, sepse ka qene operative ilegale e Sigurimit. Gjithe rruget ne te majte te rruges Elbasanit ishin bllokuar qe turma te shkonte ne Shesh.
Busti nuk rrezohej me nje litar po te mos ishin liruar bulonat me perpara nga banda e Ramizit qe shiste Dullen per te shfryre protestat e te vinte gjendjen e jashtezakonshme…prandaj asnje nuk shtiu mbi turmen e cila ishte me tiranas.
Ekipi I TVSH ishte qe ne mengjes te Pallati per filmimet.
Per nje gje me vjen per te dhjere,te gjithe personazhet ne te gjithe artikujt qe flasin per 20 shkurtin, per rrezimin e bustit,qe flasin me aq zell se ishin aty ose e rrezuan ate, te gjithe qelbesirat jane nga ata qe dikur jane mburur se i kane cuar buqeta me lule Enverit.
O hale Enver Hoxhen e rezoi historia dhe ju.
Pak rendesi ka nese Monda nuk ishte,ose ishte vonuar ca.Kjo ishte pune e komunisteve qe duhej t’u tregonin te gjitheve duke fshehur grushtin midis dy gishteve se i kishin sherbyer tiranise te malllengjyer prej demokracise.Salibegrambisha, qe kishte shembur xhami e kisha, ishte çifte e mbushur.Ai do te zbrazej nga Ramizi pa u ngutur,ndersa Mozi do te sigurohej se familja,me se fundi, nuk do te kishte probleme tek vila ne rrugen Budi.Studentet do te ndiqnin profesoret e zgjedhur nga partia qe pushtetin e tundin, e shkundin per te fituar ç’te mundin.Te gjithe donin te rregullonin veteveten, te gjithe donin te merrnin copen,kete do ta benin duke marre pushtetin, pastaj njeri-tjetrit do t’ia benin gropen duke i perzene nga syte kembet ai qe dikur kishte humbur ne pyll lopen. Rrezimi i bustit ishte vetem nje emocion qe erdhi dhe iku me kohen.
Nje pershendetje per madheshtoren, te paarriteshimen; “zyshën” me te mire mire te te gjitha koherave; sidomos ne ato vite te mbrapshta (93-97.)
ajo qe bente si eger, po vetem e eger nuk ishte, ajo qe s’hante mik se ne te vertete miku me i mire ishte vet ajo…. ajo qe bente sikur s’na shifte te Detari…po e dinte qe ne oren e saj do vinin patjeter dhe jo vetem nga frika e “kujdestares” po dhe nga debati qe behej, nga perlat qe nxirrte HAVARI.
me shume kenaqesi po shof qe s’ke ndryshy fare dhe s’je plak; po eshte normale se njerezit fisnik as plaken as vdesin….
dhe me qe qenke ne forme mund ti kishe bo dhe ca vite pune se do ti kishe bere nder brezave qe vijne.
P.S. Me qellim i bera ca gabime drjetshkrimore se po te imagjinoj duke thene ; “S’ka mundesi te kete qene nxenesi im ky idiot”… ky s’di te shkuraj :-):-)
dhe ti ngrije nervat havarit ishte dhe ngelet fitore e madhe.
Me shume respekt, mall, dhe nostalgji te uroj gjithe te mirat.
Sot a’ e kupton kjo Afërdita Havari se ka vrarë veten , pas 27 vjetësh Afërdita me shoqet e saja në moshën 70 vjeçare të plakur dhe të dërrmuara kan përfunduar në mjerim në koshin e plehrave të historisë për veprën e turpëshme që kan kryer ,të ardhjas së klasës më kriminale në histori ,që dogji e poqi vendin më ashpër se pushtuesi huaj, Sot Afërdita me një pension qesharak, që nuk i dalin as për ilaçe jeton për një cop buk !.
