Ilir Rusmali analizon humbjen e PD-së në zgjedhje dhe fajëson Berishën për “skemën e Dushkut” e cila rezultoi disfatë elektorale për demokratët. Në një analizë për “Panoramën”, Rusmali thotë se pretendimi i kreut të dorëhequr të PD se aleatët i kanë dhënë PD-së 11 deputetë në zgjedhjet e vitit 2009 nuk qëndron.
“Në harkun e katër vjetëve bashkëqeverisje, në vigjilje të lidhjes së marrëveshjes së re të koalicionit, mund të thuhej me siguri se PD-ja nuk mund të kishte asnjë arsye apo justifikim për t’u ndier në “borxh”, apo për të pasur “frikë” se, po t’i linim PR, PDIU, LZHK, PDK, PLL jashtë formulës së Dushkut, ata mund të na dëmtonin rëndë. Analiza e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2009 tregon se këta aleatë, të cilët me aq zell i përfshimë këtë herë në listat e kandidatëve të PD-së në pozicione fituese, nuk kanë pasur kurrë ndikimin elektoral që kanë pretenduar,” shkruan Rusmali.
Ai shprehet se PD u dha gjashtë mandate aleatëve dhe mori vetëm një të tillë, në Kukës.
“Kjo është e vërteta kokëfortë e shifrave. Edhe në këto zgjedhje shifrat e “borxheve” dhe të “ndereve” janë saktësisht këto: PD u ka “dhuruar” aleatëve të Dushkut 76 345 vota, u ka bërë “nder” me 17 550 vota dhe ka hyrë në “borxh” tek ata me 4190 vota. Një hesap si ky mund ta quajë me leverdi vetëm dikush që i ka votat tepër, por jo ai që i dhimbset çdo votë e votuesve të vet, jo ai që respekton sistemin proporcional rajonal që kemi në fuqi dhe që jep e merr prej tij vetëm çfarë ai i lejon”, shkruan Rusmali.
Sipas Rusmalit, Berisha veproi si Nano me Dushkun dhe humbi.
“Historia e zgjedhjeve të mëparshme në Shqipëri ka treguar se të mëdhenjtë ia kanë parë sherrin si Dushkut të thjeshtë, ashtu dhe Megadushkut. Fatos Nano në vitin 2001 e kërkoi Dushkun për t’u bërë me çdo kusht President, por President nuk u bë dot, edhe pse kishte votat. Presidentin e zgjodhi kundërshtari i tij, Sali Berisha. Fatos Nano nisi Megadushkun për të fituar zgjedhjet e vitit 2005, por Berisha iu përgjigj me të njëjtën skemë dhe ia neutralizoi efektin. Nano humbi zgjedhjet (jo vetëm për këtë shkak). Fitorja i buzëqeshi Berishës. Në zgjedhjet e 2013-s Dushku perfekt dogji atë që e solli Dushkun si zgjidhje shpëtimtare. Berisha humbi zgjedhjet (jo vetëm për këtë shkak, edhe pse është njohur gjerësisht si një shkak i rëndësishëm). Zgjedhjet i fitoi Rama. Dushkut ia panë hairin vetëm aleatët e vegjël (të tjerët).
Prandaj duhet thënë pa mëdyshje: Dushku nuk ia vlen. Me Dushkun fitojnë gjithmonë të tjerët”.
Berisha humbi dhe ka per te humbur gjithmon, se afroj fytyra si juaja, zoti Rusmajli. Une nuk di sa i detyruar ka qene ky njeri per ti sherbyer kastes komuniste, por shqiptaret ti luten zotit qe Berisha nuk i dha me shume mundesi njerzve si ty. Te kesh gje ne dore ti te merr shpirtin. Kur ju shikoja ju ne poziten e kryetarit te komisionit te drejtesise, qe ju drejtoheshit kundershtareve tuaj pilitik si nje hiene e gateshme per ti shqyer, falenderoj zotin qe aq pate ne dore. Por po ashtu falenderoj nga zemra Berishen qe nuk te lejoj me shume pushtet, se nje bajge si puna jote te bene gjemen. Ndaj, nese ke akoma pak nder, largohu nga politika. Merru me nje pune ne profesionin tend dhe mos na gris me bythen ketej e tutje.