Ka patur shumë versione e pikëpyetje mbi atë që ndodhi sot në oborrin e kryeministrisë në Tiranë. Ka persona në media e politikë që janë skeptikë për atë që ka ndodhur duke e lidhur kryesisht me figurën e prefektit Dervishi apo ministrit Tahiri, por ka të tjerë në këto grupime e më gjerë që mendojnë se ngjarja është shumë serioze dhe meriton vëmendje maksimale.
Hetimet (nëse nuk degjenerojnë si zakonisht), ndoshta zbardhin realisht atë që ka ndodhur, por ndërkohë ajo që bën përshtypje është se pas zbulimit të sasisë së tritolit të telekomanduar poshtë kryeministrisë, nga Partia Demokratike vjen një deklaratë e papritur.
Keltis Kruja, deputet i Partisë Demokratike, ka dalë në një konferencë për shtyp nga selia blu, ku foli për një ngjarje të inskenuar sipas tij nga Kryeministri dhe ministri i Brendshëm. Sipas Krujës PD-ja ka informacione se gjithçka ka qenë një skenar i parapërgatitur. Kjo deklaratë e PD-së është tepër e pazakontë sidomos sepse erdhi vetëm pak pasi ngjarja kishte ndodhur dhe hetimi i ngjarjes ishte krejt në fillesat e veta. Është e qartë se deputeti Kruja është lexues i deklaratës dhe është Berisha dora vetë hartuesi i saj. Të lind një pyetje: Si e kuptoi Berisha kaq shpejt që gjithçka ishte një teatër i inskenuar?
Përgjigja e kësaj pyetje ka tre opsione logjike:
1. Berisha ka informacione të sakta se është e inskenuar dhe po denoncon aktin
2. Berisha nuk ka asnjë ide nëse është e inskenuar ose jo por bën të vetën në mënyrë populiste
3. Berisha e di mirë se nuk është e inskenuar por është duke mbrojtur dikë.
Le t’i marrim me radhë.
– Në variantin e parë, nëse Berisha ka informacione të sakta që është e inskenuar atëherë minimalisht duhet të vriste mendjen për dekonspirimin ligjor të kësaj skeme që sipas tij është arkitektuar nga Rama-Tahiri. Do mblidhte provat e qarta të inskenimit dhe me siguri që do përfitonte shumë politikisht. Por jo, ai si provë paraqiti disa “informacione informale” vërtetësinë e të cilave nuk është në gjendje të na bindë, por ka nxituar me një alibi të vetën për ngjarjen nga ato tymset e zakonshme të tij duke mos dorëzuar në prokurori asnjë të dhënë.
– Në variantin e dytë nëse Berisha nuk ka asnjë ide dhe informacion mbi këtë ngjarje, mbetet i dyshimtë fakti se si ai pa pasur asnjë informacion kërkon ta bëjë si një ngjarje të inskenuar nga Rama. Në këtë version Berisha po përpiqet që të arrijë qëllime politike duke mos e çarë kokën se kjo lëvizje mund të ndihmojë ndonjë grupim kriminal që mund të ketë orkestruar ngjarjen. Pra praktikisht Berisha është duke dhënë ndihmë të tërthortë për autorët.
– Në variantin e tretë, kur Berisha e di mirë se kush e ka bërë dhe kërkon me çdo kusht ta mbrojë duke orientuar vëmendjen atëherë mund të kemi të bëjmë me një implikim të drejtëpërdrejtë të vetë Berishës.
Këto dyshime ndaj tij vijnë pikërisht nga kjo deklaratë e nxituar dhe me “alibi të gatshme” nga selia e PD-së. Janë vetë ata me nxitimin e tyre që të bëjnë të mendosh se ose kanë dalë mendsh ose një hall e kishin e prandaj dhe u nxituan. Deklarata të ngjason me atë Fax-in e famshëm drejt zyrës së OSBE-së të dalë nga selia e PD-së ku jepeshin të gjitha detajet e vrasjes së Azem Hajdarit vetëm pak minuta pasi kishte ndodhur ngjarja.
