141 kg kanabis janë kapur sot nga policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me policinë greke. Lënda narkotike është sekuestruar në zonën Çiflig-Katajeto, në territorin grek, ndërsa janë vënë në pranga Lutfim Dalip Terpollari lindur në Skrapar dhe banues në Sarandë; Anarildo Diell Cengeli, lindur në Elbasan dhe banues në Sarandë dhe Zani Kujtim Cikollari, lindur në Skrapar dhe banues në Korcë.
Gjithashtu, policia ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin lëviznin këta shtetas një Mercedes-Benz me targa AA 879BG.