Nga Concita De Gregorio
Lufta për pushtet dhe para është në thelbin e përfundimeve të dokumentuara në një raport sekret që tre kardinalë ia dorëzuan Papa Benediktit XVI pak kohë para dorëheqjes së tij. Kardinalët Julian Herranz, Salvatore De Xhorxhi dhe Jozef Tomko përpiluan një relacion prej 300 faqesh
E enjte 11 tetor, dita e Shën Mërisë së Vetmuar. Në këtë ditë Kisha përkujton Papa Gjonin XXIII. Benedikti XVI afrohet në ballkon dhe u drejtohet të rinjve të mbledhur në shesh: “Pesëdhjetë vite më parë isha si ju, ndodhesha në këtë shesh me vështrimin e drejtuar lart duke dëgjuar fjalët e Papës të mbushura me mirësi. Atëherë ishim të lumtur, plot me entuziazëm. E dinim që do të vinte një pranverë e re për Kishën. Ndërsa sot gëzimi është më i kthjellët dhe i përulur. Në këto 50 vite kemi mësuar që brishtësia njerëzore është e pranishme edhe brenda Kishës”.
Askush nuk i kuptoi fjalët e fundit të Papës atë pasdite tetori. Të rinjtë në shesh duartrokitën dhe qanë në kujtim të Papë Gjonit. Askush nuk e dinte se dy ditë më parë Benedikti XVI kishte takuar sërish kardinalin spanjoll Julian Herranz, 83 vjeç, i cili ishte ngarkuar nga vetë ai që të drejtonte komisionin e hetimit të përbërë prej tre kardinalësh, mbi atë që gazetat e quanin “Vatileaks” (term që i referohet skandaleve të shpërthyera në Vatikan në muajt e parë të 2012-s), rrjedhjen e informacioneve sekrete, letrat e vjedhura nga apartamenti i Papës etj.
Nga muaji prill deri në dhjetor, Herranz e informonte Ratzingerin rregullisht çdo javë në takime të rezervuara: dhjetëra e dhjetëra intervista me peshkopë, kardinalë dhe laikë, në Itali dhe jashtë saj. Shkresa të tëra të nënshkruara nga të intervistuarit. Të njëjtat pyetje për të gjithë në fillim dhe më pas pyetje të lira. Kontrolle, verifikime. Një kuadër të cilin tre kardinalët e ndanë sipas origjinës gjeografike dhe fetare: salesianët, jezuitët, ligurët dhe lombardët.
Më 17 dhjetor 2012, në Shën Lazar, tre kardinalët dorëzojnë në duart e Papës përfundimet e punës së tyre, të cilat mbushin dy vëllime me më shumë se 300 faqe. Dy dosje të kuqe të lidhura fort, por pa kokën e zakonshme të një dokumenti. Janë “sekrete papnore” dhe ruhen në apartamentin e Ratzingerit. Për herë të parë në dhomën e Ratzingerit u shqiptua, edhe pse në latinisht, fjala “shantazh” (influentiam). Për herë të parë në atë dhomë u lexua me zë të lartë në një tekst të shkruar edhe fjala “homoseksualitet”.
Përveç Papës, në dijeni të tyre është vetëm kush i ka shkruar. Ato përmbajnë ‘barërat e këqija’ ose siç do të shprehej vetë Papa gati dy muaj më vonë në Këshillin e Kardinalëve: “ndarjet nga trupi kishtar që deformojnë fytyrën e Kishës”. Pas asaj dite, me ato letra të hapura mbi tavolinën e tij, Benedikti XVI mori vendimin që prej kohësh e kishte bluar në mendje. Gjatë asaj jave, pak orë pasi kishte pritur tre kardinalët, Ratzinger takon biografin e tij, Peter Sivald, dhe i thotë: ”Jam i moshuar, kam bërë mjaftueshëm”. Të njëjtat fjalë që do t’i përsërisë në muajin shkurt gjatë mbledhjes së Këshillit të Kardinalëve për martirët e Otrantos e gjithashtu edhe në intervistën e publikuar në “Focus”.
Në javën para Krishtlindjeve, Papa merr vendimin e tij. Salvatore De Xhorxhi, një prej tre kardinalëve hetues, i pranishëm në momentin e dorëheqjes, më vonë deklaron: “Bëri një gjest që tregon forcë, jo dobësi. E bëri për të mirën e Kishës. U dha një mesazh të fortë atyre që kanë autoritet dhe pushtet dhe vetëcilësohen si të pazëvendësueshëm. Kisha është e bërë prej njerëzish. Papa u njoh me problemet dhe i përballoi me një nismë sa të pazakontë aq edhe largpamëse”. Me pak fjalë mori mbi vete kryqin.
