Tiroidja duke qenë një organ kaq i rëndësishëm, është dhe delikat, kjo do të thotë që mund të influencohet shumë nga çrregullimet e ambientit, por edhe nga organizmi në tërësi. Gjendra tiroide mund të preket nga shumë sëmundje, kryesisht sëmundje infektive akute dhe kronike (Tiroidite), nga sëmundjet tumorale përfshirë këtu nodujt ose gungat e tiroides, adenomat e tiroides, si dhe kanceri i tiroides.
Përveç këtyre, tiroidja mund të preket dhe nga depozitime të ndryshme në organizëm, mund të dëmtohet nga barna apo ilaçe të ndryshme, nga ndërhyrje kirurgjikale, nga trauma fizike, si dhe nga rrezatime radioaktive dhe kryesisht ato bërthamore.
Sëmundja më e shpeshtë e gjendrës tiroide është “struma”, që të bëjë me zmadhimin e tiroides ose siç njihet në gjuhën popullore “Gusha”. Kjo situatë klinike nuk është gjë tjetër vetëm shtim në përmasa i gjendrës tiroide në zonat me deficencë të jodit, i gjithë ky proces është mekanizëm kompensator për të ruajtur prodhimin normal të hormoneve të tiroides.
Kur them që gjendra tiroide prodhon sasi të caktuara normale të hormoneve të saj kemi të bëjmë me normo-funksion ose funksion etiroidien. Dalja e gushës është e përhapur në të gjithë vendin, por zonat malore janë ato ku sëmundja është më e përhapur, si pasojë e mungesës së jodit në ambient, i cili është i domosdoshëm për organizmin.
Faktori bazë në rritjen e gjendrës tiroide është pamjaftueshmëria e jodit. Gjendrra tiroide rritet për të kompensuar mungesën e jodit, e cila formon disa koka (noduj), të cilat bëhen të dukshme (gusha), ndërkohë që funksioni dhe madhësia e tyre është e ndryshme. Hormonet e tiroides luajnë një rol të rëndësishëm në funksionimin e organeve të tjera. Roli që hormonet e tiroidit kanë në organizëm është thelbësor, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në rregullimin e metabolizmit të trupit. Konkretisht hormonet e tiroides ndikojnë në rritjen dhe përtëritjen normale të indeve.
Ndikojnë në ritmin e zemrës dhe kujdesen të prodhohet energji për muskujt dhe për nxehtësinë trupore. Gjithashtu këto hormone i vijnë masivisht në ndihmë edhe mëlçisë, duke e ndihmuar atë që të heqë nga gjaku trigliceridet e tepërta dhe lipoproteinat me dendësi të ulët, që quhen kolesterol i dëmshëm. Kështu, mangësitë e mëdha të këtyre hormoneve mund të çojnë në rritjen e kolesterolit të dëmshëm dhe pakësimin e lipoproteinave me dendësi të lartë, pra kolesterolin e dobishëm. Ndërkohë që në aparatin tretës hormonet e tiroidit përshpejtojnë sekretimin e lëngjeve tretëse.
Lëndët radioaktive shtojnë sëmundjet në gjendrën tiroide
Tiroidja është gjendra dhe organi më i rrezikuar nga përhapjet e substancave radioaktive, për shkak të përmbajtjes së lartë të jodit radioaktiv, si dhe lloje të tjera ndotësish të kësaj natyre. Dihet nga të gjithë që gjendra tiroide përdor si lëndë të parë jodin për të sintetizuar dhe prodhuar hormonet e saj, por në kushtet e ndotjes së natyrës veçanërisht të ajrit ,me jod radioaktiv, tiroidja dëmtohet shumë rëndë, sepse nuk është në gjendje të dalloje jodin e pastër nga ai radioaktiv.
Kapja e jodit radioaktiv dhe depozitimi i tij në brendësi të kësaj gjendre me kalimin e muajve dhe viteve shkakton dëmtime të rënda të kësaj gjendre dhe në shumicën e rasteve kancer të saj. Më të rrezikuarit për t’u prekur nga kanceri i tiroides në këto rrethana, janë fëmijët e vegjël adoleshentët , të rriturit deri në 40 vjeç, pas kësaj moshe rreziku është më i vogël. Rritja e tmerrshme e numrit të të prekurve nga kanceri i tiroides në zonat e infektuara me radioaktivitet është e dokumentuar shkencërisht.
Duhet te kemi parasysh disa rrethana kur nuk mund ta përdorim jodin e pastër apo normal:
Kur nuk ka ndodhur ndonjë shpërthim radioaktiv
Kur ka kaluar koha e prekjes së zonës së banimit nga reja ndotëse radioaktive.
