Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin ambasadat dhe konsullatat në botën islame nëpër botë të dielën pasi ka marrë kërcënime të specifikuara.
Zyrtarë të Departamentit të Shtetit kanë thënë se ata janë duke ndërmarrë masa “të mjaftueshme dhe të kujdesshme”.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Marie Harf, ka cituar informacione që flasin për kërcënim të objekteve të SHBA-së jashtë territorit amerikan.
Ajo ka thënë se disa objekte diplomatike mund të mbesin të mbyllura më shumë se një ditë.
Zyrtarë të tjerë amerikanë kanë thënë se kërcënimi është për botën myslimane, ku e diela është ditë pune.
Misionet diplomatike në Evropë, Amerikën Latine dhe shumë vende të tjera zakonisht janë të mbyllura të dielave. / REL