Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Ruli kundë gay-ve: Ndahem nga PD nëse voton ndryshimet Kushtetuese
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lajmi i fundit > Ruli kundë gay-ve: Ndahem nga PD nëse voton ndryshimet Kushtetuese
Lajmi i funditPolitike

Ruli kundë gay-ve: Ndahem nga PD nëse voton ndryshimet Kushtetuese

Elton Tafaruci
Published May 26, 2016
Share
SHARE

Genc Ruli ka mbajtur një qendrim të ashpër në mbledhjen e PD sa u përket ndryshimeve Kushtetuese.  Sipas Rulit, këto janë çështje që kërkojnë një diskutim më të gjerë në shoqëri dhe që nuk lidhen me Reformën në Drejtësi.

“Pjesa më e rëndësishme për të cilën do të doja të flisja është ajo e ndryshimeve që kërkohen të bëhen në Kushtetutë mbi orientimin seksual. Ne jemi parti konservatore dhe nuk mund të votojmë ndryshime kushtetuese që shkojnë në një tjetër linjë. Që në fillim e kam ditur që me b….dhe me zor do të futemi në Europë, por jo të futemi se do shesim b….”. Unë po e them hapur se ndahem nga partia ime, nëse partia ime vendos të votoje këtë ndryshim kushtetues. Pra vota ime do të jetë kundër”­ ka thënë Ruli.

Gazeta Panorama që ka zbardhur debatet me dyer të mbyllura thotë se “për këtë çështje Ruli ka deklaruar se edhe nëse PD do të dakordësojë mbi këto ndryshime, vota e tij do të jetë kundër”.

Qëndrim të ashpër ish-­ministri i Energjetikës ka mbajtur edhe në lidhje me procesin e vetingut. Ruli kërkon që të mos jenë vetëm ndërkombëtarët ata të cilët do të kalojnë në filtër të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët, por të vlerësohen edhe ekspertët vendës. Qëndrim të njëjtë ka mbajtur edhe ishministri i Mbrojtjes, Arben Imami.

Sipas Imamit, ligjvënësit nuk duhet të tejkalojnë kompetencat e tyre duke ndryshuar preambulën e Kushtetutës, ndërsa thekson se për çështjet delikate si ajo e ndryshimeve për orientimet seksuale mund të kalojnë përmes referendumit.

Basha ka shpjeguar se opozita nuk do të jetë hermetike në propozimet e saj për Reformën në Drejtësi, por nuk do të negociojë në lidhje me arkitekturën e sistemit të Drejtësisë, duke mos lejuar kapjen politike.

Elton Tafaruci May 26, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • TJ says:
    May 26, 2016 at 9:58 am

    O Ruli! Na thuaj me pare do ta votosh Reformen ne Drejtesi apo jo?! Sigurisht qe jo! Ti je nga te paret qe do te thirresh ne organet e reja jo berishiane!

    Reply
  • normali says:
    May 26, 2016 at 10:27 am

    Eshte e vetmja çeshtje qi bie dakort me Rulin. Pak eshte shkaterruar familja deri me sot, por akoma duhet ti veme kazmen me kushtetute. Kurre ne Be me kushte qe nuk perputhen me normat zakonet, traditat e mira te prinderve tane. Nuk jemi kope delesh qe globalizohemi ne kete menyre. Keto tradita mbajne larg edhe terrorismin kombtar e nderkombtar, prandaj qe te sigurosh qetesi, duhet te garantosh celulen e pare te shtetformimit qe eshte familja e shendoshet, pastaj shkollen dhe ligjet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?