Një tjetër sulm me armë zjarri në një shkollë amerikane. Ngjarja ka ndodhur dje në shkollën e mesme në Atlanta, Georgia. Sipas informacioneve, të paktën dy persona janë qëlluar me armë zjarri: një mësues dhe një 14-vjeçar, që është plagosur në kokë. Disa prej mediave amerikanë thanë se një person është arrestuar për sulmin, mendohet se është nxënës i shkollës.