Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Serbi vesh me krenari uniformën e Kosovës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Serbi vesh me krenari uniformën e Kosovës
BoteLajme Flash

Serbi vesh me krenari uniformën e Kosovës

Dita
Published April 11, 2015
Share
SHARE

Anëtarë të Batalionit të Parë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë të Kosovës teknikisht nuk janë ushtarë, por kur Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) të bëhet një ushtri – siç janë zotuar liderët politikë – ata do të jenë.

Anëtarë të FSK. Foto: Zana Cimili

Ndërkohë, këta të rinj dhe të reja të FSK duken dhe veprojnë sipas këtij roli. Ata veshin uniforma luftimi dhe mbajnë armë të ndërhyrjes teksa shkelmojnë dyer dhe pastrojnë dhomat në një ushtrim të fundit stërvitjeje.

Marko Ristiç drejton një grup prej gjashtë shokësh në një ndërtesë të vogël të kuqe.  Duke i ruajtur kurrizin është Liridon Selimi, shoku i tij shqiptar i Kosovës.

Natyrisht, dy ushtarët mund të shkojnë një ditë në luftë së bashku për shtetin flamuri i të cilit është i arnuar në uniformat e tyre.

Ristiç, i moshës 27 vjeç, është një nga 42 serbët që shërbejnë për 3000 të fortët e FSK, përbërë prej 2500 anëtarësh aktivë dhe 500 rezervistësh.

Ndërsa serbët janë të përfaqësuar në institucionet kosovare, përfshirë policinë, të qenët pjesë e FSK përfaqëson një nivel tjetër të zotimit ndaj shtetit.

Edhe kazermat e Ristiç pranë Gjilanit quhen “Newborn,” një pohim për monumentin që simbolizon shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në 2008.

Ristiç nuk ndjen dilema. “Ndihem mirë dhe krenar që jam pjesë e kësaj. Si çdo shtet tjetër në botë, Kosova meriton ushtrinë e saj,” thotë ai.

Kjo deklaratë mund të tmerrojë shumë, ndoshta shumicën, e serbëve të Kosovës, për të cilët  ndërveprimi me institucionet shtetërore të Kosovës në çdo nivel mbeten kontraversale.

Ristiç, megjithatë, nuk vjen nga veriu, ku rezistenca për integrimin në institucionet kosovare është më e ngulitur.

Marko Ristiç. Foto: Zana Cimili

Fshati i tij është Kufc, pranë Novobërdës, një nga pjesët më të përziera etnikisht dhe më në harmoni në vend, ku më shumë serbë janë të gatshëm të përqafojnë jetën në Kosovën e pavarur. Por edhe në Novobërdë, ndjenjat mes serbëve janë të përziera. Në një zgjedhje me balotazh në 2013, qyteti zgjodhi një kryekomunar nga Srpska List e mbështetur prej Beogradit.

Ristiç ishte një nga të parët serb që u përfshi në FSK në 2010. “E pashë që po rekrutonin nga një reklamë në televizion. Kishim hezitim si fillim por vendosëm të shkojmë në kazermat vendase dhe të interesohemi për më shumë informacion,” kujton ai.

Pas diskutimit për rekrutimin me shokët e tij, ai e provoi. “Fillimisht njerëzit në fshatin tonë ishin skeptik për këtë,” thotë ai. Sot, megjithatë, numri i serbëve në forca është më i madh dhe gjërat janë bërë më të lehta.

Ai thotë se shkon mirë me shumicën e rekrutëve të tjerë dhe ka shumë miq në kazermat “Newborn”.

Baba i dy vajzave dhe burimi kryesor i bukës për një familje të madhe prej shtatë personash, Marko thotë se të afërmit e tij i ka me vete.

“Kam marrë mbështetje të plotë nga familja ime në lidhje me pjesëmarrjen në forcat e sigurisë,” thotë ai.

Shoku i tij, Selimi, një veteran prej pesë vjetësh në FSK, thotë se është gjë e mirë që serbët po bashkohen. “Pjesëmarrja e komunitetit serb në forca do të thotë se ata besojnë në këtë uniformë dhe se ata e konsiderojnë ushtri të ardhshme,” thotë ai.

Duke përbërë vetëm 1.6 për qind të FSK, përfaqësimi i serbëve në forcat e armatosura të së ardhmes në Kosovë është ndjeshëm poshtë përqindjes së tyre në popullatën në përgjithësi.

Megjithatë, prania e serbëve është në një farë mënyre e mbresëlënëse. Edhe kur shqiptarët dhe serbët shërbenin bashkë në Ushtrinë Kombëtare Jugosllave marrëdhëniet ishin shpesh të tensionuara.

Zëvendës Gjenerali Kadri Kastrati, komandanti i dalë së fundmi në pension i forcave, thotë se paragjykimet e vjetra po veniten.

“Mund të duket e imagjinueshme për shumë – për shqiptarët dhe serbët që shërbejnë në të njëjtat institucione – duke pasur në mendje të shkuarën, por stereotipat po shuhen,” thotë ai.

Kastrati thotë se rekrutimi i serbëve dhe anëtarëve të tjerë të pakicave minoritare – përfaqësimi i të cilëve në FSKështë i kërkuar nga ligji – mbetet një sfidë, duke fajësuar influencat e jashtme politike.

“Na duhet të investojmë shumë energji dhe këmbëngulje në ndërtimin e marrëdhënieve [me rekrutët] dhe t’i inkurajojmë ata të aplikojnë,” shtoi Kastrati.

