Pandeli Majko ishte vetëm 30 vjeç kur si kryeministër i Shqipërisë iu desh të menaxhonte një nga situatat më të vështira që përballej Shqipëria, të mbështeste luftën e Kosovës, por edhe pritjen e qindra mijëra shqiptarë të dëbuar nga makineria e Miloseviçit. 15 vjet më pas, ish-kryeministri tregon përplasjet me Shkupin zyrtar që i bllokoi në kufi shqiptarët, por edhe me disa kancelari europiane që kërkoni të ndalonin bombardimet mbi Serbi
Si e kujtoni ditën kur ju e morët vesh që shqiptarët e Kosovës po dëboheshin nga makineria serbe si hakmarrje kundër bombardimeve të NATO-s?
Ishim me ish-presidentin Mejdani në Kukës, pasi ishin dhënë disa sinjale për largimin e popullsisë pranë kufirit dhe jemi takuar me një grup refugjatësh, rreth 30-40 veta, kur jemi kthyer, diku nga mesi i rrugës, na marrin në telefon dhe aty kuptoj që vetëm gjatë orëve që ne ishim shkëputur kishin kaluar kufirin 35 mijë vetat e parë.
Ishte moment i vështirë për ta menaxhuar Shqipëria, e cila kishte problemet e saj që kishin ndodhur në vitin 1997 dhe ’98 dhe një situatë jo të favorshme politike në Tiranë?
Do ta menaxhonim, ishte një histori ose do të dështonim ne ose ata, na mbajtën nervat ne dhe fituam.
Të gjithë e kujtojmë edhe pas kaq vitesh deklaratën tuaj në momentin që shumë prej shqiptarëve të Kosovës u bllokuan në kufi me Maqedoninë. Ju keni thënë se Shqipëria do t’i presë të gjithë shqiptarët e Kosovës. Ka qenë edhe një përgjigje për qeverinë e Shkupit të asaj kohe.
Kjo ishte në publik, ndërsa në rrugë zyrtare i dërgova maqedonasve mesazhin se nëse do të vazhdonin t’i bllokonin, atëherë ne do të dilnim me deklaratë publike ku do t’i bënim thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të dilnin në mbrojtje të vëllezërve të tyre, që më pas ata do të merrnin përsipër situatën që do të krijohej.
Si e menaxhoi Shqipëria gjithë këtë krizë, e cila nuk ishte e pakët?
Ka momente për kombet e vegjël kur historia nga e ngurtë bëhet e lëngshme dhe në atë moment kjo ndodhi te ne. Filluam t’i kuptojmë të gjitha gjërat që kishin ndodhur dhe nuk kishin ndodhur me ne. Jemi bërë bartës të të gjitha tematikave të metave, pozitivitetit mërive e të tjera. Mendoj që në atë moment pati një reflektim jo vetëm të politikës, por të gjithë shoqërisë shqiptare. Është e paktë të thuash se ne kaluam nivelin e fjalës ‘mrekulli’. Dëgjova shpesh sot që flitej për një shifër 500 mijë, por në terma realë në Shqipëri kanë qëndruar mbi 700 mijë shtetas të Kosovës. Kur ky numër po shkonte në 800 mijë, ne bëmë deklaratën që Shqipëria është e gatshme edhe për 1 milion. Nuk mund ta bënim këtë 1 milionëshin duke pasur 500 mijë, pastaj ka edhe dokumente të tjera, sidomos të momentit militar, i kontrolluar nga NATO dhe Pentagoni. Në Shqipëri, për një periudhë disa javore, u shtua popullsia në masën 1 të tretat, çdo vend do ta kalonte në kolaps si teori ekonomike. Jo vetëm gjatë periudhës së krizës, por deri në fund të saj çmimet u mallrave ushqimore, jo vetëm që nuk patën rritje, por si rezultat i menaxhimit të tregut pati ulje.
Cila ka qenë dita më e vështirë e atyre javëve shumë të ngarkuara për Pandeli Majkon si kryeministër, e kujtoni?
Nuk ka qenë nata e parë, por një tjetër moment kur pati një luhatje për të bërë një ndalim bombardimesh. Pasi një pjesë evropianëve të cilët thoshin të ndalojmë bombardimet dhe të fillojmë negociatat sepse ka një reflektim nga Milosevici, i cili kërkonte negociata, me një plan të vetin. Ai mendonte se pasi kishte larguar popullsinë të fillonte negociatat, të ndalonin bombardimet dhe e dinte se ato nuk do të fillonin më, sepse do të gjente një vend anëtar të NATO-s, që me votën kundër, ta bllokonte këtë gjë. Bombardimi në këtë rast nuk ishte marrë me votim, por në heshtje, besoj që nuk ka për të ardhur më në historinë e NATO-s, për një luftë e cila u cilësua si më e rëndësishmja pas Luftës së Dytë Botërore.
