Sali Berisha, k/ministri aktual i 1/3-tës të shqiptarëve të Shqipërisë, ditët e fundit (pas tetë vitesh të “qeverisjes” të dytë), po u vardiset fshatarëve të disa krahinave të “buta” të vendit, për votat e 23 qershorit. Kësaj here e la vrapin në Shijak dhe u “mrekullua”, kur po vizitonte ambientet e një stalle lopësh të një fermeri shijakas! Mbas përfundimit të vizitës në “terren”, Saliu zhvilloi një takim ,,gju më gju” me banorë të komunave për rreth. Nga të pranishmit, shoku Sali (siç iu drejtua njëri prej tyre), mori urime “për jetë sa më të gjatë, fitore me 23 qershor dhe suksese në mandatin tjetër…”(!?).
I gjithë ky takim, i transmetuar direkt nga TVSH për më se një orë, ishte një spektakël i bezdisshëm ku sundonte gënjeshtra dhe hipokrizia reciproke. Të flasësh për gjendjen e mjeruar të bujqësisë në vendin tonë është e tepërt. Ajo shihet me sy e preket në çdo çast. Me sy shihen fushat tona djerr të cilat në dimër kthehen në këneta dhe në verë janë të zhuritura për një pike ujë.
“Minareja nuk futet në thes”- thonë shkodranët. Treguesi tjetër kokëfortë është diferenca e madhe midis import eksportit të produkteve të konsumit të përditshëm. Pasojë e peshës të madhe që zen importi i këtyre produkteve, është dhe deficiti i lartë buxhetor që ka krijuar qeverisja e Saliut. Takimi i K/Ministrit me fermerët e Shijakut dhe shkëmbimi i lëvdatave mes tyre, të shkakton një shije të hidhur dhe nuk ke si të ndihesh mirë kur banorët e disa fshatra të Shkodrës po përjetojnë ditë e netë tmerri nga përmbytjet e përsëritura nga ujërat e lumenjve që fryhen sa herë që shkarkohen liqenet e H/C-eve mbi lumin Drin.
Gjatë tre viteve të fundit ata fshatra janë përmbytur në mënyrë të përsëritur. Asnjë masë para ndaluese nuk është marrë nga qeveria e “tij”.. Ndërsa për dëmshpërblimet e premtuara, as që bëhet fjalë. Si mund t’i besohet këtij njeriu që insiston të jetë përsëri k/minister kur, në një kohë që duhej të ishte pranë fshatarëve të përmbytur shkodranë, shkon në Shijak për të “përkëdhelur” viçat e një familje? Ndërsa fermerëve shkodranë po u ngordhin dhjetëra viça e bagëti të tjera. Ironi dhe cinizëm primitiv! Këtë din ta bëjë “shkëlqyer”, z. Sali!
Letër e nënshkruar: Ramazan Sula
Po Rama qe shkon e bene foto me gomare.Po te ishje ti kr/minister shoku Sulo me cfar kafshesh do merresh.Bile do arrish te ndalosh edhe shiun ne Shkoder.Servilet jan njerzit me te urryer o Sula
Mark.Pse lodhesh kot.Saliu jot nuk fiton.Ndaje mendjen.
Fiton PD, Berisha do ikin ne shtepi.Ai i kaloj te gjitha ishte lider i pluarizmit ne vend President i republikes ishte.Kryeminister per 8 vjet.Para 90 ishte profesor doktor te cilen e fitoj ne France.Nuk besoj se as ju nuk shkoni mbas nje nudiste qe vjet u martue per te 5 here.Nuk e meriton PS edhe pse doli nga PPSH ne nje dite qershori sapo mbylli kongresin e 10 te saj dhe ne mengjesin e dates 11 u gedhi PSSH. Ala nuk e kan denuar Enverin qe sot kishte 28 vjetorin e vdekjes.Ngushllime edhe ju ne se u shkon mbrapa ish komunistve.
Mercenarët në çdo kohë e në çdoregjim janë llumi i një shoqërie. Respekt për lexuesit objektivë në online!