Qeveria më kusare e më e korruptuar ne historine e Shqiperise perdhosi qytetin e lirisë, Vlorën me atë mbledhje në shtëpinë e pavaresisë. Ishte nje shfaqje e paturpshme cinizmi dhe karshilleku despotik ndaj historisë e lavdise së pacenueshme të atij qyteti. Sali Berisha dhe qeveria e tij, qe i futi flaken Vlores ne pranveren e vitit 1997, orvaten te fitojne pike elektorale para Vaterlose që i pret ne zgjedhjet e ardhshme!
Do të shesë patriotizmin e tij ala Otranto e ala Damir Fazliç, pikërisht Berisha qe e ka kthyer Shqipërinë ne nje gjysem koloni te afendikojve te Athines dhe paramilitareve te Beogradit qe kontrollojne mbi 80 per qind te financave e bankave shqiptare!
Me fraza patriotike e gjeste te deshperuara gjoja atdhetare ai dhe klani i tij synojne te maskojne tradhetite e perseritura ndaj Shqiperise e shqiptareve!
“Les extremities se touche” thone francezet (në shqip “Ekstremet, skajet gjithnje puqen). Sa më e madhe, sa më në skaj shkon tradhetia me vepra, aq me e madhe, aq me ne skaj shkon edhe patriotizmi i shtire, atdhetaria e stisur, e sajuar për të mbuluar aktet tradhetare. Ndaj nuk thoshte kot Faik Bej Konica, “Pseudo-patriotizmi eshte streha e fundit e te gjithe maskarenjve !”
Email nga adresa: [email protected]