Ai është quajtur ndryshe Njeriu Merimangë në jetën reale. Qëndron në lartësi qindra metra, duke u mbajtur vetëm me duar, ndërsa rrëshqitja apo pakujdesia më e vogël do ta çonin drejt vdekjes së sigurt. Mustang Wanted është një djalosh ukrainas, që ka braktisur punën në një studio ligjore, për të ndjekur pasionin e tij për lartësitë urbane me moton “Frika nuk ekziston”.
Ai i fotografon sfidat e tij, të cilat më pas bëjnë xhiron e botës, duke e shtuar përditë numrin e atyre që adhurojnë guximin e aventurat e çmendura.
“Ndonjëherë mendoj se jam robot, sepse nuk ndiej asgjë. Vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund të na ndodhë. Të gjithë vdesin, por jo të gjithë bëjnë jetën që duan. Nëse keni frikë nga gjithçka, atëherë shkoni jetoni në një laborator steril”, thotë ai.