Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infantino është kthyer të flasë për ngjarjet e dhunshme në ndeshjen Serbi-Shqipëri.
I pyetur nga agjensia e lajmeve “Presheva Jonë” në konferencën për shtyp pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, numri dy i qeverisë europiane të futbollit ka mbrojtur qëndrimin e institucionit që drejton:
“Ajo çfarë u pa në Beograd, respektivisht në stadiumin e Partizanit me 14 tetor nuk kishte të bënte me futbollin e as me sportin, dhe ato skena janë të papranueshme për UEFA-n. Prandaj UEFA ka dënuar këto akte të dhunës nga ana e huliganëve dhe policisë serbe mbi futbollistët shqiptarë në Beograd”.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe më pas ato të Apelit në UEFA janë në linjë të kundërt me deklaratat e Infantinos:
“Komisoni në fjalë ka përfaqësues të vendeve të ndryshme evropiane. Ai la në fuqi vendimin për humbje 3-0 të Shqipërisë me Serbinë. Por nuk mund të thuhet se gjithçka ka mbarur në këtë drejtim, sepse Shqipëria ka ende një shans të mirë me ballafaqimin e Gjykatës së Arbitrazhit në Lozanë”
I pyetur nëse mund të përsëritet ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë, Gianni Infantino la të hapur këtë mundësi:
“Është e mundur përsëritja e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe mendoj se Zvicra do të jetë një vend i preferueshëm, pse jo, edhe ndonjë tjetër vend evropian neutral pa prezencën e publikut”.
Xhani Infantino ka folur edhe për njohjen e Kosovës në UEFA. Sipas tij, kjo do të ndodhë pasi vendi të pranohet më parë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara./b.l
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE