Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ruçi: Veliaj ka vizionin për të ndryshuar Tiranën, qytetarët do ia shohin punën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajm i fundit cicerr > Ruçi: Veliaj ka vizionin për të ndryshuar Tiranën, qytetarët do ia shohin punën
Lajm i fundit cicerrLajme FlashPolitike

Ruçi: Veliaj ka vizionin për të ndryshuar Tiranën, qytetarët do ia shohin punën

redaktor
Published May 27, 2015
Share
Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Gramoz Ruci, gjate prezantimit projektit te veprave te Kantierit te Rilindjes Urbane te Qyteteve, ne hotel Sheraton. /r/n/r/nMinister of Youth and Social Welfare Erion Veliaj and lawmaker, Gramoz Ruci, during presentation project Shipyard works Cities Urban Renaissance, Sheraton hotel.
SHARE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, e ka vlerësuar emrin e Erion Veliaj si kandidaturën më të mirë për kryetar të bashkisë së Tiranës, duke theksuar se ai ka vizionin e duhur, energjinë dhe aftësinë për të bërë për më të mirën për kryeqytetin dhe qytetarët e tij.

Në intervistën e djeshme për gazetaren Eni Vasili, në News 24, Ruçi tha se ai personalisht e ka pritur shumë mirë kandidimin e Veliajt në Tiranë. “E kam pritur mirë prezencën e z.Veliaj në strukturën tonë politike dhe kandidimin e tij si kryetar bashkie. Jam i bindur se me energjinë që ka, vizionin dhe ambicien e tij, qytetarët e Tiranës do të kenë besim të plotë dhe do ia shikojnë produktin e punës që ai paraqet me programin dhe realizimin e tyre në katër vitet e ardhshme”, tha Ruçi.

Më tej ai theksoi se Veliaj me punën e tij në krye të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dha provën se ka jo vetëm ambicien, por edhe energjinë për të bërë punë të mira dhe për të thyer çdo mosbesim. “Ai mori një ministri që nuk ishte ndier ndonjëherë në 22 vjet dhe e solli në dritë me reformat që bëri aty, duke filluar nga reforma e pensioneve, nga qëndrimi i zbatueshmërisë së ligjit për ish të përndjekurit, për shtresat në nevojë, për ata që merrnin asistencë sociale, e deri te hapat që kjo Ministri hodhi për zyrat e punës, apo arsimin profesional”, deklaroi Ruçi.

Ai ka vlerësuar edhe faktin se si një njeri, vetëm me ambicien e tij personale dhe pa përkrahjen e askujt, mund të eci përpara dhe të drejtojë edhe institucione shumë të rëndësishme në vend. “Erion Veliaj është një njeri me ambicje. Këtu ku është, nuk ka ardhur as për hatër të emrit të babait apo të xhaxhait. Unë do ta merrja atë djalë si simbol të disa gjërave, do ta shikoja se si të jesh jetim dhe ta përballosh jetën me punë dhe si të jesh fukara dhe të kesh dashuri për arsimin dhe mund të shkollohesh në shkollat më të mira”, theksoi Ruçi.

redaktor May 27, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Besniku says:
    May 27, 2015 at 3:46 pm

    Eshte shume qesharake dhe duhet vene ne dukje menyra se si gramoz ruci po shtiret dhe po ben politike ! Eshte ndoshta nje vleresim qe vet Ruci e ben por nqs ky vleresim eshte me te veretet I tille neva nuk na mbete me asgje por vetem te themi se z. Ruci qe me ardhjen e kryeministrit Rama ne krye nuk I kane mbetur me asgje or vec komente dhe elozhe per kandidatet pasi ska asnje lloje pushteti !

    Reply
  • superman says:
    May 27, 2015 at 5:56 pm

    po cfar thote ky paska rrjedhur fare, ku bazohet ky se erjoni qenka kandidati i duhur, ne dy vite ne krye te ministrise e vetmja pune qe ka ber ishte te vidhte fondet per njerzit ne nevoje dhe te linet pa buke mbi 20 mije familje. dhe ti mendon se e duam kete qelbesire ne krye te tiranes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?