Pasoja nga reshjet e dendura të shiut dhe të dëborës janë të mëdha.
Shtëpitë në Lushnje e Fier janë ‘nën pushtetin’ e baltës, e ndërsa dhjetëra hektarë tokë bujqësore janë nën ujë.
Ndërkohë, në qarkun e Korçës, dëbora në dardhë ka shkuar në 70 cm, ndërsa në Voskopojë 30 cm.
Si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur të izoluar, për shkak se infrastruktura është e vështirë dhe e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen.
Disa fshatra të tjerë, kanë mbetur pa energji elektrike në këtë qark.
Lajmi i mirë është se ka rënë niveli i Vjosës ka rënë në 6.3, teksa 1 ditë më parë kishte arritur pikën kritike në 7.3.
Vlora ka qenë qarku më i prekur nga përmbytjet ku Vjosa doli nga shtati duke përmbytur 7 banesa, ndërsa u evakuuan 30 familje.
Mbrojtja Civile ka dhënë detaje për situatën në qarkun e Lezhës. Dita e sitme paraqitet më e qetë, ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme janë ndërprerë reshjet e shiut.
Mësohet se niveli i ujërave në shtretërit e lumenjve dhe sistemin kullues është në kuota normale.
Ndërkohë, në kënetën e Kakarriqit, Njësia Administrative Balldre ka rreth 100 ha tokë depresive me prezencë të ujit, por në rënie.
j.l./ dita