Plot 144 fjalorë të gjuhëve të huaja dhe libra të ndryshëm që u sekuestruan në vlerën e provës në banesën e të akuzuarit Koço Theodhosi, një ndër tre drejtuesit e “organizatës kriminale armiqësore në fushën e ekonomisë”, janë prova kryesore për akuzën e trupin gjykues që “vërtetojnë akuzën e agjitacionit e propagandës”, duke çuar në vendimin përfundimtar, dënimin e tij me vdekje. Ky fakt konstatohet në procesverbalin origjinal të kontroll-sekuestros në banesën e tij në qytetin e Kurbneshit të rrethit të Mirditës, ushtruar në datën 15 shtator të vitit 1975. Materiali i mësipërm dhe ato shoqërues që publikohen në ‘Dita’ për herë të parë, përfshihen në dosjen gjyqësore të katër të akuzuarve, përkatësisht nga faqja 124 deri në faqen 126 të saj. Po në këtë dosje, përfshihet gjithashtu dhe korrespodenca e Kryetarit të Gjykatës së Lartë Aranit Çela me Telo Mezinin, Sekretarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor lidhur me kërkesën e miratimin e përjashtimit si deputetë të Kuvendit Popullor të Abdyl Këllezit e Koço Theodhosit, bashkë me konfermën zyrtare për kursin e valutës…
SEKUESTRO TEK ABDYL KËLLEZI
Referuar dokumenteve zyrtare të gjyqit, inventari dhe sekuestro në banesën e të pandehurit Koço Theodhosi, është realizuar më 15 shtator të vitit 1975. “Sot më datë 15.9.1975, në banesën e të arrestuarit Koço Theodhosi në qytetin e Kurbneshit të rrethit të Mirditës, nga unë, Shaban Dani, hetues i Degës së Punëve të Brendshme në Mirditë, në prani të shokëve Shaban Puka, oficer i Degës së Punëve të Brendshme, Pjetër Mark Lleshit, Kryetar i Këshillit të qytetit të Kurbneshit si dhe me prezencën e pjesëtarëve të familjes Miranda Theodhosi, Nina Theodhosi dhe Arben Theodhosi u ushtrua kontroll dhe u vu në sekuestro konservative pasuria e luajtshme e të arrestuarit Koço Theodhosi”, thuhet mes të tjerave në procesverbalin ‘sekret’ të mbajtur e firmosur po atë ditë. Ndër artikujt (materiale e pajisje të sekuestruara atë ditë), përkatësisht 87, ajo që bie në sy, ndryshe nga tre të akuzuarit e tjerë, është sasia e madhe e fjalorëve e librave të huaja, që do të shërbenin më pas si bazë për akuzën e ‘agjitacionit e propagandës’ dhe dënimin me vdekje të Këllezit. Ndër librat e sekuestruara rezultojnë: 10 fjalorë të gjuhëve të huaja, 70 libra pikture e arkitekture, 22 libra politikë(të E. Hoxhës), 42 libra artistikë në gjuhë shqipe e të huaj, etj… Referuar dokumenteve sekrete të këtij gjykimi, konstatohet gjithashtu se përgjegjësinë (pronësinë) e sasisë më të madhe të literaturës së huaj dhe materialeve të sekuestruara, e ka mbajtur Eliza Theodhosi, vajza e të akuzuarit dhe e ndarë nga burri si dhe bashkëshortja Nina Theodhosi, e internuar nga Tirana pas arrestimit të bashkëshortit.
KONTROLLI I DYTË
Plot një muaj më vonë, përkatësisht më datën 15 tetor të vitit 1975, po nën drejtimin e hetuesit Shaban Dani, është ushtruar kontroll-verifikim i pasurive të sekuestruara në banesën e të arrestuarit Koço Theodhosi në Mirditë. Drejtuesit e operacionit, pjesëtarët(nga drejtues vendorë) dhe familjarët Theodhosi kanë firmosur procesverbalin përkatës. Familjarët, kanë ritheksuar, ashtu si dhe një muaj më parë gjatë kontroll-sekuestros, se pjesa më e madhe e materialeve janë të vajzës së divorcuar dhe djalit të të arrestuarit Abdyl Këllezi. Firmosësit e dokumentit janë Ndue Tuçi, anëtar i këshillit Popullor, hetuesi Shaban Dani, punëtori i policisë Gjokë Prenga dhe familjarët Miranda Theodhosi, Nina Theodhosi e Arben Theodhosi.
