Të ardhurat në buxhetin e shtetit edhe gjatë muajit dhjetor vijuan të njëjtën ecuri mosrealizimi. Në mbyllje të vitit mungojnë rreth 4.5 miliardë lekë krahasuar me me aktin e fundit normativ të nxjerrë nga qeveria. Mosrealizimi i të ardhurave për gjatë vitit që lamë pas ka vënë në vëshirësi buxhetin, ndonëse në krahasim me një vit më parë janë vjelë më tepër të ardhura. Sipas të dhënave paraprake nga Ministria e Financave, të ardhurat në buxhet rezultojnë rreth 328.2 miliardë lekë, nga 332.7 miliardë lekë që është planifikimi për të gjithë vitin. Të ardhurat tatimore, dhe kryesisht ato të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, tatimi mbi fitimin dhe taksa e akcizës, kanë sjellë edhe boshllëkun më të ndjeshëm në buxhet.
Ndërkohë, shpenzimet arritën në vlerën 372.3 miliardë lekë, gjë që solli një deficit buxhetor në mbi 44 miliardë lekë. Performanca jo e mirë në realizimin e të ardhurave dhe nevoja për të mbajtur nën kontroll deficitin, e kanë detyruar Ministrinë e Financave të tkurrë shpenzimet, çka ka ndikuar direkt në uljen e investimeve. Gjatë muajit dhjetor, Kuvendi miratoi aktin normativ për disa ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2012. Ndyshimi konsistoi në uljen e të ardhurave me 6.6 miliardë lekë, çka ndikoi dhe në rritjen e nivelit të borxhit publik.
Ndërsa kryeministri demokrat në mbledhjen e djeshme deklaroi se gjatë 3-mujorit të tretë të vitit të kaluar rritja ekonomike e Shqipërisë ka qënë 2.7 përqind.
Duke folur në mbledhjen e qeverisë, kryeministri Berisha e ka cilësuar rritjen ekonomike të vendit një sukses te vërtetë, fal reformave dhe politikave ekonomike te ndjekura.
“Në këto vite të krizës vendi pari qëndrueshmëri ekonomike. Shqipëria renditet e katërta në botë për shndërrimin e rritjes në mirëqenie për qytetarët. Nuk mund të ketë tregues më të thellë qendrueshmërie në kuptimin më absolut të fjalës sesa aftësia, suksesi i shndërrimit të rritjes në mirëqenie. Kjo dëshmon më mirë se çdo gjë tjetër për të gjitha reformat, politikat dhe suksesin e tyre. Atë pasuri që krijohet ta shndërrosh në rroga, pensione, rrugë, infrastrukturë” tha Berisha. Deklaratë kjo e ardhur në një moment kur të gjithë institucionet dhe vetë kreu I financave e kundërshton atë.
BB: Në 2012 Shqipëria rritje prej 0.8%
Në të njëjtën ditë më reagimin e kryeministrit shqiptar vjen dhe reagimi I Bankës Botërore që jep një shifër krejt tjetër të rritjes ekonomike. Banka Botërore ka publikuar një raport të ri parashikimi për ekonominë globale deri në vitin 2015. Në ndryshim nga raporti i fundit i qershorit të kaluar, parashikimet e kësaj radhe janë reduktuar ndjeshëm dhe banka fajëson dobësinë në ekonomitë e industrializuara. Banka Botërore thotë se prodhimi i brendshëm bruto botëror do të rritet me 2.4% në këtë vit kundrejt 2.3% në vitin 2012.
Në parashikimin e qershorit banka projektonte rritje me 3.0% të ekonomisë botërore. Andreë Burns, një nga autorët kryesorë të raportit tha se “parashikimi i mëparshëm për përmirësim të situatës në këtë fillim viti nuk do të ndodhë përpara gjashtëmujorit të dytë të vitit, prandaj ka reduktim të projektimit në masën e rritjes së ekonomisë”.
Në këtë raport banka paralajmëron kongresin amerikan se lufta në temën e rritjes së tavanit të borxhit është një nga risqet kryesore në ekonominë globale dhe e aftë të dëmtojë besimin e biznesit në shtetet e bashkuara, të zhvlerësojë dollarin, të zhvlerësojë bonot sovrane dhe të nervozojë tregjet financiare. Për vendet në zhvillim banka uli parashikimin nga 5.9% në raportin e mëparshëm, në 5.5%. Sipas raportit, rritja në Europë dhe Azinë Qëndore ku bën pjesë edhe Shqipëria ra ndjeshëm në vitin 2012 pas një rritjeje të fuqishme një vit më parë. Për Shqipërinë, Bullgarinë, Maqedoninë dhe Rumaninë pritet që rritja ekonomike gjatë 2012 të ketë qënë më e vogël se 1 %.
Banka Botërore thotë se rritja ekonomike për Shqipërinë gjatë 2012 pritet të ketë qënë 0,8 për qind, ndërsa parashikon që për vitin 2013 ajo të jetë 1.6 %. Ndërkohë konsumi i brendshëm, i cili ka qënë motori i rritjes në rajon, u pakësua gjatë krizës financiare. Raporti përmend Shqipërinë ndër vendet që patën një ulje të ndjeshme të konsumit të brendshëm, nivelit të kreditimit dhe të të ardhurave nga imigrantët, ndërkohë që papunësia mbetet e lartë. Të gjitha këto zhvillime shkaktuan ngadalësim në gjysmën e parë të 2012-ës, ndërsa treguesit për muajt e fundit të vitit janë të ndryshëm për vende të ndryshme të rajonit.
2. 7 argita .1.5 shkelzeni 0.8 populli