Gazetarja e njohur e emisionit “Shqip” është bërë nënë për herë të parë. Rudina Xhunga ka sjellë në jetë vajzën e saj, Alana. Xhunga, një ndër gazetaret më të njohura në Shqipëri, është e martuar prej një viti e diplomatin Dritan Hila. Ata që e ndjekim me vëmendje Rudinën në emisionin e saj çdo të hënë, e kanë vënë re se gazetarja e njohur ka qenë në punë deri në ditët e fundit të shtatzënisë. Por a do të bëjë pak “pushim” Rudina për t’iu përkushtuar vogëlushes që sapo ka sjellë në jetë? Këtë do ta shohim në javët në vijim.
Urimet me te bukura per ciftin dhe femijen e tyre !
E mira dhe e embela Rudina,
Te te rroje cupe e pare, tjeter here me djale.
Jete te gjate dhe shendet te mire vajzes dhe prinderve te saj.
Rudina eshte model ne profesionin e saj, por eshte nje model i persosur i atdhetares per te gjithe shqiptaret e shqiptaret.
Jetë të gjatë familjes së re dhe vajzën tuaj zoti e bekoftë me gjithë të mirat