HEQJA E IMUNITETIT
Arrestimi dhe formulimi zyrtar i akuzës për të pandehurit Abdyl Këllezi e Koço Theodhosi, referuar dokumenteve të dosjes sekrete, është paraprirë me letërkëmbimin zyrtar të Kryetarit të Gjykatës së Lartë Aranit Çelës me Telo Mezinin, Sekretar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, për kërkesën dhe heqjen e mandatit të deputetit të të akuzuarve. Këto dokumente, përkatësisht kërkesa e firmosur nga Aranit Çela për Kuvendin Popullor (Nr. 205, tepër sekret, Tiranë 7.4.1977), ajo nr. 376/1 datë 8.4.1977 e firmosur nga Telo Mezini, Sekretar i Kuvendit Popullor ku konfirmon heqjen e imunitetit për Këllezin e Theodhosin, jepen bashkangjitur për herë të parë për lexuesin. Ndërsa në shkresën sekrete, nr. 675/1 datë 2 maj 1977, Kostaq Postoli, nga Banka e Shtetit, jep kursin e valutës në funksion të hetim-gjykimit lidhur me paratë dhe mallrat e blera jashtë (të sekuestruara) në pronësi të të pandehurve. Referuar dokumentit në fjalë, rezulton se kursi zyrtar i dollarit amerikan (për veprim tregtar) është 4,10 lekë shqiptare, ndërsa për blerje nga popullata dhe të huajt është 8,20 lekë. Ndërsa kursi zyrtar i rublës është përkatësisht 5,5555 lekë dhe ai jo tregtar, 8,372 lekë.
Përgatiti: Kujtim Boriçi
Represion i jashtezakonshem! Te ndiqesh penalisht se ke biblioteke te tille, dhe mbi te gjitha fjalore te ndryshem, eshte pak ta quash kasaphane, por i tille ishte regjimi. Ndersa sot, i vleresuar nuk konsiderohet ai qe mban dhe lexon libra, por militanti dhe levreku i politikes! Deri kur keshtu?
Gezim ,te lutem vetem pyetje mos bej .
Partia dhe diktatura e proletariatit nuk duan pyetje
Duan vetem kokepalar ,krenar dhe te marr qe duartrokasin .
Derisa udhehiqemi nga pjellat qe u shkolluan dhe i sherbyen marksizem leninizmit keshtu do jete .Derisa brohoritem enferrin qe bibloteken e vet e kishte si objekt arredimi sepse kurre diplome nuk mori …biles librat ju sekuestruan elites tiranase kur bolsheviket morracak hyne ne Tirane dhe e lane me gjak duke pushkatuar gjithe intelektualet ..keshtu do jete .Derisa ngreme ne fuqi Ilirin e Mete qe biblioteken e perdor si sfond per fotografi …keshtu do jete .
Sot ke ne karrige ata qe bojaxhinj ngelen ,ata qe ishin shofere dhe u gdhine miliarder …ata qe blejne e shesin deputete si dikur lug eterit e tyre dhite
DERISA NE VAZHDOJME BROHORASIM KRIMINELIN E RADHES DHE SHESIM VOTEN PER NJE THES MIELL ,SHESIM MORAL DHE IDENTITET PER NJE DREJTORI KESHTU DO JETE !
Gezim ,ndjese per cinizmin por kjo eshte e verteta !
Dhe e “verteta” vazhdon.. Nexhmije Hoxha eshte denuar per 19 televizore dhe disa kilogram kafe te gjendur ne shtepine e saj (dmth te shtetit sepse ajo s’kishte shtepi te saj si prone). Ajo nuk eshte denuar per krimet qe ka bere ose influencen qe kishte ne ato krime. Po keshtu asnje antar i byrose politike nuk eshte denuar per ndonje krim kunder njerzimit. Dhe cdo dite degjon ish- antare te PPSH te kthyer ne politikane qe flasin vetem per demokraci. Loja vazhdon…
Nuk kam asnje kundershtim me c’ka keni shkruar Dream. Ju pergezoj!
– E cuna si mendoni ,sot Partia Komuniste e Marko Dajtit ka ne kerkese qe te vihet monumenti i Enver Hoxhes . ! Tani kush ka patur te drejte Enver Hoxha apo keto qe u denuan ! ?(se dje dikush me sulmonte ne debat )- Ne kemi lexuar po ne kete gazete edhe per rastet tjera ,Enver Hoxha mund te permendet vetem per nje fakt :- qe vrau e burgosi komuniste me teper se cdo antikomunist ! tung