Një kërkim i thjeshtë elektronik në regjistrin e gjendjes civile dhe në regjistrin ekzistues të zgjedhësve nxjerr në pah disa të dhëna kontradiktore sidomos mbi numrin e vëllezërve të tij. Në listën zyrtare të zgjedhësve deri më datën 13 Maj 2013 rezulton se ministri ka dy vëllezër por në listë është edhe një person i tretë shumë i ngjashëm me të dhënat gjenerale të Nokës dhe vëllezërve të tij dhe vetëm një gërmë ndryshon prej tyre. Rezultojnë si vëllezër të zotit Noka shtetasit, Mevlan Noka dhe Fatmir Noka, ndërsa një tjetër person i quajtur Safet Noka, është nga fshati Novosej njësoj si tre vëllezërit Noka, ka të njëjtën amësi si ata, vetëm se emrin e babait nuk e ka të shënuar “Dalif” por “Dalip”. Sa është mundësia që në të njëjtin fshat të vockël (Novosej) me të njëjtin mbiemër(Noka), me të njëjtën amësi(Ajshe) të ekzistojë dhe një person tjetër? Por nëse i referohemi sërish listës zyrtare të zgjedhjeve se rezulton se edhe vëllai i ministrit Mevlan Noka, por edhe “vëllai i dyshuar i tij” Safet Noka, rezultojnë të dy të kenë lindur në vitin 1965, njëri në Qershor e tjetri në tetor. Kjo është e pamundur, ndaj dhe në përpjekje për të kuptuar se si ishin “molepsur” në regjistrin e listës së zgjedhësve, konsultuam edhe regjistrin elektronik të gjendjes civile të vitit 2008.
Konstatimi
Ne regjistrin e gjendjes civile të vitit 2008, ekziston sërish i njëjti “problem” me shtetasin Safet Noka, i cili ka të njëjtat të dhëna si ministri dhe vëllezërit e tij por ka të ndryshëm vetëm gërmën e parë të emrit të të atit. Por ajo që bie në sy në regjistrin e vitit 2008 është fakti se ka dy shtetas “Mevlan Dalif Noka” të ndryshëm dhe të dy janë nga Novosej. Ky regjistër tregon se ndonëse janë nga i njëjti fshat, kanë ditë dhe muaj lindje, të njëjtën atësi dhe amësi, vetëm ndryshon viti i lindjes, njëherë ëhstë 1965 njëherë tjetër është 1968. Pra sikurse shihet, me shumë gjasa ministri i brendshëm ka ttre vëllezër, por dy prej tyre kane pasur identitete te shumefishta në regjistrat e gjendjes civile. Safeti, duket se pasi ka ardhur nga Novosej në tiranë, ka ndryshuar emrin e të atit. Ndërsa Mevlani duket se ka ndryshuar datëlindjen e tij nga 1968 në 1965. Po çfarë do të thotë e gjitha kjo?, – mund të pyeste dikush.“DITA” i ofroi këto të dhëna për të nxjerrë në pah se problemet me listat e zgjedhësve dhe se vëllezërit e ministrit në fakt nuk janë aspak një objektiv i yni, por të dhënat e tyre u përdorën thjesht si një ilustrim, që tregon se pasaktësitë ne regjistra reflektohen edhe deri te te afermit e ministrit te Brendshëm të këtij vendi.
Noka, i regjistruar 3 herë në gjendjen civile
Pak kohë më parë “DITA” zbuloi se ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Flamur Noka, në regjistrin e shtetasve të gjendjes civile rezulton i regjistruar tre herë. Adresa e parë ku ai rezulton i regjistruar është fshati i tij i lindjes, Novosej, në komunën Topojan të Kukësit. Adresa e dytë është në Tiranë, në rrugën “Andon Zako Çajupi” , ndërsa dhe adresa e tretë është sërish në Tiranë në “Rrugën e Durrësit”. Mësohet se vetëm në muajt e fundit Drejtoria e Gjendjes Civile ka mundur të “korrigjojë” kete triplete, por ne thelb, prania trefishe ne regjistrin e Gjendjes Civile të njeriut që sot është në krye të ministrisë së Brendshme dhe përgjegjës për mbarëvajtjen e saktësisë së listës së gjendjes civile dhe listës së votuesve është një tregues kuptimplotë se në çfarë derexheje është infrastruktura zgjedhore në Shqipëri. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, Genci Gjonçaj, deklaroi pak kohë më parë komuna Topojan në Kukës është shtuar më shumë se njësia 11 në Tiranë, që është ndër më të mëdhatë, por edhe me fluksin me te madh te banoreve te rinj. Ne të vërtetë është e anasjelltë, ata nga Topojani shkojnë në njësinë 11 në Tiranë. Por Gjonçaj ka harruar të përmendë se komuna Topojan është vendlindja e ministrit të Brendshëm, Flamur Noka.
Kesaj radhe germimi juaj nuk ka nxjerre gje ne drite. Ju siguroj qe Safeti eshte vellai nga nena dhe babai. Sa per komunen jeni te pa sakte . Kane lindur ne komunen Shishtavec e jo Topojan.Nuk jeni te besur e serioze.
Ti @Mali,nuk kane germuar gazetaret nuk e kupton,keto te dhena jane ne rregjistrat e shtetit,thjesh jan kostatuar nga gazetaret,lexojini mire artikujt mos ja fusni kot si saliu
gazetaret ja kan futur kot nuk perlyhet ministri noka me survejimet tuaja ambicioze per keto shpifje ministri noka eshte krenar se germimet kane dai bllof ministri i ka veiiezer te nje amesie te lindur ne novosej shishtave dhe jo ne topojan.