Nga Spartak Ngjela
Situata në Shqipëri po rëndohet për ditë e më shumë për korrupsionin; sepse rrethi i investigimit po ngushtohet gjithmonë e më tepër. Dhe ja ç’po ndodh se fundi: sot PD vendosi të hyjë nesër në Parlament, “me amendamente”. Ç’ishte kjo kthesë nga këta “njerëz parimorë”? Është për të qeshur por është brenda tmerrit që po përjeton shoqëria shqiptare. Në fakt skandali i sapo zbuluar i firmës GFI Technologies, që rezulton nga Panama Papers, në lidhje me koncensionin që i ka dhënë Berisha pas humbjes së zgjedhjeve, e ka strukur Saliun në bodrumet e marrëzisë së tij, kurse deputetet, po shkojnë në Parlament nesër. Po Saliu do të shkojë? Nëse shkon, a do të flasë? Me siguri, nëse flet, do të gënjejë me nivelin gënjeshtar të një adoleshenti. Prandaj nesër, ose nuk do të dëgjoni gjë, ose do të dëgjoni gënjeshtra dhe akuza infantile. Por, se mos është hera e parë! Jo, por këtë herë është në hapat e fundit.
Ndërkohë, marrim njoftim se Prokuroria ka filluar hetimet. Gatishmëri e madhe. Por e dini pse? Për të fshirë përgjegjësinë e Saliut në këtë aferë që kap shumën prej 150 milionë Euro. Por e kanë të kotë, çështjet janë të qepura. Shqiptarët të lodhur dhe të mërzitur, po shohin sesi iu kanë fluturuar qindra milionë Euro nëpër offshorët spekulative dhe në bankat e Qipros, nga të zgjedhurit e tyre, që, kur kanë filluar punën e ministrit apo të kryeministri, kishin vetëm dy palë çorape, tre palë pantallona dhe dy xhaketa. Turp i madh.
Çfarë duhet të bëjnë shqiptarët? Asgjë nuk bëjnë dot në këto momente, sepse janë të gjithë këta pushtetarë që kanë forcat politike në dorë dhe, janë “mbjellë nëpër offshoret”, me paratë e shqiptarëve të varfër.
Megjithatë, ashtu si e shpreha: laku po ngushtohet. Nuk dalin dot. Shpejt do të dëgjoni gjithë tablonë mashtruese që ka mbajtur Shqipërinë dhe shqiptarët në këtë gjendje të mjerë për 20 vjet rresht. E kuptoni që hajduti Sali është një 14 vjeçar që, vidhte gjatë natës, dhe ditën identifikonte si hajdutë kundërshtarët e tij? E kuptoni se me këtë njeri që i ka bërë të gjitha, Shqipëria ka kaluar një gjëmë të vërtetë? Me të vrarë, me të fyer, të poshtëruar nga një njeri që ka qenë dhe mbetet të jetë turpi ynë kombëtar.
Ka ardhur fundi. Shqiptarët duhet të jenë të vëmendshëm, se deri tani i kanë lënë të varfër dhe pa atdhe. Po vjen koha që t’u kthehet “atdheu i grabitur” nga vjedhësit që i kanë “qeverisur”, dhe të fillojnë edhe ata jetën normale në Shqipërinë e tyre. / Marrë nga profili në FB
hahahahahah
Sapo e mesova…..
Ky qenka PURO-man!!!!!
PURO-maneve gjiothmone u kam “besuar”!!!!
ju lutem Dita mos merrni keto “xhevahire” te njerez perverse si Ngjala apo lubonja se na kujton enverhoxhen qe me te drejte te pakten keto dy familje I tregoi vendin se e kishin hallall..
shikoni si “ngrifen” neper fuckbook-era keto halera ?
rrugae kombit u vodh hapur gjysem miljardi dollare nga lul berisha..dhe keto monstra presin se do ndodhi dicka…
edhe nje here Dita
mos ngacmoni keto ”..ut” se vjen ere..
I paskeni vene dhe nje puro te goja……
Ky eshte, ndoshta, skandali financiar me i madh qe ndodh ne kurriz te shqiptareve. Deputetet e shumices kuvendore, ne qofte se jane vete te paster, duhet te kerkojne urgjentisht ngritjen e nje komisioni parlamentar per te pare dhe gjetur te verteten. Prokuroria, siç thote me te drejte Z. Ngjela, edhe po e mori ne dore kete çeshtje, do perpiqet ta minimizoje, ose edhe ta mbuloje fare. Deputete! O tani, o kurre! Tregojeni veten se jeni ashtu si flisni! Ne te kunderten, do te futeni edhe ju ne thesin kriminal te Berishes.
KY MUND TE JETE SKANDALI ME I MADH PER IDJOTET,GOMARET ‘GAZETARET’ DHE NGJELAT QE JETOJNE ‘PARAJSEN E BATHORES’ SE BOTA E CIVILIZUAR KA QE NGA 2008 QE JO VETEM PO EVIDENTON TRASFERTAT JASHTE POR ATO TE PA LIGJESHME I KA SEKUESTRUAR DERI 30 PERQIND ATO TE LIGJESHME TAKSUAR E SHUME BANKJERE JANE FUTUR NE BURG———SI DUHEN FUTUR NE BURG FULLANERIJA PROFESORET E KESHILLIT TE MBIKQQQQIRJES E ——Perfshi edhe djalin e Kiço Ngjeles e Vera Pojanit se ka qene MINISTER DREJTESIJE…E nuk na ka thene qe ‘shteti’ i Bathores me cilat vende ka mareveshje per trasparence te trasfertave jashte??!!!
Ata qe flasin pas 25 vjetesh per ‘SKANDALE’ jane o ‘fevzinj’ o idjote o pjese e krimit se shqipetaret e zgjuar nuk presin asgje nga Panamaja !!
Ky ngjela po qe se nuk ka RRJEDHUR le te mos na thote sa ‘DEPUTETE’ ne 25 vjet jane te INKRIMINUAR po le te na thote sa NUK Jne te INKRIMINUAR–Si ish minister i drejtesise se SALISE! Ike pirdhu me gjithe obenjte e tjere prej Blushi e Lubonje se 25 vjet ju ka perdorur dhenderri seb si eunuke te BORDELLOS BATHORE! Reforma radikale sistemit zgjedhor te shperndahet parlamenti me 70 deputete,asnje kandidat nga bandat parti kush ka me teper se 2 legjislatura!
Avokat sei grande!