Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
“Vila e denoncuar nga Bardhi është e Flamur Nokës, ndodhet në Gjirin e Lalzit pranë asaj të Berishës”
Kronike Lajmi i fundit
VIDEO: “Pse Rama nuk ka asnjë lidhje me Enver Hoxhën”, disa mendime mbi dhunën, socializmin e (pa)mundur dhe zaptimin e shtetit nëpërmjet partive
Kendi i Kryeredaktorit Kryesore Lajmi i fundit
“Një gazetar pasanik është një gazetar që qelbet erë, unë do ta pushkatoja”, leksioni i fundit i Montanellit, lista e pagave dhe historia e Senekës
Kendi i Kryeredaktorit
Ushqimi që u shpik shumë pranë Shqipërisë, sot është privilegj i të pasurve
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Shalsi: Dështimi në sektorin energjetik, tjetër arsye për të mos votuar Berishën
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Shalsi: Dështimi në sektorin energjetik, tjetër arsye për të mos votuar Berishën
AktualitetPolitike

Shalsi: Dështimi në sektorin energjetik, tjetër arsye për të mos votuar Berishën

anazapta
Published April 6, 2013
Share
SHARE

Dështimi në sektorin e energjisë është një tjetër arsye për të cilën nuk duhet votuar Berisha, sipas PS. Në një konferencë shtypi, deputeti socialist, Eduard Shalsi, tha se gjatë tetë viteve në pushtet, qeveria e ka rritur çmimin e energjisë me 80 për qind, ndërsa Berisha vijon të flasë për Shqipërinë superfuqi energjetike në rajon.

“Asnjë strategji e mirëfilltë, asnjë program i detajuar, asnjë plan serioz nuk ekziston për këtë sektor të rëndësishëm. Asgjë, përveçse deklaratave të papërgjegjshme të Sali Berishës për Shqipërinë si superfuqi në fushën energjetike apo ideve të çartura të tij si ndërtimi i centralit bërthamor në Shkodër. Ndërkohë që, familjeve shqiptare u duhet të paguajnë fatura të cilat janë gjithnjë e më të shtrenjta, gjithnjë e më të papërballueshme për buxhetet e tyre të brishta. Çmimi i 1kv/h është rritur me 80% në këto 8 vite të keqqeverisjes Berisha, në 2005 ishte 50 lek për kv/h, sot në 2013 është 90 lek për kv/h”, tha Shalsi gjatë fjalës së tij.

Deputetit socialist u ndal në dështimin e CEZ-it dhe koncesionet joefektive. “Humbjet në rrjet jo vetëm që nuk janë ulur, por përkundrazi ato janë kanë kaluar në nivele të paimagjinueshme, 50% në vitin 2012. Abuzimet me faturat aforfe si dhe mbifaturimet kanë qenë në nivele skandaloze. Edhe pse janë dhënë me koncesion mbi 300 HEC-e, vetëm një  numër shumë i vogël i tyre janë në prodhim duke ndikuar shumë pak në plotësimin e nevojave për energji.

Por Shqiptarët duhet të dinë që tashmë paguajnë edhe koston-barrë të marrëveshjes që qeveria e Berishës bëri me CEZ-in, para se ta largonte kompaninë, vendosi uljen e çmimit me të cilin KESH ia shiste CEZ-it energjinë”, u shpreh deputeti socialist.

 

anazapta April 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
4 Comments
  • Aster says:
    April 6, 2013 at 2:19 pm

    Eshte 100 here me mire se çishte o Eduard, po ik se sje per kete pune ti !
    ZAR!

    Reply
    • JOoniEm says:
      April 7, 2013 at 1:24 pm

      jo more ashtu te duket ty e !!
      ik ore se je ti ai qe je zar dhe servil i pd jo ky qe esht ne pun per ate gje !

      Reply
  • Besnik says:
    April 6, 2013 at 5:06 pm

    Eduard ti mos mos fol.Ti vazhdo vidh.Leri te tjeret te punojn dhe gjithcka do eci mbare sigurisht po ndalove te peshtysh mbi punen e te tjerve

    Reply
  • Italia says:
    April 6, 2013 at 5:13 pm

    https://www.youtube.com/watch?v=WLsrXNxYY_8
    BASHKIMI ME ILIR FUNDERRINEN ESHTE TMERR

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?