SHBA- Tri femra të zhdukura prej 10 vitesh janë gjetur, ndërsa për rrëmbimin e tyre janë vënë në pranga tre vëllezër. Amanda Berry, Gina DeJesus dhe Michelle Knight ishin zhdukur dhjetë vjet më parë në Cliveland, Ohio,, ndërsa ishin ende adoleshente. Sipas mediave amerikane, të cilat ende nuk kanë informacionin e plotë zyrtar, ka qenë pikërisht Amanda Berry, e cila ka telefonuar policinë në një moment që burri që e kishte rrëmbyer ishte larguar nga shtëpia. “Jam Amanda Berry dhe kam 10 vjet që shfaqem si person i zhdukur në televizion”, ka thënë ajo.
Tri vajzat janë zhdukur pak a shumë në të njëjtën kohë, në vitin 2003, jo shumë larg vendit ku u gjetën.
Policia gjeti në shtëpinë ku jetonin vajzat edhe një fëmijë 6 vjeç. Mësohet se vetëm njëri prej tre vëllezërve, një 52-vjeçar, jetonte në shtëpinë ku mbaheshin vajzat.