Më mirë të mos e trajtojmë si një mashtrim zvarritjen dhe mashtrimin që i është bërë dhjetra të moshuarve çam të genocidit në vitin 2009, nëpërmjet nismës fantazëm të zotit Idrizi për të çuar në Hagë nëpërmjet avokatëve anglezë dëshmitë e tyre, megjithëse i tillë duket.
Është padyshim një parodi, madje-madje nëse shikon trajektoren politike të njeriut që i doli për zot kësaj nisme, është një rezultat i pritshëm logjik. Nisma për të çuar në Hagë një dosje me krime dhe genocid ndaj popullsisë çame është një sipërrmarje që kërkon një bërthamë të fortë aktorësh të ndërgjegjshëm dhe intelektualisht të aftë. Bëhet fjalë për një “lojë të rëndë” e cila më së paku kërkon sjellje korrekte dhe vendosmëri të pakushtëzuar dhe një përfaqësim solid e inteligjent në vendin amë të këtij komuniteti , për të krijuar shtratin e nevojshëm që do mbajë mbi supe një nismë kaq ambicioze.
Duke patur të qartë parametrat që duhet të zotërojnë ata që marrin përsipër nisma të tilla atehërë është e thjeshtë të bëhet krahasimi i individëve apo nismëtarëve me këta parametra (për të krijuar një ide mbi propabilitetin e rezultatit që mund të marrim).
“Flamurtari” i kësaj nisme që është shumë e rëndësishme për komunitetin çam, por që ka mbetur një premtim me të cilin është bërë shou kaq shumë vite me rradhë është vetë zoti Shpëtim Idrizi. Nuk është çudi që pas këtij shkrimi, z.Idrizi ti sjellë prapë për ti shëtitur para kamerave, avokatët e 2009-s apo avokatë të tjerë. Por rezultati është ky që është: asnjë nismë e asnjë proces nuk ka filluar, megjithëse një grup të moshuarish u telendisën duke u marrë në një sallë në Vlorë në 2009 për tu përgatitur si “dëshmitarë” të procesit të madh që nuk duket askund.
Në fakt, komuniteti çam, ndoshta nuk ka nevojë edhe për këto prova të reja sepse ka arritur tashmë në një konkluzion që do materializohet me siguri në zgjedhjet e qershorit: Shpëtim Idrizi është krejt aksidental në atë pozicion politik që është sot. Zanafilla e karrierës dhe kalimit të z.Idrizi në krye të partisë që si rregull duhet të mbrojë interesat e çamëve është sinjali i parë negativ. I mandatuar deputet me votat e socialistëve në Vlorë, Shpëtim Idrizi duke shfrytëzuar dhe përplasjet në vitin 2009 mes radhëve të partisë së çamëve bindi deputetin e PDI-së Dashamir Tahiri për të nxjerrë jashtë loje partinë e tij dhe për të marrë në dorë frenat e partisë së sotme.
Ish-kryetari Tahir Muhedini mbeti thjesht kryetar i një partie pasi realisht njerëzit që kishin mandate përfaqësimi në parlament Idrizi-Tahiri, transferuan qendrën e pushtetit në atë që fillimisht u quajt PDU.
Shpëtim Idrizi u zgjodh kryetar i kësaj partie, ndonëse votat dhe mandatin e kishte të transplantuar, por ishte e qartë se në kontekstin politik të vitit 2009, kalimi i tij në formë “kloni” ishte një nismë e mbështetur me kujdes nga ata që ishin të interesuar për të futur “nën sqetull” çamët: Idrizi erdhi me vota të socialistëve për të përfaqësuar çamët si konjukturë e pastër e demokratëve! Që në momentet e para partia e çamëve u vetëklasifikua si një zgjatim i PD-së dhe si një mashë në betejën politike PD-PS.
