David Gill, shefi ekzekutiv i Manchester United, njëkohësisht edhe zëvendëspresident i FA (Federata Angleze e Futbollit), ka ardhur në Shqipëri, për të kërkuar përkrahjen e FSHF-së, pasi synon të kandidojë për Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s. Ai është takuar me presidentin Armand Duka dhe sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku. Duka tha se Gill është një personalitet i futbollit dhe si i tillë mund të japë kontribut edhe në UEFA.