Vite më parë, domethënë në vitin 1997, kur ende ishte gjallë satrapi nazist i Ballkanit, Sllobodan Milosheviçi, në një mbledhje të Parlamentit të Serbisë, radikali serb Sheshel i ka kërkuar llogari të drejtpërdrejtë atij se kujt ia kishte dhënë 17 milionë dollarë në Shqipëri.Krimineli i luftës Milosheviç, i cili vdiq në Gjyqin e Hagës, ju përgjigj: «Shijkoni si është katandisur Shqipëria, si është djegur, si është shkatërruar e si po vriten çdo ditë me njëri-tjetrin. Me ato 17 million dollarë arritëm që Shqipërinë mund t’a pushtojmë kur të duam, vetëm me shoqatën e gjuetarëve të Serbisë… !»
Pikërisht këta « serbë » të Tiranës, një pjesë e mirë e të cilëve kanë mbaruar edhe fakultetin e gjuhësisë shqipe në Beograd, kanë vite e vite me radhë që janë ulur këmbëkryq në kryeqytetin tonë. Ata mbajnë ndezur «urat e zjarrit», të cilat i futin si pa gjë të keq mes nesh. Janë po këta të cilët, kundër interesave të popullit dhe të vendit të tyre, inicuan «nismën» për të përdhosur rëndë e më rëndë imazhin e Ibrahim Rugovës. Rrugës “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, përmes një akti administrativ absolutisht të pavlefshëm, i hoqën emrin dhe ia vendosën “Ibrahim Rugova”! Me këtë veprim, nga njëra anë, zbrazën helmin e urrejtjes kundër pjesës më fisnike të shqiptarizmit, atyre që e bënë dhe e fituan luftën e lavdishme antifashiste nacional-çlirimtare, si dhe pasëardhësve të tyre të nderuar, dhe nga ana tjetër, vazhdojnë t’a mbajnë të ndezur zjarrin e urrejtjes dhe të hakmarrjes primitive mes shqiptarëve. Veprimi është cinik dhe narcist. Autorët e këtij akti të paprecedent, aq të pakufishme e kanë mllefosjen, sa nuk treguan së paku një reflektim minimal për pasojat që do të linte ky veprim makabër.
Në 4 shkurt 1944, në Tiranë, është bërë një ndër masakrat më të përgjakshme, që kanë kryer nazistët gjermanë dhe bashkëpunëtorët e tyre. Kjo masakër është e shënuar si e tillë në memorien e të gjithë popujve të botës, sepse është e fiksuar si një ndër krimet shumë të rënda që kanë kryer nazistët dhe kolaboracionistët ndaj një populli të pafajshëm dhe ndaj një numuri të konsiderueshëm antifashistësh. Këtë masakër e bënë Gestapua naziste gjermane së bashku me Xhafer Deva, Minister i Brendshëm i nazistëve, Kadri Cakrani, komandant i forcave të Ballit Kombëtar,etj.
Këta kriminel të Luftës së Dytë Botërore, natën e 4 shkurtit, me lista në duar u futën nëpër shtëpitë e qytetarëve të Tiranës, rrembyen djem e vajza, i nxorrën në rrugë dhe i pushkatuan. Ishte një akt i mirëfillt terrorist dhe krim i pastër lufte. Jo vetëm kaq, por pasi u vranë plotë 84 qytetarë dhe antifashistë të Tiranës, për të terrorizuar popullin, i gjymtuan edhe të vdekur. Në këtë 4 shkurt të zi 1944 rruga e Tiranës, që quhej “Dëshmorët e 4 shkurtit” u mbush me gjak. Mbi 450 të rinjë e burra të tjerë u arrestuan, u hipën në makinat e nazistëve dhe u dërguan në kampe interrnimi, një vit më vonë në 1945 kësaj rruge iu vu emri “Dëshmorët e 4 Shkurtit”. Plotë 68 vjet me radhë qëndroi i pa prekur emërtimi i kësaj rruge. Atdhetarët e kryeqytetit, organizatat e veteranëve të luftës antifashiste, të dëshmorëve të kombit si dhe të afërm pasardhës të 84 dëshmorëve të kësaj masakre nazisto-kolaboracioniste, në çdo 4 shkurt bënin peligrinazhe në këtë rrugë, vendosnin lule dhe kujtonin se sa gjak u desh të derdhet prej bijëve dhe bijave shqiptarë, për të shporrur nga vatrat e atdheut tonë nazifashistët dhe bashkëpunëtorët e tyre shqipfolës të turpit dhe të krimit. Mirpo për të përmbushur “skenarin e zi” të përdhosjes së luftës së drejtë botërore antifashiste nacional-çlirimtare që bënë shqiptarët, për të përligjur këtë akt barbar të kriminelët e luftës, të cilët e ideuan dhe e realizuan këtë masakër të pashëmbullt të Luftës së Dytë Botërore, në datën 28 dhjetor 2011, me propozim të Kryebashkiakut Lulzim Basha, (ky ishte propozimi i parë i Lulzim Ballës pasi mori drejtimin e Bashkisë së Kryeqytetit!), Këshilli Bashkiak i Tiranës, pasi bëri shumicën e votave edhe me LSI, ia hoqi emrin “4 shkurti” kësaj rruge dhe i vendosi emrin “Ibrahim Rugova”. Ky akt i paprecedent u bë në një kohë që kishte një rrugë tjetër, në Njësinë Bashkiake Nr.7, Tiranë, me emrin “Ibrahim Rugova”. Dhe nuk është as ligjore, as normale që brenda një qyteti, të ketë dy rrugë me të njejtin emër!
