Në këtë projekt ka qenë përfshirë edhe restaurimi i fasadave të jashtme të 14 banesave karakteristike të kësaj rruge, ku bën pjesë dhe godina e 100-vjeçare. Ky restaurim është bërë me një fond prej 279 milionë lekësh të dhënë nga shteti shqiptar.
Ka më pak se dy muaj që ka përfunduar restaurimi i saj e megjithatë një pjesë e tavanit dhe soletës është shembur. Bëhet fjalë për një prej banesave 100-vjeçare në rrugën muze të Gjuhadolit në Shkodër (ose e njohur si pedonalja). Investimi i përfunduar në këtë zonë nuk është përuruar ende, e megjithatë ka nisur të shfaqë probleme. Mbrëmjen e së mërkurës në një nga godinat e rikonstruktuara ka nisur shembja e fasadës, si dhe e një pjesë të tavanit, fatmirësisht pa shkaktuar dëme në njerëz, pasi ka ndodhur përgjatë natës, ndërsa koha me shi ka pakësuar lëvizjet në këtë zonë.
Godina 100-vjeçare, fasada e së cilës është rikonstruktuar, ndodhet në anën e djathtë të rrugës në drejtimin nga katedralja tek Dugajët e reja. Para saj ka gjithashtu një trotuar të rikonstruktuar. Shembja ka nisur nga tavani, i cili ka rënë në trotuar, por ndërkohë probleme ka edhe ana tjetër e shtëpisë, duke qenë se kjo shtëpi nuk banohet.
I pyetur lidhur me ngjarjen, drejtori i monumenteve të kulturës në Shkodër, Ervin Gjini, u shpreh se projekti për rikonstruksionin ka përfshirë vetëm fasadën e banesës 100-vjeçare, dhe jo çatinë e saj, për të cilën i është kërkuar pronarit të ndërhyjë. Ndërkohë, pas shembjes, drejtori tha se do të kërkojë një fond shtesë për ndërhyrje, meqenëse banesa është pjesë e zonës së mbrojtur.
Rruga e Gjuhadolit është pjesë e zonës muzeale të Shkodrës, pjesë e lagjeve të vjetra, ndërsa mbart vlera historike e kulturore. Ajo është rikonstruktuar plotësisht me ndërhyrjen në të gjithë sistemin e kanalizimeve nëntokësore të rrugës me shtrim pllakash dekorative, trotuare, ndriçim karakteristik, vendosje stolash. Një gjë e tillë është mundësuar nga një financim i Këshillit të Evropës me vlerë prej 1.2 milionë eurosh. Në këtë projekt ka qenë përfshirë edhe restaurimi i fasadave të jashtme të 14 banesave karakteristike të kësaj rruge, ku bën pjesë dhe godina e 100-vjeçare. Ky restaurim është bërë me një fond prej 279 milionë lekësh të dhënë nga shteti shqiptar.
Por ngjarja e fundit duket se i ka dhënë të drejtë banorëve të Gjuhadolit, të cilët patën kërkuar informacion publik lidhur me punën që do të kryhej, ata që do të zbatonin projektin, si dhe kontrollin e cilësisë së punimeve. Në fakt, tashmë disa prej banesave të kësaj rruge, megjithëse fasada e tyre është rikonstruktuar, rrezikojnë të humbasin, pasi janë të pabanuara dhe kjo çon në shkatërrimin e tyre. Nga ana tjetër, ka edhe banesa funksionale që s’janë restauruar asnjëherë dhe rrezikojnë vlerat e tyre.
Aktorët shkodranë: Punojmë me rroga qesharake
Çështja e pagës ka qenë objekt i takimit të zhvilluar dje nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura. Bëhet fjalë pikërisht për sistemin e financimit të aktorëve dhe punonjësve të teatrit “Migjeni” të Shkodrës, aktorët e trupës së të cilit janë shprehur se pagat e tyre janë shumë të ulëta dhe nuk ndihen as të motivuar dhe as të vlerësuar në punën që bëjnë. “Megjithëse kemi një jetë në këtë teatër, paguhemi më pak se çdo buxhetor tjetër”, janë shprehur aktorët e njohur të dramës dhe të estradës. Ata kanë kërkuar zgjidhje, ndërsa janë shprehur se është i turpshëm trajtimi financiar i tyre. Aktorët thanë se paga që u jep Bashkia e Shkodrës është shumë e ulët dhe se duhet të merret parasysh puna dhe kontributi që teatri “Migjeni” ka dhënë për artin në Shqipëri, ndërsa Ministria e Kulturës duhet t’i trajtojë me paga dinjitoze.
Vetë kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura, Gëzim Kalaja, tha se do të marrë informacionin e duhur ligjor për problemin e ngritur dhe se kjo çështje do të dërgohet në pushtetin lokal e qendror.
Sikur italianët të prishin Mikelanxhelon…
Është një përgjegjësi direkte e mungesës së shtetit në territor. Është sikur italianët të prishin Mikelanxhelon”. Kështu u shpreh koordinatori i PS-së në qarkun e Elbasanit, Ben Blushi, pasi vizitoi të enjten kishën e Shën e Premtes në Valësh duke parë nga afër dëmtimet e mëdha që iu shkaktuan kësaj kishe gjatë ndërrimit të viteve. Ai e cilësoi këtë akt si një nga krimet më të mëdha që i është bërë pasurisë kombëtare. Dhe fatkeqësisht shteti nuk është vënë në lëvizje. “Të jesh nacionalist, do të thotë të mbrosh kulturën tënde”, nënvizoi Ben Blushi. Ndërkohë, burime nga policia bëjnë të ditur se dyshohet që autor është një banor i zonës, i cili është porositur për të kryer grabitjen e veprës autentike të Onufrit.