Duhet pranuar se është një çmim shumë i rëndë për komunitetin çam, i cili e pa veten të rreshtuar në vasalitet politik në kushtet kur votat e sigurta që prodhon ky komunitet janë mëse të mjaftueshme për të prodhuar pozita dinjitoze pa patur nevojë të jenë “në sqetull”. Parodia vazhdoi dhe kulmoi me qëndrimin institucional të zotit Idrizi. Pasi nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit si koalicion me Berishën, njeriu i transfuzuar me votat e majta në koalicionin e djathtë, njeriu “i zgjedhur” që të mbronte interesat e popullsisë çame, në lëvizjet e para për të marrë pushtet rendi pas drejtorive “me para” por pa lidhje me çështjen çame.
Paralelisht vijon propoganda, të moshuarve çamë i premtohet dërgimi i dosjes në Hagë. Zoti Idrizi shumë mirë mund të kishte kërkuar institucionin e Avokatit të Shtetit, ose përfaqësimin në nivel diplomatik në Uashington apo në Strasburg dhe korridori për trajtimin ndërkombëtar të çështjes çame do ishte më i konsoliduar. Nga pozitat e vasalit në koalicionin e djathtë, si i katapultuar me vota të majta, kaq i kanë dhënë, sepse e dinin se nuk kishte as kartën e moralit dhe as përfaqësimin në terren për të kërkuar më shumë.
Është një skemë e mirënjohur dhe e përdorur kahera nga partneri i tij politik, Sali Berisha, të mirëpret si vasal dhe si kockëlëpirës, por nuk të hap rrugë si faktor serioz politik nëse i vetëofrohesh si “qelizë e çmendur”. Përtej trajektores se si u katapultua Idrizi në krye të çamëve, një tjetër sinjal negativ është vetë trajektorja jetësore e tij. Sepse edhe përpara se tu linte “targën” socialistëve e të merrte drejtorinë e targave të demokratëve, në radhët e të majtëve nuk hyri si një i majtë por si një konjukturë biznesi: një “socialist” aksidental, i fokusuar në vjeljen e mundësive që të ofronte dogana bujare e kohëve të Nanos. Nuk e nisi pra, as si çam, as si socialist e as si demokrat: e nisi si një pragmatist që mendjen dhe sytë e kishte te konteinerët që prisnin në radhë të gjata në doganat shqiptare.
SAHERE DO EKSPLOROJ KY CAM TRADHETARI. TI ZOTI SHPETIM I KE DHENE PROVAT PER TRADHETI PASI TRADHETOVE NJE HERE P.SOCIALISTE. ME GJTH KARAKTERI TEND TE DOBET NUK JAM DAKORT ME DEKLARAT E KRITOS (GREKUT) POPULLI CAM MERITON ME TE MIREN POR JO NE SAJ TE TRADHETARIT SHPETIM SE PRAP EDHE ATA DO TI TRADHETOJ SE ESHTE MESUAR TASHME.
Me falni,por keni gabuar adrese,une nuk bej pjese ne keto dy parti pd-ps,jam promotor ne çeshtjen çame dhe do te impenjohem me politike ne çameri,kur te shkojme !Partia ime eshte çameria dhe kush kontribuon per kete çeshtje !Ju uroj fushate te ndershme per inetresat Tuaja !
ME POZICIONET POLITIKE QE MER SHPETIM IDRIZI JO VETEM QE NUK I SHERBEN CESHTJES CAME POR E FUT ATE NE TUNELE QE NE FUND TE TYRE NUK KA DRITE SHPRESE.TE MOS HAROJ ZOTERIA SE NE ZGJIDHJEN E KETIJ PROBLEMI EKZISTON EDHE PALA TJETER,E CILA NUK BEN SEHIR POR VEPRON PER INTERESIN E SAJ.POMPOZITETI I SHPETIM IDRIZIT NUK TE SHPIE NE RRUGEN E DUHUT.ZVARITJA E MIRATIMIT TE REZOLUTES KA NJE DOMETHENIE .
po kur IDRIZI e pa qe s zuri ndonje vende te mire me P.soci iku nga PDIU nuk e di se si e pranuan ata ca merita pati
per mua ai bene vetem pazare lufton per ndonje kock
O CAM zhdukeni kete karafil
gjeni djem e vajza CAME te zote se eshte momenti me i mire per ju
lereni kete BYTHPAMBUKUN qe kercen njeher majtas e njeher djathtas
pastaj ky nuk eshte puro CAM