Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Një qeveri teknike, zgjidhja më e mirë, por Meta po lëviz me dijeninë e Berishës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Një qeveri teknike, zgjidhja më e mirë, por Meta po lëviz me dijeninë e Berishës
AktualitetAnalizaLajmi i fundit

Një qeveri teknike, zgjidhja më e mirë, por Meta po lëviz me dijeninë e Berishës

anazapta
Published April 2, 2013
Share
SHARE

– Profesor Brokaj, ndodhemi përpara një zhvillimi të ri politik. LSI pritet të largohet nga qeveria sipas një marrëveshjeje midis Ramës dhe Metës. Por çfarë ndodh pas kësaj, a bie qeveria e Berishës?

Unë e kam të vështirë ta besoj se do të kemi një marrëveshje xhentëlmenësh midis Ramës dhe Metës. Këtë e them se Meta e ka braktisur prej kohësh të majtën dhe është zhytur në inkriminim gjatë bashkëjetesës katërvjeçare me Berishën. Para se të besoj në një marrëveshje midis Ramës dhe Metës, besoj në një marrëveshje mes Berishës dhe Metës. Kjo është marrëveshja e interesave që ata i mban të lidhur fort me njëri-tjetrin prej katër vjetësh. Pyetet me të drejtë: A do të bjerë qeveria e Berishës pas marrëveshjes Rama-Meta dhe a do të kemi krijimin e një qeverie teknike? Nuk besoj se do të bjerë qeveria e Berishës, edhe pse këtë e dëshiron shumica e shqiptarëve.

Një qeveri teknike për zgjedhjet e 23 qershorit do të ishte më e mira e mundshme për këtë kohë që ka mbetur?

Një qeveri teknike për zgjedhjet e 23 qershorit do të ishte më e mira e mundshme për këtë kohë që ka mbetur, por unë nuk e besoj. Berisha do ta lejojë Metën që të bëjë këtë lëvizje të fundit që po flitet, pra të afrimit me Ramën para këtyre zgjedhjeve, pasi ka siguruar 71 vota për qeverinë e tij, në mënyrë që ta kthejë prapë Metën në stanin e tij pas zgjedhjeve. Unë mendoj se Meta i ka humbur shanset për t’u rikthyer tek e majta. Qysh në vitin 2009 unë i kam bërë thirrje Metës që të mos bashkohej me Berishën dhe të shkonim drejt një qeverie teknike. Tani më duket tepër vonë që Meta ta ndërmarrë një hap të tillë… Ai mund të ikë nga koalicioni me Berishën, por qeveria e Berishës nuk do të bjerë. Ky ëhstë mendimi im.

Më shumë sot në DITA

anazapta April 2, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • liri a vdekje says:
    April 2, 2013 at 8:06 am

    Kete e di dhe nje kalama o njerez berisha dhe meta po bejne lojra te dobesojne te majten ,nuk mund te largohet kelyshi meta nga qeni berishe sepse jan te dy te kapur ;pr

    Reply
  • permeti says:
    April 2, 2013 at 9:02 am

    Nuk e kuptoj fitorja nuk ka kuptim kur je i dhjer ne brek, se po erdhi Mete te gjithr ne Ps do jen te dhjer ne brek, dhe ta herojn votat e atyre qe kane qen ne 21 janar se ata plumba mund te kishin zene kedo nga ne qe ndodheshim ne shesh, o shoku Rama te ditem se ishe si Prometeu po na dole kali Trojes, dhe si thone italjanet piu Troja ce altro.

    Reply
  • Arif says:
    April 2, 2013 at 12:36 pm

    Është pikërisht kjo që po ndodh e do të ndodhë. Kurva, edhe pse ka provuar me mijra meshkuj, nuk e harron kurrë mashkullin që i ka dhënë kënaqësinë më të madhe, prandaj rron me ëndrra për ta takuar prapë, madje edhe me sakrificën që, kësaj here të mos i kërkojë më shpërblim, përkundrazi, për t’i dhënë.

    Reply
  • kelmendasi says:
    April 2, 2013 at 6:15 pm

    Termi qeveri teknike nuk ekziston ne kushtetute.Ky Brokaj si antar i kshillit te te urteve te ps duhet te lexoje kushtetuten.Ne kushtetute ka mocion besimi neni 104 qe e kerkon kryeministri me deshiren e tije po nuk u bene gjysma e votave shperndahet parlamenti brenda 48 orve dhe behen zgjedhje te reja me kete qeveri. Ka mocin mosbesimi qe e kerkojne 20 depudete neni 105 por qe duhet te paraqesin nje kryeminister te ri dhe te bejne 71 vota.Po fitoji kryeministri i ri brenda 10 ditesh fillon pune.
    Kur kerkohet njeri mocion nuk mund te kerkohet tjetri brenda kohes dhe afateve te veprimit
    Harrojeni nuk ka qeveri teknike se nuk e lejon kushtetuta.Ka qeveri shumice ose zgjedhje te parakoheshme per 45 dite me kete qeveri.Ps +Lsi nuk i bejne 71 por Lsi nuk voton qeveri tjeter kete e ka bere te qarte Meta Berishes.Ata politikane qe permendin qeveri teknike nuk kane haberrin cfare thote kushtetuta.

    Reply
  • lani says:
    April 2, 2013 at 10:57 pm

    L a nam LSI duke kaluar sa djathtas sa majtas, shkojne pas PARES.

    Reply
  • Siri says:
    April 3, 2013 at 10:18 am

    Me aktin e fundit Z.Rama vertetove , sikrse ke thene qe nuk je POLITIKAN.Nga njera ane nuk ke faj , se Ti bere ate qe te tha “INTERNACIONALJA”, per deri sa ajo mban ne radhet e saja Parti me “Udheheqes” jo vetem te korruptuar, por edhe bashkautor e pergjegjes per krime ,si Ai i 21 Janarit.
    Njeriu edhe gabon, por nuk eshte von, te besh AUTOKRITIK perpara PS-s, te ANULLOSH urgjent Ftesen per ILIR FLORIRIN e, po je burre jep doreheqjen si KRYETAR i PS-s.Keshtu nuk e mba faqen te ZEZE. Ne se e ben kete , do te tregosh burreri,ne te kundert e demtove shume rende PARTINE SOCIALISTE dhe popullin , duke i lene ne kurris mashtruesit dhe kriminelet.Koha do te vertetoje se ILIR FLORIRI, nuk eshte ndare nga BERISHA……..por per te te mashtruar TY, qe ti e bere fakt.

    Reply
  • NIKAJA says:
    April 3, 2013 at 8:18 pm

    une them se do fitoj e majta por nuk do kete shije eshte si gjella pa krip ( BAJATE)

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?