Qeveria është drejt finalizimit të bisedimeve për t’i dhënë me koncesion një kompanie kineze segmentin nga Ura e Vashës deri në dalje të tunelit të Murrizit, që konsiderohet më i rëndësishmi i Rrugës së Arbrit.
Ministri i Transporteve Haxhinasto ka zgjedhur të bëjë një vizitë pune në verilindje të vendit, Burrel dhe Bulqizë, ku garantoi se shumë shpejt do nënshkruhet marrëveshja konçensionare për ndërtimin e rrugës së Arbrit.
Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto gjatë inspektimit të punimeve në urën e Matit i ka kërkuar kontraktonit që të sigurojë standardin dhe cilësinë.
Gjithashtu ministri Haxhinasto ka kërkuar që të përshpejtohen punimet, në mënyrë që të respektohet afati i vendosur për përfundimin e urës më Maj 2015.
Ndalesa e radhës ishte inspektimi në tunelin e Qafë Buallit në Bulqizë, pjesë e rrugës së Arbrit. Në këtë segment është dhënë një fond prej 19 mln $. Haxhinasto njoftoi se në 30 dhjetor do të shpohet tuneli që lidh dy krahët e rrugës së Arbrit që na lidhe me rajonin fqinj.