Shumica e serbëve mbeten të shqetësuar nga ideja e një ushtrie kosovare. Politikanët në Beograd kanë denoncuar planin për të transformuar FSK në një ushtri si provokuese. E vetmja prani ushtarake që ata do të pranojnë në Kosovë është misioni paqeruajtës i NATOs, KFOR.

Srpska List, grupi kryesor parlamentar serb në Kosovë, 10 nga 120 vendet në parlament, gjithashtu thotë se Kosova nuk ka nevojë për një ushtri.

Marko Jaksiç, një bloger serb në qytetin verior të ndarë të Mitrovicës, e hedh poshtë praninë e serbëve në FSK si një mashtrim.

“Ka një numër simbolik serbësh në forcat e sigurisë, që qeveria në Prishtinë e përdor për të treguar se si serbët në Kosovë marrin pjesë në forca dhe si Kosova është një shoqëri multi-etnike,” thotë ai.

Bojan Stojkovic, nga bastioni serb qendror në Gracanica pranon duke thënë se serbët janë në FSK vetëm për paratë.

Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë një parakalimi | Foto nga : Wikimedia
Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë një parakalimi | Foto nga : Wikimedia

Rrogat në forca fillojnë nga 400 euro në muaj, goxha lart nga mesatarja në Kosovë. “Nëse do të vijë puna për probleme serioze apo për luftë, shumica prej tyre do ta dezertojnë ushtrinë e Kosovës,” parashikon Stojkovic.

Ndërkohë, planet për ta kthyer FSK në një ushtri varen nga vullneti i deputetëve serbë në parlament.

Transformimi ligjor i forcave të sigurisë në një ushtri kërkon ndryshime në kushtetutë, që duhet të mbështetet nga dy e treta e të gjithë deputetëve si dhe nga dy e treta e deputetëve nga komunitetet minoritare.

Të paktën tre deputetë të Srpska List do duhet ta mbështesin ndryshimin.

Ndërsa Srpska List mbetet pjesë e koalicionit aktual qeverisës, nën Isa Mustafën, po kërcënon të tërhiqet pasi lideri i saj, Aleksandër Jabllanoviç, u zhvesh nga posti i tij ministror në fillim të këtij viti.

FSK teorikisht mund të kishte një numër më të madh pjesëmarrësish serbë nëse forca e Mbrojtjes Civile, një formacion i periudhës Jugosllave që vazhdon të operojë në pjesët kryesisht serbe të veriut të Kosovës – do të shpërbëhej.

Në kontekstin e bisedimeve të drejtuara nga BE mes Beogradit dhe Prishtinës, autoritetet kosovare duan që forcat të shfuqizohen. Nuk është e qartë se çfarë do të ndodhi me anëtarët e saj. Por ka raporte se ata mund të përfshihen në FSK, ashtu si oficerët e policisë serbe në veri të Kosovës u integruan në forcat e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, numri i vogël i serbëve që shërbejnë në FSK vazhdon të stërvitet krah për krah me kolegët e tyre shqiptarë, duke ndarë mensat dhe fjetoret dhe duke marrë pjesë në të njëjtat stërvitje.

Ristiç thotë se marrëdhëniet e mira shoqërore janë thelbësore. “Ne rrallë kemi mosmarrëveshje,” thotë ai.

Dita April 11, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
7 Comments
  • [email protected]@n Nolisti says:
    April 11, 2015 at 10:06 pm

    kuaj Troje,ne trojet shqiptare dhe asgje tjeter……

    Reply
  • Marshalla Bereqet says:
    April 12, 2015 at 7:49 am

    Ashtu hyni, ashtu doli kastravec……

    Reply
  • albanopl says:
    April 12, 2015 at 8:47 am

    Marko i ben hyzmetin parase, se kur te vije puna e ha te gjalle me gjithe lecka liridonin kosovar, dhe liridonet e tjere trushplare te kosoves qe nuk nxene mend.

    Reply
  • "Horri i Bulevardit" says:
    April 12, 2015 at 12:09 pm

    Vetem mos e lini mbrapa, mbajeni gjithmone perpara, qe ta shifni cfare ben, se serbit, grekut, maqedonsit, nuk u zihet bese, se sllavi per te arritur qellimin, ta sjell gruan me gjith goc ne krevat.

    Reply
  • Ora says:
    April 12, 2015 at 4:23 pm

    1 serb me uniforme kosovare, ndersa ata kane k/ministrin dhe shume tjere qe nen kostum mbajne uniforma te vjetra serbe.

    Reply
  • Popull says:
    April 13, 2015 at 12:46 am

    Markua eshte si gozhda e Nastradinit!!!!!!

    Reply
  • Vladimir says:
    April 13, 2015 at 9:35 am

    Une e gjej interesant kete shkrim te BIRN. Fakte si ky ngjajne me lulet e para qe çelin e lajmerojne pranveren. Ne, shqiptaret dhe krejt Rajoni kemi aq shume nevoje per bashkepunim, paqe dhe pune. Sot patriotet e vertete jane ata qe sjellin pune, investime, respektojne ligjet, respektojne fqinjin pavarsisht nga kombesia. Virtyti me i madh i yni ka qene e mbetet mikpritja, minoritetet mes shqiptareve historikisht jane ndier mire, jane respektuar e perkrahur. Koha e luftrave eshte mbyllur nje here e pergjithmone, tani eshte ora e punes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?