Ajo që po na ndodh me rrogat është paralajmërimi më ogurzi që gremina është fare afër. Vetëm qorrat nuk e shikojnë. Shteti ka arritur si kurrë më parë në derexhenë që nuk paguan dot rrogat e administratës. A e kuptoni çfarë po ndodh? Dhe sikur mos mjaftonte kjo, dje ka mbërritur nëpër zyrat e financave në institucione, një shkresë e cila urdhëron që të mos ketë asnjë shpenzim operativ për muajt janar dhe shkurt. Domethënë, dieta, letra, bojëra për printer, kancelarira etj, etj, zero. Rrogat e dhjetorit do jepen në fund të janarit dhe rrogat e janarit në fund të shkurtit. (me kismet). Ku janë sukseset e bujshme ekonomike? Ku është fluturimi me fshesë në b..i Sali kryeministrit? Ç’qeka ky sukses i paparë e këto krahasime me Norvegjinë e Gjermaninë? Edhe atje vallë nuk kanë para as për të paguar rrogat dhe invalidët? Ç’mendon zonja topalli për këto “suksese”? Po Presidenti? Apo ata e kanë rrogën e lartë dhe nuk kanë nevojë të presin për qindarkat që numërojmë ne të tjerët.
SMS në DITA në 0689073730
Turp….! Ja c’far ndodhi sot paradite ne qytetin tim Rreshen….Isha me disa miq ne kafe kur perballe xhamave shikojme nje situate te rende, disi te harruar, por te ri aktivizuar kohet e fundit….Nje grup te rinjsh ne qender te qytetit “mprehin shpatat” dhe nisin luften. Tension i madh ne qender te qytetit qe shkon totalisht ne sensin e kundert me ate cfar mundohet te ofroje Bashkia me suvatime pallatesh dhe lulishte te shumta…..Pas karriges time ndodhej nje polic, i cili nen veshtrimet e shumta te qytetareve, por edhe nga presioni qe bera une, ngrihet ne kembe dhe del ne “fushbeteje”. Per fat situata u qetesua (per momentin) pa ndonje pasoje te rende…Polici kthehet serish ne tavoline dhe me hedh nje veshtrim te vengert edhe pse e kisha mik prej vitesh…
Degjo Aleks me thote: “Une jam ne kafe ne pritje per te me dale rroga. Te siguroj se e pres me pa durim per te cuar thesin e miellit ne familje. Edhe kete kafe po ma paguan daja pasi nuk kam asnje lek ne xhep. Kam 24 ore ne sherbim dhe jam teresisht i pa mundur per te nderhyre….edhe se e di se eshte detyre e imja te jem polic ne cdo rrethane..(Mbaron rrefimi i policit).
O Zot Ky vend ka mbaruar dhe Kryeministri i Erles thote se ka nje defekt teknik per te “cuar miellin ne familjen e policit te shtetit”. Mesoj se nje patrulle te vetme qe ka ne Mirdite ishte nisur me apo makine ne nje fshat te thelle per te shoqeruar nje te semure mendor qe po i bente zbor familjes se tij….
Ja pra, as me shume e as me pak une thjesht tregoj keto situata te renda dhe Erla e kryeministrit me shpall armik dhe me ben bllok…..Deri kur?