Një rrjedhje gazi ka shkatuar zjarr në një banesë në Tiranë mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur në Rrugën e Kavajës, ndërkohë që nga policia u deklarua se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar. Zjarrfikësja e mbërritur në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, kështu që zjarri ka shkatërruar vetëm njërën nga dhomat tërësisht, por është kursyer pjesa tjetër. Nuk është hera e parë që banesat përfshihen nga flakët për shkak të shpërthimit apo rrjedhjes së bombolave të gazit, të cilat në të shumtën e rasteve janë të pakolauduara dhe jashtë standardeve.