Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sekuestrohen 8 mijë litra verë kontrabandë në Durrës, arrestohen administratori dhe shoferi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Kronike > Sekuestrohen 8 mijë litra verë kontrabandë në Durrës, arrestohen administratori dhe shoferi
KronikeLajmi i fundit

Sekuestrohen 8 mijë litra verë kontrabandë në Durrës, arrestohen administratori dhe shoferi

Ornela
Published December 29, 2018
Share
SHARE

Tentuan të fusnin 8 mijë litra verë kontrabandë nga Italia në Shqipëri, hetimi doganor arreston në flagrancë dy persona dhe sekuestron verën.

Report Tv siguron pamjet e kamionit ku ishte ngarkuar vera me destinacion tregun e Tiranës dhe Durrësit kryesisht restorantet luksoze, ndërsa në pranga kanë rënë Armand Mimani shofer i kamionit në të cilin ishte fshehur vera dhe Çlirim Bregu nga Tirana me arsim të mesëm i dënuar edhe më parë për kontrabandë, administrator i kompanisë e cila kishte në pronësi kamionin.

Sipas doganës dhe uniformave blu këta persona janë prangosur për veprën penale: “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

Vera ishte e ambalazhuar në shishe ndërsa Bregu rezulton se është njëherazi edhe administrator i “Uni Trans” kompanisë që është gjobitur edhe me një penalitet prej 3.261 mijë lekë nga hetimi doganor në Durrës.

Materialet hetimore në ngarkim të këtyre dy personave i kanë kaluar prokurorisë së Durrësit për hetime të mëtejshme ndërsa për sekuestrimin e verës së pa deklaruar janë njoftuar edhe autoritetet italiane.

Prej më shumë se 2 javësh në kalimet kufitare në të gjithë vendit përfshi portet dhe aeroportet si dhe pikat tokësore janë shtuar masat e kontrollit për të goditur kontrabandën si dhe për të monitoruar edhe lëvizjet e personave me precedent penale apo në kërkim nga drejtësia.

 

Ornela December 29, 2018
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?