Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi reagoi në rrjetet sociale mbi akuzat e Partisë Demokratike se ai ka trukuar dëshminë penale të autoritete gjermane.
Duke i cilësuar si dështakë dhe pseudo-juristë, Rroshi thotë se opozita pretendon se i bëhet “hile” autoriteteve gjermane.
“Sapo doli kllouni i rradhes ne foltoren e deshtakeve, nje pseudo-jurist me emer limonate (Ivi) dhe me akuzoi qe i kam bere truke drejtesise gjermane sepse i kam kerkuar kartele penale duke bashkuar emrin Elvis dhe Ervin.
Këta personazhe bëjnë opozite duke me konsideruar me inteligjent se gjithë sistemi i drejtësisë së vendit me te fuqishëm të kontinentit. Ju bej me dije se balta nuk me ndal për te punuar, por aman balta nuk është aspak e shëndetshme për mua qe marr çdo ditë lajme shpifëse për veten nga mëngjesi deri në darkë”, thotë Rroshi.
Jo ore jo se nuk ta ka fajin PD-ja se ti je kriminel. Leri ato lojerat me emerat se nuk pijne uje. Kerko certifikate penale me te dy emrat vec e vec dhe jo ashtu mullar sic e ke bere zotrote me te dy emrat bashke.