Pasardhësit dhe përkrahësit e kolaboracionistëve, naziskin të rinjë domosdo, e bënë këtë akt të vetdijshëm se Ibrahim Rugova është nipi i Xhaferr Devës, kriminelit të luftës që e bëri masakrën e 4 shkurtit 1944. Ky akt i Këshillit Bashkiak të Tiranës është i dënueshëm ligjërisht, i pa moralshëm, por edhe absolutisht i pavlefshëm në pikpamjen ligjore, si rrjedhojë nuk sjell asnjë pasojë juridike. Kjo do të thotë se ky emër nuk mund të vendoset në këtë rrugë për shkak se vjen në kundërshtim flagrant me Kodin e Procedurave Administrative, me ligjin për Statusit e Dëshmorit të Atdheut, me ligjin për organizimin dhe funksjonimin e qeverisjes vendore, me ligjin për sistemin e adresave si dhe mbi të gjitha me parimin kushtetues të sigurisë juridike. Këshilli Bashkiak nuk bënë riemërtime rrugësh, por bënë vetëm emërtimin e rrugëve që nuk kanë emër. Para se të bëhej ky akt, duhej diskutuar gjerë me grupet e interesit, ndryshe arbitrariteti i përdorur ka krijuar një problematik serioze konfliktuale mes qytetarëve të Tiranës dhe të zgjedhurve të tyre që shpërdoruan pushtetin dhe nëpërkëmbën ligjin. Mbi të gjitha, nuk mund t’i hiqet dot emri një rruge, një institucioni, një sheshi etj, pa u shfuqizuar më parë akti administrativ i mëparshëm që ka bërë emërtimin e tyre. Pa shfuqizuar më parë vendimin e ish-komitetit Ekzekutiv të Tiranës të vitit 1945, i cili në bazë të ligjit të kohës ka bërë emërtimin e rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit”, nuk mundet të marrësh pas 68 vjetësh një akt tjetër administrativ për t’a dubluar të parin!!
“Serbët” e Tiranës e dinë fort mirë që kjo rrugë, ashtu sikurse puna me “lekun e ri” dhe “lekun e vjetër”, që ka plotë 55 vjet që shqiptarët nuk harrojnë dhe i bëjnë hesapet vetëm me lekun e“vjetër”, nuk do thirret kurrë “Ibrahim Rugova”! Do thirrret dhe do përkujtohet si rruga “Dëshmorët e 4 shkurtit”. Por e rëndësishme për ta është përdhosja e emrit të Ibrahim Rugovës, e mbi të gjitha mbajtja në stanjacion e klimës së urrejtjes në vend, sepse vetëm me këto mjete përligjet dobësia jonë dhe “forca” e millosheviçjanëve me shoqatën e tyre të gjuetisë!
Mbase nuk e kuptova mire,I. Beqirit i dhimset heqja e emrit te rruges apo përdhosja e emrit te I. Rugoves ? Ka kush te ma sqaroje !
Zoti i dhe njeriut Sy per te lexua, dhe Mendje per te kuptuar!!!!!!!
Por me sa duket me ty eshte treguar “doreshtrenguar”…
S’ke çben, çeshtje fati…
Turp i madh pë keshillin bashkiak të Tiranës i cili shkeli me këmbe gjakun e 84 deshmorëve antifashistë duke vendosur emerin e rruges Ibrahim Rugova, dezertorit, mysafirit të Milloshevicit , njeriu që i bente thirrje NATO-s të ndalte bombardimet mbi Serbi etj! Ironike dhe shumë therese që kesaj rruge t’i vihet emëri i nipit të kuislingut dhe kriminelit fashist Xhaferr Deva!
kryeminister i xhafer deves ishte rexhep mitrovica
Se pari nuk jane 84 por shum me pak, dhe se dyti do te duhej te ishin me shume qe te shpetonim nga tortura 45-vjecare. Artikullshkruesi harron viktimat e ‘ bombes ne ambasade” , te gjith intelektual te ndershem dhe mijra viktima te tjera gjate kesaj kohe kur sunduan shoket e atyre qe u pushkatuan me 4 shkurt.