Rrëzimi i shtatores ka qenë vetëvrasje ,turpi më i zi ,dhe krimi më i shëmtuar i historisë shqiptare.
Heroi i popullit Ever Hoxha nuk rrëzohet me statuja bronxi ,por ai si një nga burrat e mëdhej të kombit shqipëtar rron i pa harruar në ndërgjegjen e të gjithë shqiptarve të ndershëm.
Prandaj Enver Hoxha si shqipëtar i madhë i kushtoi rëndësi çlirimit të gruas shqiptare ,nga vargonjt e robrimit bejlerve e pashallarve ,bajrektarve e zagarve. . Po nënvizojmë një postulatë me vlera konstante të mëdha aktuale :
Vetëm PPSH ,dhe Enver Hoxha i mbështeti dhe i çliroi gruan ,motrat dhe vajzat shqiptare nga kthetrat e zhfrytëzimit shekullor feudalo – borgjez. Gratë u çliruan përgjithmon nga skllavria dhe errësira mesjtare ,tok me burrat i vunë gjoksin punës ,shkollës ,familjes, për ndërtimin e jetës së re të begatshme .
Me vendosmërinë e E.Hoxhës lidhet përparimi i gruas shqiptare si nënë ,si ushtare ,si luftëtare ,si edukatore .si shtëpiake ,si nënpunëse së aktiviste ,si veprimtare heroike e popullit në ndërtimin e vendit ,por edhe si sportiste të talentuara ,ushtare dhe kuadre .
Prandaj për herë të parë në histori të shqipërisë gratë u integruan ,u kualifikuan ,u shkolluan . Punuan në fabrika ,në fshatra,,në shkolla ,në shëndetësi e arsim në sporte ,kudo luftonin për tu kulturuar kundër injorancës feudoborgjeze që donin ta mbanin gruan dhe vajzat shqiptare në errësirë dhe injorancë dhe prapambetje.
Gratë në socializëm ishin të forta ,të guximshme ,pse ato kishin partin e pushtetin në krah ,jo si sot që shitet me lek si raklamë prostitute ,që shfrytëzohet barbarisht si skllave ,që robërohet si kafshë barre ,kur ajo është e barabart në shoqëri me burrat ,këtë duhet ta dijë Afërdita me shoqet e saja,prandaj të mallkoi veten që luftoi lefgjendarin e pa harruar burrin e madhë të kombit E.Hoxhën .
Sot jeta e grave e vajzave është vuajtje ,shfrytëzim ,trafikim ,grabitje .vrasje ,drogë është një VARR i hapur për së gjalli !.
Prandaj edhe ky postulat i E.Hoxhës nuk duhet harruar ,ai e donte lumturinë morale të gruas shqiptare e ngriti atë në pejdestal .
Sot a’ e kupton kjo Afërdita Havari se ka vrarë veten , pas 27 vjetësh Afërdita me shoqet e saja në moshën 70 vjeçare të plakur dhe të dërrmuara kan përfunduar në mjerim në koshin e plehrave të historisë për veprën e turpëshme që kan kryer ,të ardhjas së klasës më kriminale në histori ,që dogji e poqi vendin më ashpër se pushtuesi huaj, Sot Afërdita me një pension qesharak, që nuk i dalin as për ilaçe jeton për një cop buk !.
Rrëzimi i shtatores ka qenë vetëvrasje ,turpi më i zi ,dhe krimi më i shëmtuar i historisë shqiptare.
Heroi i popullit Ever Hoxha nuk rrëzohet me statuja bronxi ,por ai si një nga burrat e mëdhej të kombit shqipëtar rron i pa harruar në ndërgjegjen e të gjithë shqiptarve të ndershëm.