Dhe cilin debat kujtoni ju, si kryeministër i asaj kohe, me ndonjë zyrtar?
Ende nuk mund ta them. Ka pasur një debat të ashpër. Duke u ndihmuar pak edhe nga mosha, e cila më jepte ndihmë për t’u treguar pak ‘naiv’ edhe diku i drejtpërdrejtë, isha i ashpër për të mos pranuar asnjë logjikë që do ta çonte në rrënim total kombin shqiptar.
Si e përjeton Pandeli Majko kur e prezantojnë si ‘kryeministri i luftës’?
Po e them në formën e ankthin që unë kisha. Nga periudha e Skënderbeut nuk është pranuar ndonjë politikan i suksesshëm, për disa arsye edhe për rrethana fatale. Mendoja që unë isha shumë afër dhe realisht isha afër një tradhtari që do të turpëroja veten, por edhe çfarë do të lija pas. Vija nga një familje që këto probleme diskutoheshin me goxha shqetësim. Kur e shoh nga ky kontekst i asaj që ka kaluar them se falë edhe energjive mistike, ndonjëherë, që ka kombi shqiptar unë jam këtu sot, në rast të kundërt nuk do të kisha vend, nëse do t’i kisha lënë njerëzit të shpërndaheshin nëpër botë dhe kombi shqiptar të kthehej në një komb refugjatësh.
Ju patët fatin, si kryeministri i parë i Shqipërisë, ta vizitonit Prishtinën pak më shumë se 85 vjetësh. Ishte një vizitë private, shfrytëzuat një fejesë të vëllait tuaj në vitin 1999, por ndodhi vetëm pak javë pas çlirimit të Kosovës, dhe nuk është diçka e vogël.
Miqtë më thoshin, t’i po shkon për vizitë, por këtë punën e fejesës e ke kot. Më kishin thënë në telefon se i kisha thënë vëllait të gjente një vajzë nga Kosova që unë të shkoja atje, por kur flet me miq janë të mirëkuptueshme edhe shakatë. Nëse do të kisha tentuar të kaloja në kufi me makinë do të kisha probleme, por ma zgjidhën britanikët të cilët më siguruan një helikopter. Kur ka filluar lufta nuk kisha një perceptim të qartë mbi rolin e britanikëve, ata u treguan të jashtëzakonshëm.
Sot pas 15 vitesh, Majko është një nga politikanët që e viziton më shpesh Kosovën, por si e shikon këtë bashkimin e shqiptarëve sot kur dy qeveritë janë angazhuar për t’i bashkuar në të gjitha drejtimet?
E kam pak shqetësim dhe e kam shprehur edhe sot dhe them se e kemi në kokë ende kufirin e Jugosllavisë. Elitat funksionojnë ende të ndara pasi kanë bërë jetë të ndryshme universitare në një kohë që janë në konflikt me një gjeneratë të re që nuk duan të pyesin për mënyrën e sjelljes së tyre. Ne duhet të fillojmë dhe të mendojmë në mënyrë të re, duke u nisur që nga vetja. Ne filluam të njihnim detaje të Kosovës kur filloi lëvizja e studentëve në Kosovë në vitin 1981. Në atë kohë kam qenë në gjimnaz dhe na kanë shtuar fletë në librin e Gjeografisë, për të mësuar se çfarë ishte Kosova dhe unë ne kemi diskutuar me njëri tjetrin të habitur për praninë e shqiptarëve atje.
Po shkruani apo do të shkruani kujtime për Kosovën sepse është një histori që duhet dokumentuar pasi ka edhe shumë të pathëna, apo jo?
Jo, akoma nuk jam në atë moshë që të filloj një reflektim të plot. Mund të them që ka disa momente të cilat ta bëjnë të qartë, për shembull 15 vite nuk janë pak nga një distancë e caktuar. E gjithë historia për çdo gjeneratë është përkrijimi i problemeve të kohës tënde në një moment të caktuar. Neve na ka rënë një pjesë shumë e rëndësishme, por edhe shumë dramatike , për të cilën, ende pa kaluar 100 vite, arritëm ta ndryshojmë mënyrën e prodhimit të kohës. Por vetëm tani ne mund ta përfytyrojmë se çfarë drame kanë përjetuar politikanët në vitet 1912, 1913 dhe 1914-ën, të cilët u detyruan të pranojnë një fakt të ndarjes së kombit në copa, që në thelb përbën tragjedinë tonë. Ky lloj globalizmi që po vjen është bota që shqiptarët jetojnë brenda vetes tyre, multikultura, mënyra e të parit të jetës. Evropa është një shtëpi sidomos e bërë për ne. Jam i bindur që pas 15 vitesh do të flasim për shqiptarë të suksesshëm në Evropë. /TCH
Si ka mundesi qe nuk ia dha njeri fjalen ketij ne Kukes?
