Lajmi që Valbona Selimllari qenka bërë nënë 3 herë gjatë këtyre viteve i ka shokuar të gjithë! Kjo sepse ajo asnjëherë më parë nuk ka folur për ta, as për babanë e tyre, të cilit as pas kësaj interviste nuk i është bërë i ditur identiteti. Megjithatë, Valbona Selimllari ka pranuar për herë të parë se ka tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, 9 muajshe. Ishte Sonila Meço, ajo që arriti pas kaq vitesh heshtjeje dhe dhjetëra stërmundime gazetarësh për t’i nxjerrë qoftë edhe një informacion të tërthortë të bindë një nga personazhet më të dashur të shqiptarëve, që të rrëfejë për familjen e saj. “Ka qenë një zgjedhje e imja që të mos flisja për fëmijët në media. Jam shumë protektive ndaj familjes” ka thënë ajo gjatë intervistës në emisionin “Kontrata” në Agon Channel. Valbona ka rrëfyer se është një nënë tërësisht e përkushtuar dhe se fëmijët mbajnë mbiemrin e saj. Në asnjë moment ajo nuk ka preferuar të flasë për identitetin e babait të fëmijëve, biznesmen dhe investitor i fuqishëm në prodhimin vendas, me të cilin është njohur në fillim-vitet 90-të. Valbona Selimllari edhe kur s’ka qenë e aktivizuar në programe televizive, ka qenë gjithmonë e preferuara e medies, por çuditërisht, askush nuk ka guxuar ose gjithkush ka dashur të respektojë dëshirën e ish-Miss Albania për të mos përmendur me kë jeton. Ky lajm që doli këtë javë nga Valbona ka bërë që shumë të pyesin për babain e fëmijëve, por ndoshta pas 20 vitesh do e bëj publike edhe këtë “detaj” të jetës së saj. E bukura respektohet! Gazeta Dita nga miq të afërm të Valbonës mësoi se babai i fëmijëve quhet Artan, por nuk kuptohet pse Valbona e mban të fshehtë dhe pse fëmijëve u ka dhënë mbiemrin e saj.
po c’u duhet juve emri i babait ore fshatare te rendomte, lereni tjetren te qete ne zgjedhjen e saj.
Nje femer dinjitoze ne shoqeri nuk ka pse ta fsheh ate njeri me te cilin ndan jeten dhe sjell ne jete femijet e tij.
Megjithse jam dakort qe Valbona ka te drejten e saj per ta mbajtur te fshehur dhe ne kemi te drejte ta paragjykojme ate.
Eshte ceshtje private e zonjes Selimlari.Femijet pacin jete te gjate.
Nje skllave e nje bossi mafioz , kjo eshte e verteta e kesaj qe na shitet si VIP , fshatarka qe veshen nga nje minifund e hengren te gjatin nga te tera anet
Edhe pse e dime se kush Artani dhe i marim me mend arsyet pse Bona nuk pranon ta bej publike lidhjen me te, le ta respektojme deshiren e saj per te ruajtur konfidencialitetin; te e fundit ka realizuar enderren e saj, ndaj me jete te gjate femijet !
po sa sh mistere ne sna intereson jo vetem me ke i ka por edhe ke ka
Kopje e shemtuar e Vera Grabockes.
E mban te fshehte per te vetmen arsye ai eshte i martuar ka familjen e tij dhe Valbona eshte thjesht mantenuta e tij. Megjithate tre femijet e saj Jane thesari me I madh per te!!
Nuk mund te gjykoj ishte zgjidhja e tyre!!