Franca kërkon nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian, që të hapin negociatat e integrimit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Në samitin e BE-së që nisi sot, ministri francez për Europën, Clement Boune u bëri të qartë homologëve se duhet të krijohet një perspektivë e qartë për dy vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me integrimin e tyre në BE.
Beaune theksoi se Franca do të bëjë të pamundur që të hapë negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në këtë moment ose pas marrjes së presidencës së Këshillit të BE-së nga 1 janari 2022.
“Kemi nevojë të zhbllokojmë situatën në mënyrë që të nisin negociatat dhe jemi gati për këtë tani ose gjatë presidencës sonë të Këshillit të BE”, deklaroi Beaune.
Drafti me përfundimet për përmbushjen e kushteve të dy vendeve për të marrë të drejtën e hapjes së bisedimeve me BE po diskutohet në tryezën e ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian.
Sot Serbia fitoi të drejtën e hapjes së negociatave për një bllok të kapitujve me BE-në.
j.l./ dita
Franca qe ka penguar aq shume Shqiperine, me se fundi po e heq veton kunder saj.
Tani qe e moren vesh francezet se kjo eshte e pashmangshme, thane “Hajd te bashkohemi edhe ne”
E moj France!Tani qe tu mbyll vera ty,u hap vrim e Bullgarise.Eshte edhe rrot e mullirit te Hollandes,Danimarka dhe vete Gjermania,qe ka ndrruar mendje.
Nuk ka c`na duhet BE,me kete hajdut qe kemi,,Se po te mos vidhte ky me te madhe,,do ishin rritur rroga,pensione,,Ne Evrop do ishim.
bravo demo. e ke qare. teli