Kur vuajmë nga sëmundje të caktuara të tiroides që nuk e përdorim dot jodin.
Kur e kemi operuar dhe hequr komplet këtë gjendër nuk është nevoja ta mbrojmë, sepse nuk ka qeliza që e përdorin jodin.
Kur kemi marrë trajtim me jod radioaktiv në doza të vogla për qëllime terapeutike.
Kur jemi shumw larg nga zonat apo ambientet në të cilat ka përqendrim të lartë të rrezatimeve të dëmshme radiokative.
Pasojat që shfaq mungesa e jodit te fëmijët
Tek fëmijët mungesa e jodit shfaq një ndër problemet me të shpeshta që ka të bëjë me zmadhimin e gushës. Ndërkohë një tjetër komplikacion i shpeshtë që shfaqet po tek moshat e vogla është edhe sëmundja e hypotirozës, e karakterizuar nga mungesa e zhvillimit të gjendrës tiroide deri në mungesën e saj. Kjo ndodh tek një i porsalindur në 3500 raste.
Ky komplikacion shoqërohet me probleme të rënda që kanë të bëjnë me mungesat e zhvillimit mendor dhe fizik të fëmijës. Në këto kushte i porsalinduri do të ketë të pambyllur pjesën kockore pas kokës, ka kërthizë të dalë. Me kalimin e kohës shenjat bëhen edhe më të dukshme, ku lëkura është e thatë dhe e ashpër, e zbehtë, barku zmadhohet, gjuha zmadhohet dhe del jashtë gojës.
Gjithashtu ndodh që fëmija të qajë me zë të trashë, të ketë gjumë të tepruar, si dhe zhvillim mendor të pakët. Kur mbush një vit fëmija nuk flet, nuk ecën, barku vazhdon të jetë i madh, ka kapsllëk, lëkura është e ashpër, mbetet shtatshkurtër. Duke qenë se diagnoza bëhet me vështirësi, me zhvillimet teknologjike tashmë është bërë e mundur që të krijohen programe për identifikimin e sëmundjes që në ditën e tretë të lindjes, në të cilin bëhet matja e hormonit të tiroides.
Për rastet kur kjo sëmundje nuk diagnostikohet në këtë stad, dhe nëse trajtimi merret shumë më vonë, atëherë fëmija përballet me pasoja të rënda sa i takon zhvillimit mendor dhe atij fizik, pasoja të cilat bëhen gjithnjë e më të dukshme. Ndërsa në rastet kur sëmundja zbulohet herët, mundësitë e trajtimit janë shumtë të larta dhe nuk pengojnë zhvillimin e fëmijës. Për të qëndruar larg probleme të tilla është e nevojshme së pari marrja e kripës së jodizuar nga popullsia, më pas duhet të veprohet me shtesën e jodit gjatë shtatzënisë dhe periudhës së laktacionit dhe në fëmijët e moshave pubertare.
nje shoku im vuan nga semundja tiroide ka shtypjen poshte dhe gjakun dobet dhe ka shume koke dhimbje mund te NA TREGONINGA VJEN KJO KOKEDHIMBJE
a shfaqet teroidja tek personat nga mosha 14- 15 vjec dhe cilat mund t jen pasojat e tyre
A shfaqet teroidja tek personat nga mosha 14- 15 vjec dhe cilat mund t jen pasojat e tyre
@AUTOREN E SHKRIMIT
Meqe me ra rasti te lexoj artikullin desha te te bej te njohur jo vetem ty por edhe te tjereve qe jane te interesuar nga patologji te gjendrave tiroidale.
Ke degjuar ndonjehere per analizat shume te kushtueshme “Eco Color Doppler Vascolare”.
Eshte nje analize qe perdor si baze per te realizuar kontrastin nje solucion radioaktiv.
Eshte nje nga analizat me te preferuara te “pasanikeve” per vete çmimet qe duhet te zborsojne.
Kjo tipologji analize, me shume efikasitet ka edhe anen tjeter te medaljes: demton gjendrat tiroidale.
Per te patur nje ide per pasojat e saj, mjafton te jeni te vemendeshem ne transmetimet televizive te kanaleve te huaja, te personazheve te famshem politike apo holliwood-iane, dhe jo rralle mund te vezhgoni nje fryrje te pa zakonte poshte “molles se adamit”: kjo eshte pasoja e kesaj lloj analize te te pasurve.
Prshendetie Jan nje djali 32 shqetësimit me marje mendesh te leta kam dhimbje futi te shpeshta dhe dhe jam vizual para 12 vetes kan then qe vuaj nga gjendra interoide
Keshilloj mos bini pre provokimeve,kujdes stresi,nervoza,ushqimi mbi gjitha Kontroll mjeku