Kur Majko ben patriotin te vjen per vjelle
Ky Majko kishte per detyre nga Greqia qe te mos lejonte bashkimin e Kosoves me Shqiperine , dhe ky duhej qe vetem te mos bente kerkesen per bashkim me Kosoven
Kaq ishte detyra e tij nga Greqia _-Dmth te vonohej ne kohe kjo kerkese , sepse po te behej ne ate kohe , kerkesa per bashkim me Kosoven te gjitha fuqite e medha nuk thoshin dot jo, per shkak te krimeve te perbindeshme qe kish bere Serbia ne Kosove ….
dhe ne kete menyre Serbia ishte e diskreittuar e nuk mund te kundershtonte dot as ajo dhe as perkrahesit e saj …….
Ndersa me kalimin e kohes Serbia dhe perkrahesit e saj do e emrnin veten dhe kerkesa per bashkim nuk mund te realizohej me
Ndaj ky Majko ka bere demin me te madh duke na djegur kohen e pershtateshme epr bashkim ……
Atehere kur Majko ishte kryeminister i erdhi edhe nje kongresmen amerikan dhe i tha :…Perse nuk e kerkon ti Kosoven?
Majko spiuni i tha :…Po ja komuniteti nderkombetar eshte kunder bashkimit me Kosoven…
I tha ai kongresmenei :…Duhet ta kerkosh ti i pari Bashkimin dhe ne pastaj do vijme pas teje te te mbeshtesim, se nuk mudnt a kerkojme ne te paret….
Majko e la ne heshtje …..nuk foli ———–Ju e mburni kete palaco sikur varej nga ky mikpritja per kosovaret
Mikpritjen e ben gjithe shqitparet, shto pastaj qe gjithe bota perenbdimore i solli ndihma Shqiperise per te pritur kosovaret
Kshetu qe mikpritja nuk ka lidhje me Majkon fare
Me Majkon ka lidhje vetem :Humbja e momentit qe ai i beri Bashkimit tone me Kosoven,
qe sic duket ja kishin kerkuar greket .
..Ndaj edhe greket i ksihin dhene Majkos 2 milion dollare ne Bankat greke te Qipros, sic e akuzoi edhe Ilir Gjoni, minister i tij i Rendit ne ate kohe, per kete korupsion te Majko spiunit
Je njeri mbi te gjitha…Respekt
Epo pike e zeze thone grate nga anet tona: Majko e paska mesuar se ka shqiptare ne Kosove ne 1981? Po ku je rritur o kryeminister? Ne mes te Tiranes ku ka edhe shqiptare te Kosoves te ardhur qe ne vitet 30? Po per te lexuar pse nuk je kujtuar ne “vitet e femijerise” o gjermani i Gjinokastres?Ka pasur libra, romane qe kane patur ne teme Kosoven.Delirant.
Kosovaret kane bere qytetar nderi te gjithe halete e shqiperise dhe majkon akoma se kane nderuar! BUKSHKALE JAZEK
@@@ Ne ushtarakët i njohim mirë “firifiut ” e majkos!? Nuk éshtë vendi këtu të kujtoj plot histori që kanë të bëjné me temën “firifiu” ndoshta edhe sepse bindjet e mija majtiste ushtrojnë një farë frenimi. Por për një gje nuk jam absolutisht dakord? Nuk e menaxhoi krizën e refugjatëve majkogjinua!? E menaxhoi populli shqiptar që hapi dyert dhe dritaret për të pritur shqiptarët hallexhinj te kosovës! Populli shqipar ishte “valvula e shkarkimit” të asaj vale goditëse që do të rrezonte cdo qeveri në botë!? Majkua të rritet njëherë pastaj të shohim në do ta bëjmë dhëndërr? Ka pasur moshën e gjinos atëhere….??? Nderime populli dyerhapës shqiptar përballuesi fisnik dhe bujar i krizës së refugjatëve shqiptarë përtej kufirit administrativ! Bie në gjunjë para bujarisë tënde proverbiale!