SA TE JETOJ KRIMI DHE KORRUPSIONI NE QEVERI NE TIRANE . NUK LIRI DHE DEMOKRACI PER GJITHE SHQIPTARET, NUK KA PAJTIM DHE VLLAZERIM MES SHQIPTARVE, POR KA GRABITJE DHE VJEDHJE GANGESTERASH, KA KONFLIKTE, KA HASMERI DHE VRASJE MES SHQIPTARVE.VENDIMI I KOMISIONIT ZGJEDHOR TE SHQIPERISE, PER ZGJEDHJET E 26 QERSHORIT 2013. I KOMUNIKUAR DIREKTE NGA I PLOTFUQISHMI DHE KRYETARI SUPREM I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT TE ORGANIZUAR, NE SHQIPERI DHE ME GJERE, dv. SALI BERISHA… SALI BERISHA ESHTE KOMONDANT SUPREM I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERI DHE JASHTE SAJ. TE NDERUAR SHQIPETAR ! TE NDERUAR MIQ TE SHQIPTARVE KUDO NE BOTE ! NDIHMONI SHQIPTARET PER TI SHPETUAR NGA GRUPI KRIMINAL I ORGANIZUAR NGA SALI BERISHA. NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE DHE ME PER FACSUESIT E TIJ GANGESTER HAJDUT NE SHUME SHTETE TE BOTES. ME KOMISIONIN QENDROR ZGJEDHOR I VOTIMIT ESHTE FORMAL. SEPSE KY KOMISJON ZGJEDHOR ESHTE THJESHTE I KRIJUAR NGA GRUPI BERISHA ,VETEM PER TE MASHTRUAR POPULLIN SHQIPTARE DHE OPINJONIN E JASHTEM ,SE NE SHQIPERI KA INSTUTICIONE DEMOKRATIKE. NE FAKT KY KOMISION ZGJEDHOR JANE PERSONA PENGU I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT SALI BERISHA. KETO KOMANDOHEN DIREKT NGA ANA E TIJ , PER TE DEFORMUAR PROCESIN E VOTIMIT TE POPULLIT SHQIPTAR. KESHTU KA VEPRUAR PER SHUME VITE , REZULTATI I VOTIMIT NUK ESHTE PERCAKTUAR NGA VOTIMI I POPULLIT , POR ESHTE MANIPULUAR NGA PERSONAT AUTOR KRIMESH TE KOMISIONIT QENDROR TE VOTIMIT NE SHQIPERI. SALI BERISHA PER 26 QERSHOR 2013, ME KOMISIONIN QENDROR TE VOTIMIT, KA PLANIFIKUAR ME I DHURRUAR PUSHTETIN GRUPIT TE TIJ GANGESTER, PER TE FORMUAR NJE QEVERI TE RE MASHTRUESE KORRUPTIVE. POR JANE PERSONA SHUME TE BESUAR DHE TE KONTROLLUAR PO NGA SALI BERISHA DHE GRUPI I TIJ I ORGANIZUAR KRIMINAL PREJ 23 VITE. KJO OPOZITE E RE QE DO PERFITOJ SI DHURATE PUSHTETIN NGA SALI BERISHA, DO TE QEVERISE NE KOUALICION ME PARTIT FALLSO TE GANGESTERVE POLITIK ILIR META ,KASTRIOT ISLAMIN DHE TE TJERE. SALI BERISHA PER PARTIN DEMOKRATIKE KRIMINALE KORRUPTIVE SHQIPTARE, KA VENDOSUR TA KALOJ NE OPOZITE NE PARLAMENTIN SHQIPETAR. KA PLANIFIKUAR TE JETE SHUME E FUQISHME, ME PARTIT E PA VERTETA, ME SPIUNA INFORMATOR TE TIJ , AI DO TE MARRE 49 % TE DEPUTETEVE NE PARLAMENTIN SHQIPTAR. PRANDAJ TE GJITHE SHQIPTARET E NDERSHEM NUK DUHET TA LEJONE SHTETIN KRIMINAL POLICOR DERI ME 26 QERSHOR 2013. FAKTI ESHTE SE GRUPI GANGESTER FAMILJES BERISHA ME VOTIM TE LIRE TE POPULLIT SHQIPTAR, AI MERRE 6 % NE VOTIME TE SHQIPTARVE. NE QOFTE SE NUK ESHTE I ARRESTUAR, PO QE I ARRESTUAR TE GJITHE KRIMINELET E GRUPIT TIJ LARGOHEN SI LEPUJT NEPER FERRA.
Miri Shkodra!
Dëshmorët e 4 shkurtit ishin pjese e thjeshtë e banoreve tiranas që perjetuan si gjithë populli shqiptar pushtimin fashist. Ata u vrane qellimisht nga nazistët dhe bashkëpunetorët e tyre kolaboracionistë Xhaferr Deva etj ,për të terrorizuar qytetarët e Tiranës për shkak të rezistences së tyre antifashiste! Ne nuk kemi degjuar deri më sot, që ato njerez te pafajshëm kishin lidhje me partinë komuniste. Prandaj mos shkel mbi gjakun e ketyre deshmoreve të cilet u viktimizuan ndoshta dhe nga ish të afërm të tu, të cilët u bashkuan me pushtuesin kunder popullit të vet! Deshiron ti ose jo , populli shqiptar në luften e dyte boterore ishte ne krahun e koalicionit antifashist botëror . Koalicioni boteror fitues denoi ligjerisht dhé moralisht kriminelët e luftes së dytë boterore të cilët t’i i adhuron .
iliri sk
ai qe nuk e kupton apo nuk e ka kuptuar artikullin e I.Beqirit e lexon ate me syte Lulit e te Sales.