Ajo është gjetur shpesh në faqet e gazetave rozë kohët e fundit për shkak të deklaratave të dy meshkujve se kishin fjetur me të. Por mbrëmjen e kaluar, në një intervistë te emisioni “Zonë e lirë”, Tuna u ka kthyer përgjigje atyre që ajo i ka quajtur përpjekje të gazetarëve për të shitur me të si personazh. Në lidhje me deklaratën e Vali Korleones, i cili pak muaj me parë tha se kishte fjetur me shumë këngëtare të skenës shqiptare, mes të cilave edhe Tuna, kjo e fundit tha se nuk duhen marrë seriozisht ato që thonë disa njerëz me probleme mendore dhe që shpesh ndodhen nën efektin e drogës. Madje, ironia e Tunës, shkoi më tej, kur u shpreh se ne të gjithë duhet të gjejmë një mënyrë për t’i ndihmuar këta njerëz që janë ndryshe nga të tjerët.
Ndërkohë, në lidhje me intervistën Noizit, javën e kaluar, i cili ishte shprehur se kishte fjetur me Tunën dhe ajo ishte e egër në shtrat, bjondja bukuroshe e muzikës shqiptare tha se ai i kishte kërkuar ndjesë për një gjë të tillë, që në fakt nuk ishte thënë pikërisht ashtu nga ai, por ishte deformuar nga gazetarët.