***
Dështon atentati te Kryeministria ndaj prefektit të Vlorës
Nga Artur Qoraj dhe Erion Habilaj
Dështon atentati mafioz në Kryeministri ndaj prefektit të Vlorës. Oficeri i Gardës, shefi i njësisë dhe komandanti, shmangin një ngjarje që mund të kishte pasur pasoja të rënda. Poshtë makinës “Peugeot 407”, me targa TR5066N që përdorej nga prefekti Besnik Dervishi, u gjetën në vendin e shoferit, poshtë sediles dhe afër shasisë, 200 gramë eksploziv C4 i lidhur me dy detonatorë dhe një celular të vjetër “Samsung”. Ndërhyrja e shpejtë e Gardës dhe më pas xheniove të RENEA-s, fillimisht me bllokimin e valëve të celularëve dhe më pas me çaktivizimin, bëri të mundur shmangien e tragjedisë. Prefekti sapo kishte zbritur nga makina, kurse shoferi po futej në hyrjen kryesore kur oficeri roje me një pasqyrë konstatoi pakon e dyshimtë dhe lajmëroi eprorët. Prefekti kishte lënë një takim me shefin e Antikorrupsionit në Kryeministri, Ergys Hoxha dhe mjeti kishte leje për të hyrë në institucion. Dervishi u mor në pyetje për 3 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, më pas iu sigurua mbrojtje fizike atij dhe familjes. Grupi hetimor i Prokurorisë dhe Policisë së Shtetit ka ngritur disa pista hetimi, mes të cilave ajo për detyrën, që lidhet me të gjitha procedurat e kryera që zbuluan skandalin e paligjshmërive të pallatit në Ujin e Ftohtë dhe ndërtimet pa leje. Po ashtu hetohen pistat e një atentati edhe ndaj shefit të qeverisë, pasi mjeti po hynte në institucion, ku dhe do parkohej.
Ngjarja te Kryeministria
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 09:30, kur automjeti tip “Peugeot”, me targa TR5066N, në pronësi të Besnik Dervishit, me detyrë prefekt i Vlorës, është drejtuar për të hyrë në mjediset e selisë së Kryeministrisë. Në mjet ndodhej prefekti në vendin e pasagjerit dhe shoferi i tij. Prefekti ka zbritur pikërisht në momentin që mjeti mori kthesën për në hyrje ku ndodhet oficeri, me qëllim që të shkonte për kafe në lokal në pritje të takimit të rezervuar me shefin e Zyrës Antikorrupsion në Kryeministri. Nga kontrolli i specializuar i ushtruar nga efektivat e Gardës në hyrje të zonës së brendshme të Kryeministrisë, është konstatuar se në pjesën e poshtme të automjetit ishte vendosur një objekt i dyshuar si sasi eksplozivi. “Oficerët e Gardës së Republikës i kërkuan drejtuesit dhe pasagjerit të automjetit, të largoheshin nga mjeti si dhe bënë bllokimin e lëvizjes së mjeteve në hyrje të Kryeministrisë. Menjëherë janë njoftuar shërbimet e specializuara të Policisë së Shtetit dhe Njësia Antieksploziv e repartit RENEA si dhe Prokuroria për Krimet e Rënda”, thanë burime zyrtare.
