Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Serbi, mbi 10 mijë protestues kundër Vuçiçit
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Serbi, mbi 10 mijë protestues kundër Vuçiçit
BoteLajmi i fundit

Serbi, mbi 10 mijë protestues kundër Vuçiçit

Leda Hysa
Published January 20, 2019
Share
SHARE

Më shumë se 10 mijë njerëz marshuan rrugëve të Beogradit mbrëmjen e së shtunës, për të vijuar protestat kundër regjimit të presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë së tij në qeveri “SNS”, duke kërkuar më shumë liri për mediet si parakusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Protestuesit e mbledhur bashkë nga “Aleanca për Serbinë”, një grupim i 30 partive opozitare dhe organizatave të ndryshme, mbanin parulla ku lexohej “Sapo ka nisur” dhe thërrisnin në kor “Vuçiç hajdut”, në të tetën fundjavë radhazi të pakënaqësisë së shprehur përmes demonstratave. Edhe protestat e mëparshme kanë pasur thuajse të njëjtin numër pjesëmarrësish.

“E vetmja kërkesë që ne kemi, është që ky regjim djallëzor të largohet”, tha aktori Branislav Trifunoviç, që iu adresua protestuesve siç ka bërë edhe gjatë javëve të kaluara. “Duam zgjedhje, por liria është mbi gjithçka”, shtoi më tej ai.

Nga zyra e Vuçiçit nuk është lëshuar asnjë reagim. Në të kaluarën, presidenti është shprehur se nuk do të përulet përpara kërkesave të opozitës për reformë zgjedhore dhe përmirësim të lirisë së shtypit, “edhe nëse do të dilnin 5 milionë njerëz në shesh”, por gjithsesi shprehu vullnetin që të testojë popullaritetin e partisë së tij në zgjedhje të parakohshme.

Protestat e fundit vijnë pas vizitës në Beograd të presidentit rus, Vladimir Putin, i mirëpritur gjatë së enjtes nga dhjetëra mijëra njerëz, të mbledhur nga mbarë Serbia.

“Kam ardhur këtu të shpreh pakënaqësinë time me këtë elitë sunduese”, thotë një pensioniste 64-vjeçare, Ljiljana Zivanoviç. “Ata (SNS dhe Vuçiç) kontrollojnë të gjitha mediet. Jam lodhur me korrupsionin e pafund”, shtoi më tej ajo.

Protestat janë përhapur edhe në qytete të tjera të Serbisë, ndërsa të premten u zhvilluan edhe në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh; në qytetin jugor të Nishit dhe disa të tjerë, edhe pse numri i pjesëmarrësve jashtë kryeqytetit mbetet gjithsesi i vogël.

l.h/ dita

Leda Hysa January 20, 2019
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment
  • Lili says:
    January 20, 2019 at 12:56 pm

    pazari iRames me Vuciçin po bjen ,jo per faj tone,po nga protestat e popullit serb.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?