Kryeqytetit do t’i shtohet një tjetër stadium sezonin e ardhshëm.
Në “Selman Stërmasi” po punohet për rikonstruksionin e tij prej disa muajsh. 9600 ndenjëse do të vendosen në arenën e futbollit ku do të luajë takimet e saj Tirana.
Këto së bashku me fushën e re do të ofrohen nga Federata Shqiptare e Futbollit. Në dallim nga “Elbasan Arena” dhe stadiumi “Qemal Stafa”, tapeti i gjelbër do të vijë nga Italia dhe jo nga Greqia.
Stadiumi “Selman Stërmasi” është ndërtuar në fundin e viteve 50’ dhe ky është rinovimi më i rëndësishëm që po kryhet këtij impianti.
Jam tejet i kenaqur qe po e shoh kete stadium sikur e kam pare ne vegjeline time i cili ishte nje nga stadiumet me te mira te vendit. Bravo
bravo te ket me ne fund dhe tirona nje stadium
Bravo fshf dhe qeverise Shqiptare stadium i rikonstruktuar shprese se po behet vendi , Ju lumte dhe ta gezojë Tirana , po stadiumi i Shkodres pse nuk po fillojnë punimet /.
stadiumi te kete dhe emer te ri se me selman nuk shkohet ne sport.
Emri i stadiumit eshte emri i nje personaliteti te nderuar ne historin e futbollit te qytetit te TIRONES