Prandaj Enver Hoxha si shqipëtar i madhë i kushtoi rëndësi çlirimit të gruas shqiptare ,nga vargonjt e robrimit bejlerve e pashallarve ,bajrektarve e zagarve. . Po nënvizojmë një postulatë me vlera konstante të mëdha aktuale :
Vetëm PPSH ,dhe Enver Hoxha i mbështeti dhe i çliroi gruan ,motrat dhe vajzat shqiptare nga kthetrat e zhfrytëzimit shekullor feudalo – borgjez. Gratë u çliruan përgjithmon nga skllavria dhe errësira mesjtare ,tok me burrat i vunë gjoksin punës ,shkollës ,familjes, për ndërtimin e jetës së re të begatshme .
Me vendosmërinë e E.Hoxhës lidhet përparimi i gruas shqiptare si nënë ,si ushtare ,si luftëtare ,si edukatore .si shtëpiake ,si nënpunëse së aktiviste ,si veprimtare heroike e popullit në ndërtimin e vendit ,por edhe si sportiste të talentuara ,ushtare dhe kuadre .
Prandaj për herë të parë në histori të shqipërisë gratë u integruan ,u kualifikuan ,u shkolluan . Punuan në fabrika ,në fshatra,,në shkolla ,në shëndetësi e arsim në sporte ,kudo luftonin për tu kulturuar kundër injorancës feudoborgjeze që donin ta mbanin gruan dhe vajzat shqiptare në errësirë dhe injorancë dhe prapambetje.
Gratë në socializëm ishin të forta ,të guximshme ,pse ato kishin partin e pushtetin në krah ,jo si sot që shitet me lek si raklamë prostitute ,që shfrytëzohet barbarisht si skllave ,që robërohet si kafshë barre ,kur ajo është e barabart në shoqëri me burrat ,këtë duhet ta dijë Afërdita me shoqet e saja,prandaj të mallkoi veten që luftoi lefgjendarin e pa harruar burrin e madhë të kombit E.Hoxhën .
Sot jeta e grave e vajzave është vuajtje ,shfrytëzim ,trafikim ,grabitje .vrasje ,drogë është një VARR i hapur për së gjalli !.
Prandaj edhe ky postulat i E.Hoxhës nuk duhet harruar ,ai e donte lumturinë morale të gruas shqiptare e ngriti atë në pejdestal .
Dhe megjitheketo sakrifica na sollet nji demokraci qe duhet vene minat.Demokraci qe nuk i sherben popullit por luksit te politikanit,qeveritarit dhe i forti te ligut.Si nuk ju vjen turp qe rrahni cicat,jo gjoksin per guximin qe tregoheni me rrezultat zero demokratik ne sherbim te popullit.
Ajo ishte nje kohe e lavdishme, u permbys nje epoke diktatoriale nga me te egrat ne bote. I takon gjthshka popullit te Tiranes.Orteku i Tiranes mori gjithe Shqiperine.Per fat te keq, dolen ne krye te Levizjes Demokratike komuniste te qelbur, njerez pa shkolle dhe ngaterrestare, ekstremiste dhe anarshiste qe e lane shoqerine te rreshqiste ne llumin e antishtetit.Gjoja per te ndertuar nje shtet demokratik, Shqiperia u la pa shtet fare.Ne nje gjendje te tille llumi i shoqerise vershoi ne rruge duke vjedhur, perdhunuar, rrahur, gjobitur.Diktatura e shtetit u zevendesua me diktaturen e rruges.Gradualisht antishteti u organizua dhe pushtoi administraten dhe politiken.Me kete makth shoqeria perpelitet edhe sot.Te shpresojme per mire.