Por, kush janë ata që e konsiderojnë veten si të “pazëvendësueshëm”? I duhet dhënë përgjigje kësaj pyetjeje për të demaskuar tundimet e pushtetit që instrumentalizon Zotin për interesa personale. Relacioni tani ndodhet aty. Benedikti XVI do ta dorëzojë atë në duart e Papës së ardhshëm, që duhet të jetë mjaft i fortë, i ri dhe “i shenjtë” për të përballuar punën e pafundme që e pret. Është e skicuar në ato faqe një gjeografi e “ndikimeve të papërshtatshme”, që dikush, shumë i afërt me autorët, i përshkruan kështu: “Gjithçka sillet rrotull mosrespektimit të urdhërimit të gjashtë dhe të shtatë të Biblës”, në të cilat thuhet: “Mos kryej akte të turpshme”; “Mos vidh”. Kredoja e Kishës do të shkatërrohej nga prova që tregojnë se janë vetë anëtarët e saj që thyejnë diktatin origjinal, e veçanërish dy pikat e lartpërmendura.
Disa anëtarë të lartë të Kishës pësojnë “ndikimin e jashtëm” të laikëve. Janë të njëjtat fjalë që kishte përdorur imzot Atilio Nikora, drejtuesi i IOR-it (Bankës së Vatikanit) në letrën e vjedhur nga dhoma sekrete në fillim të 2012-s, e që më pas u publikua e plotë, por me emra të fshirë. Shumë nga këto emra dhe rrethana rishfaqen në raportin e tre kardinalëve. Ngjarje të largëta si ajo e imzot Tomaso Sentikos, i pezulluar pas një interviste televizive në kanalin “La 7”, në të cilën tregonte për takime seksuale të ndodhura në Vatikan. Vendet e takimeve? Një vilë në periferi të Romës, një qendër estetike po në kryeqytet, një saunë në Kuarto Milio, një rezidencë në rrugën Trasone, e përdorur nga një kryepeshkop i Veronës, madje edhe vetë dhomat e Vatikanit.
Gjithashtu hidhet dritë mbi historinë e peshkopit Anxhelo Balduçi që adhuronte të ishte gjithnjë i rrethuar nga të rinjtë e korit të Kishës. Një tjetër rast është ai i të riut sanremez Marko Simeon, i cili u cilësua nga imzot Vigano si autor i letrave anonime në dëm të figurës së tij. Të gjitha këto rrethana janë përgënjeshtruar më vonë nga vetë protagonistët e tyre nëpër gazeta, por në relacionin e tre kardinalëve ato rimerren në mënyrë edhe më të detajuar. Çështja e fundit që po hetonin kardinalët, ka lidhje me emërimin e dyshimtë të të riut Rene Bruelhart në krye të AIF-it, autoritetit financiar të IOR-it.
Kardinali i tretë, Jozef Tomko, është më i moshuari ndër të tre dhe ai që ka më shumë ndikim te Papa. Ratzinger e thirri në shërbim të tij në moshën 88-vjeçare. Ai kishte ndjekur personalisht rastin e kontributeve ekonomike në çështjen polake. Pas zhdukjes së imzot Luixhi Poxhit në vitin 2010, Tomko mbetet ruajtësi i vetëm i asaj që njihet si entiteti “Sodalitium pianum”, shërbimi sekret i Vatikanit e që u shpërbë formalisht nga Benedikti XV (sipas emrit paraardhës i Ratzingerit).
Më 27 shkurt, në ditën e tij të fundit si Papë, Benedikti XVI do të presë tre kardinalët në një mbledhje private. Pastaj konklava.
Përgatiti: Dorina Gjuzi
nga i merrni kto lajem aman se besoj fare :S
e ke te la Repubblica
Mungesa e marteses nuk i ka ndihmuar kishetaret qe t’i bejne balle tundimeve me te cilet laiket perballen cdo dite: Parate dhe seksualiteti. Kisha katolike ben mire te analizoje mire brendesine e saj, se cfare perfaqson, dhe se si duhet te mbijetoje ne kete klime korrupsioni dhe skandali seksual qe e ka perfshire, te minimizoje keto fenomene qe vine si rezultat i tundimit njerezor: Prifterinjte jane njerez si gjithe njerezit: Betimi per t’u perkushtuar kishes nuk e heq nevojen e tyre njerezore per te patur kontakte fizike me nje qenie tjeter njerezore, e ben jeten e tyre me te veshtire dhe tundimin me te forte se per nje njeri normal.
Kisha duhet te ligjeroje: MARTESEN e PRIFTERINJVE. Perderisa kisha katolike nuk do ta realizoje kete gje, problemet dhe mekatet qe kisha mundohet t’i mbuloje do te vazhdojne ne pafundesi. Thjesht kisha duhet te ristrukturoje vetveten.
Po pse te mos bejne nje gje tjeter ne kushtet e kesaj krize shumeplaneshe ne bote?Te shkrihen.Te mos ekzistoje me kleri.As punon e as prodhon.Si te mira materiale ashtu dhe te mira shpirteore.Jep vetem shembulin e keq.Ne kushtet e teknollogjise se avancuar te informacionit te zezat e tyre dalin shume shpejt ne drite.me mire te mos jene.