Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sektori i ndërtimit merr frymë, rikthehen lejet
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Ekonomi > Sektori i ndërtimit merr frymë, rikthehen lejet
Ekonomi

Sektori i ndërtimit merr frymë, rikthehen lejet

redaktor
Published April 12, 2014
Share
SHARE

Sektori i ndërtimit shfaqi disa shenja përmirësimi në tremujorin e fundit të vitit kaluar. Pas të dhënave të vlerës së shtuar bruto që treguan një rritje të sektorit me 3.7%, sinjale pozitive vijnë edhe nga lejet e ndërtimit. Sipas INSTAT, në tremujorin e katër të vitit 2013, në Shqipëri u dhanë gjithsej 210 leje ndërtimi. Kjo shifër është më e lartë se të tre tremujorët e mëparshëm të marrë së bashku dhe afërsisht tre herë më e lartë krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2012.

Përcaktues në këtë rezultat ka qënë rikthimi i lejeve të ndërtimit në qarkun e Tiranës. Në tremujorin e fundit në qarkun Tiranë u dhanë 79 leje ndërtimi, nga gjithsej tetë leje që ishin dhënë për nëntë muajt e parë. Miratimi i planeve rregulluese ka zhbllokuar dhënien e lejeve në njësinë më të rëndësishme, Bashkinë Tiranë, çka duket se i ka dhënë një hov projekteve të reja të ndërtimit. Rritje të numrit të lejeve pati edhe në qarkun e Durrësit, ku në tre muajt e fundit të vitit të kaluar u dhanë 77 leje, nga 14 leje gjithsej që ishin dhënë më parë gjatë vitit.

Kthimi i ndërtimeve në dy qarqet me përqëndrimin kryesor të kërkesës për pasuri të paluajtshme duket se mund t’i japë një shkundje tregut që po përjeton një krizë disavjeçare. Sipas Instat, vlera e ndërtimeve të miratuara në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ishte 16.7 miliardë lekë, 83% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.

redaktor April 12, 2014
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?