O znj. Aferdita ! Po te kishit nder dhe moral, parime dhe ideale, si ti ashtu edhe ato 15 apo 15 mije nenat e tjera shqiptare do te kishit kundershtuar te gjitha qendrimet e turpshme dhe veprat kriminale te banditit Sali Berisha, regjimin e te cilit bota perendimore e percaktoi si ” regjim gangsteresh “. Mirepo, per ty dhe disa te tjera si ju, mjafton te jeni ” derra te kenaqur ” pasi ju nuk kini as parime as ideale. Ku i kini femijet tuaj sot ju 15 ” nenat heroike ” ? Ne bote duke u marre me prostitucion, duke bere punet me te rendomta, megjithese te shkolluar ne universitet me parate e popullit shqiptar ? Ku e kini rinine e sotme ? Neper klube nate, strib clubs, te droguar, te korruptuar, te papune, me sida, jo pak analfabete ? Regjimi ” komunist ” do te binte edhe pa cjerrjet e femijeve tuaj qe kerkonin ” liri seksuale “, edhe pa perrallat e tua te sotme, por merre mundimin dhe krahasoje moralin dhe pastertine e femijeve te tu dhe te atyre 15 ” nenave trimeresha ” me moralin e rinise se sotme te droguar dhe pa kurrfare idealesh. Per kete ndihesh krenare ti ?
Me Lexoni sa me falni;ish mesues 82 vjecar shkruan.
E nderuara mesuese z.nj.Aferdita Havari. Sido te jesh, keni folur si duhet folur.Tjeter gje se c’duhej bere dhe s’u be,nga ju apo ne, ideal sa atdhetarizem.
E lexova me vemendie(tej oqeanit jam e prere bileten drejt atdheut), artiikullin sa komentet dhe te them te drejtem, jam kenaqur se; per here te pare ne to.flitet hapur.nuk ka asnje hipokrizi mendoj une,sot kaluar te 82 vite jete, qe fatkeqesisht ato veprime te atyre diteve nuk i kuptova drejt dhe me dukeshin Loje.Po e keqia ishte, se krye kesaj loje,ishte Ai, qe na drejonte pas ndarjes nga jeta, si duhej ndare tere dinjitet, i pashoqi po i TRETI i VETETI i historise se Popullit tone Enver Hoxha. Pa tjeter, pas Herroit kombetar Gjergj Kastrioti Skendebe dhe i madhi i Pavaresise Kombetare, Ismail Qemali.Pra ishte i TRETI i VERTETI udheheqes(si flet sot shumica e shqiptarev.sa opinioni nxjerre bota me sondazhet bere),sa po shoh,po ndergjgjesohet cdo dite e me tej,cdo shqiptar,per bemat jo si enderuar,e pas 90te,qe duhesh te beheshin ndyshime, si po bente bota,po jo si u bene,qe sot,na vjen turp;.te paret ishim ne vitet; “Populli ne fuqi”,mbetem te paret,per KEQ, ne PSEDODEMOKRACI me cpo perjetojme sot 27 vjet..
Me gezon fakti se po na vine mente,.RINIA ta thote fjalen e saj,sa te marre mendien e “PLEQERISE” se vertete atdhetare..sa qortimeve te BOTES perparimtare.
Per sot,faleminderit dhe nje here komentuesve, me “fterin”si gjithnje pse jo dhe”MH”me dy rrjeshta koment ,si gjithnje pake e sakte.
Qofte viti i mrodhesise,ky 550 vjetorit te “Heroit tone Kombetar” Gjergj Kastriot Skenderbe e kete popull e sjellte ne VETE. ..
Te beje ate qe nuk e bene vitet, genjyer nje popull te tere. Ndoshta ky votimi i fundit, ka thene FILIMIN e MBRODHESISE” ta mbeshtesim.
Po jo me servilizma si disa,qe mshehin gabimet e bera qe nuk duhet bere.
O Velleer e morta,O bij e bija,ish NXENESE e ish NXENES nje ish mesues mes jush sot 82 vjecar, ju shkruan me, ATDHETARIZMIN-Ballor..
V.O Mundesiht ma botoni jo si koment po shkrim te vecante(form LETRE), ju zoterin te gazetss sone “DITA”.
Me konsiderate “Pasues Veterani”
Toronto22-02-2018 Guri Naimit D.
kjo është nëna ime!