Deputeti demokrat, Tritan Shehu, shprehet skeptike për gjetjen e një zgjidhjeje për tre ligjet që janë kush për statusin. Në një intervistë për Ora Neës, Shehu u shpreh se pavarësisht se opozita kërkon të shtojë nga vetja pengesa të paqena, të vetmet janë tre ligjet.
Sipas tij, mosvotimi i këtyre tre ligjeve do të ketë kosto elektorale për PS-në.
“Ne kemi humbur disa shanse që nga 2009. Opozita doli nga shinat institucionale dhe mori përsipër politika të rrugës, që arriti kulmin e agresionit të saj në 21 janar, e që vazhdoi me qëndrime të tjera për t’u përmbyllur me qëndrimin më të fundit, bllokimin e tre ligjeve, duke marrë mbi vete një përgjegjësi të madhe morale dhe politike. Normalisht nuk kishte pse të ishte mision i vështirë, kemi miratuar shumë gjëra me opozitën. Është një qëndrim paradoksal i opozitës, e kam vështirë të bëj parashikime, opozita ka qenë e paparashikueshme në qëndrimet e saj. Shpresoj që Fule të influencojë pozitivisht, por është e vështirë, në Shqipëri ishte Clinton që bëri thirrje qartësisht për këtë gjë dhe prapë Rama qëndron në pozicionin e tij. Të shpresojmë. Të gjithë e dinë se janë vetëm tre ligje, këtë e kanë thënë ndërkombëtarët, kushdo që kërkon të shtojë nga vetja elementë të tjerë nuk di ç’të them. Është një qëndrim krejtësisht i opozitës që bllokon këtë proces. Të gjitha do kenë një kosto të rëndë elektorale për PS, nuk them se do forcohet fitorja jonë, pasi ajo varet nga ajo ç’kemi bërë ne për vendin”, u shpreh Shehu.
Tritan Shehu si politikan eshte mire qe keto deklarata te shkoje ne Lushnje per ti bere dhe jo nga Tirana.Po pse ky zoteri eshte aq miop dhe nuk shikon shkeljen e rende te shefit te tij lidhur me zbatimin e vendimeve te gjykates per qarkun e Fierit?PS nuk thote qe nuk i votojme te tre ligjet por kerkon qe shefi i Tritanit te japi shembullin ne zbatimin e vendimeve te gjykates.