Është shuar në moshën 67-vjeçare poeti dhe kineasti i shquar Petrit Ruka.
Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë të afërmit dhe miqtë e tij.
Ruka vuante prej një viti nga një sëmundje në zemër.
Ruka Lindur në Tepelenë më 21.08.1954. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë Letërsi Shqipe dhe studimet pasuniversitare pёr dramaturgji filmike, Akademia e Arteve të Bukura, Tiranё 1985 – 1986.
Ka punuar si pedagog nё Shkollёn e Mesme tё Pёrgjthshme, Tepelenё.1976 – 1984.
Skenarist dhe regjisor në Kinostudio “Shqipёria e Re” dhe Alba Film Studio, Tiranё.1986 – 1996.
Ka qenë Drejtor nё Teatrin Kombëtar të Fëmijëve, Tiranё 2000 – 2000.
Ka qenë Kryetar i Qëndrës Kombëtare Kinematografike Shqiptare në 2000 – 2005.
Ka botuar:
1. “ Rinia ime” vёllim, poezi, 1978.
2. “ Atdheu fillon tek zemrat” vёllim, poezi 1983
3. “ Mirupafshim, hënë e vendlindjes!” vёllim, poezi, 1990
4. “ Vërtitu, Kokë e prerë!” vёllim, poezi, 2000.
5. “ Në zemër bie shi…” vёllim, poezi, 2003
6. “Shtatë mijë shirat e mi” poezi të zgjedhura, 2008
7. “Kalorësi mbi det“ ese monografike për Kadri Roshin 2009
Ka realizuar me shume se 30 vepra kinematografike si skenarist dhe regjisor.
j.l./ dita
Poezite i ka te bukura dhe me shume ndjenje, U prehte ne paqe. Respekte e nderime per njeriun dhe poetin Ruka
Eh, i shkreti poet, kishte dhimbje ne shpirt, jo ne zemer. Ai iku vetem fizikisht, dhimbja e tij jeton ne zemrat tona!
U preht ne Paqe …
Edhe semundja eshte e keqe dhe e padrejte.Vete mer Petritin,bandill i talentuar qe skishte te share.
Nuk pa Etemin,kete hajdut,mashteues i pasuruar nrpermjet shitjes se tenderave shteyeror,ne kuriz te jnerzve e qe vazhdon te vegjetoje pa i hyre gjemb ne kembe.Gjithmone ne kujdesin e gruas.
Duke bere zullume me poshtersine e tij,e demtuar edhe edukimin e te rinjve.
“Eshte shuar në moshën 67 vjeçare poeti dhe kineasti i shquar, Petrit Ruka”…
Keshtu e nis njoftimin Gazeta DITA!
Çfare barbarizmi!
Nuk shuhet nje poet, nje shkrimtar, nje artist, nje kengetar, nje historian, nje personalitet i kultures, aresimit, i shkences, nje filozof etj, o njerez!
Njerez te tille mbeten te pavdekshem, mbasi e kane kete privilegj nga kontributi i madh, qe kane dhene secili ne fusha te ndryshme te jetes…
Mos valle personi, qe ka bere kete njoftim, vjen nga ndonje dere e shuar!?
Rron e do te rrojë Petriti,
Veç zemra e tij pushoi,
Lajmi te gjithe i tronditi,
Mbasi jeten e ndërroi…
Ngushellime familjes, te afermve, miqeve dhe shokeve per humbjen e ketij njeriu me emer te madh, me pene te holle dhe me shpirt xhevahiri!
Jetojne veprat e Petritit. Petriti jeton…
Dhimbie qe ka -vetem nje NGUSHELLIM- PERJETESI Ndaria nga jeta;e poetit dhe kineastit;Petrit Ruka. Emri dhe Vepra e Petrik Rukes;-* PETRIT dhe ENGJELL!* s’ka vdekie kurre me vepren e tij lene..
I perjetshem kujtimii ti. Ngushellime famlies dhe shoqerise. Me *Pasuesit Vetrane* Toronto- shprehim dhimbjien.
Ngushellime te sinqerta familjareve !
R.I.P.