Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sedorf mohon tensionin midis tij dhe Galianit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Sedorf mohon tensionin midis tij dhe Galianit
Sport

Sedorf mohon tensionin midis tij dhe Galianit

anazapta
Published March 26, 2014
Share
SHARE

Kundër Fiorentinës është ndeshja e dytë e së vërtetës për trajnerin e Milanit, Klarens Sedorf, pas ultimatumit që i është vendosur nga shoqëria, megjithatë përballja me vjollcët nuk përcjell aspak nervozizëm te trajneri i kuqezinjve. “Kam një filozofi jete që më mundëson t’i jetoj në ekuilibër të plotë momentet e stresit. Është e qartë që nuk më përcjell kënaqësi të jetuarit e këtyre momenteve të vështira, por pavarësisht kësaj jetesa ime nuk ndryshon. Impenjimi  në punë nuk do të më mungojë kurrë”, thotë trajneri. Pyetjes së gazetarëve për tensionin midis tij dhe Galianit, Sedorf iu përgjigj: “Tensioni midis meje dhe Galianit nuk ka ekzistuar kurrë. Ndikimet nga jashtë të bëjnë të mendosh shumë gjëra, por unë dhe Galiani kemi punuar gjithmonë për të mirën e Milanit dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë gjë”. Holandezi më pas u përqendrua te kundërshtari i radhës: “Është një skuadër që u pëlqen të gjithëve për mënyrën e lojës. Fiorentina ka ekip kompakt dhe në sulm ka lojtarë që mund të bëjnë diferencën. Me pak fjalë, është një skuadër që duhen respektuar në maksimum”. Në fund të intervistës, ish-futbollisti theksoi se gjendja e skuadrës së tij pas barazimit 1-1 me Lacion është e mirë. Seedorf shtoi se ndaj bardhekaltërve i pëlqeu mbrojta dhe tha se Mekses, Rami e Konstant me shumë mundësi do të luajnë edhe në Firence.

anazapta March 26, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?