Operacioni i specialeve
Policia ka urdhëruar dhe ka marrë masa të menjëhershme për evakuimin e të gjithë personave rreth vendit të ngjarjes duke siguruar edhe perimetrin e nevojshëm për kryerjen e veprimeve nga ana e ekspertëve antieksploziv. Njëkohësisht u krye bllokimi i valëve të celularëve në atë zonë. Më tej u konstatua se pakoja përmbante pak më shumë se 200 gramë eksploziv plastik, me të cilën ishin lidhur dy kapsolla detonatore dhe një celular. Brenda dy orëve është kryer veprimi nga specialistët e xhenios dhe njësisë antiminë, ku me një pushkë pneumatike është neutralizuar fillimisht mekanizmi dhe më pas çaktivizimi. Mësohet se ndërprerja e valëve të celularit ka kërkuar një kohë për 20 minuta, ndërsa i sigurua edhe perimetri i evakuimit në kryeministri dhe rreth saj.
Hetimet e para
Pas çaktivizimit, është ngritur menjëherë edhe grupi hetimor, në përbërje të të cilit drejtuesit e lartë të policisë, kreu i Tiranës, Ardian Çipa, nëndrejtori i Përgjithshëm, Sokol Bizhga, kreu i Antiterrorit që ndjek rastet e zyrtarëve, kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorë e oficerë gjyqësorë. Kur është verifikuar se mjeti nuk kishte sende të tjera të dyshimta, është kërkuar që prefekti Besnik dervishi të shkonte në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dhënë sqarime. Ka qëndruar për 3 orë në organin e akuzës dhe prezent kanë qenë të gjithë titullarët e policisë dhe prokurorisë. Nëndrejtori Bizhga tha pas seancës së pyetjeve se ‘nuk mund të jepen detaje nga hetimi, por po vlerësohet e gjithë situata me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe autorëve të këtij krimi”.
Rrëfimi i Dervishit
Mësohet se prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi, ka mohuar të ketë pasur kërcënime për detyrën gjatë këtyre dy muajve në post. Gjithashtu ka deklaruar se nuk kishte mosmarrëveshje apo probleme institucionale. Ai nuk ka dhënë deklaratë për mediat pas daljes nga prokuroria, por grupi hetimor e ka dëgjuar për 3 orë me radhë, duke marrë informacion edhe për ndonjë mesazh apo telefonatë anonime dhe kërcënuese. Hetimet janë përqendruar tek një paralajmërim për shkak të detyrës që kryen në kuadër të fushatës së rrafshimit të ndërtimeve pa leje dhe procedurave të tjera si qeveritar vendor dhe atentati po për shkak të detyrës.
Objektivi i atentatit
Burime nga grupi hetimor thanë se qëllimi i autorëve ka qenë dhënia e një mesazhi për të sfiduar shtetin. Por ende nuk mund të thuhet nëse objekt ishte paralajmërimi apo eleminimi fizik i prefektit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Kryeministrisë që mund të gjendeshin pranë mjetit në një moment të caktuar. Autorët mund të kenë pasur dijeni për itinerarin e prefektit gjatë ditës së djeshme dhe kanë vendosur eksplozivin poshtë makinës. Objektivi i parë cilësohet pikërisht prefekti, të cilin autorët e kanë ndjekur në distancë për të aktivizuar me celular edhe lëndën plasëse në një moment të caktuar.
Eksplozivi i përdorur
Sipas ekspertëve dhe specialistëve të fushës, eksplozivi i konstatuar është i llojit C4. Por ekzaminimet e mëtejshme do përcaktojnë nëse ai është më i avancuar, C6, C8 apo C10. Sipas shkallës së numrave, rritja e tyre nënkupton forcën dhe pasojat që ai shkakton. Ky lloj eksplozivi plastik është vdekjeprurës dhe nëse bëhet fjalë për 200 gramë C10, atëherë fuqia e tij përfshin një rreze të konsiderueshme deri në 100 metra, pa llogaritur që shkatërrimi i makinës ku ishte vendosur do të ishte fatal.
Mekanizmi në bombë
Eksplozivi i mbështjellë me letër natriban, ishte mbështetur në faqen anësore me celularin e markës “Samsung”. Forma e lëndës plasëse ka qenë si një simite e shtypur. Por celulari ka qenë i vendosur më së miri, i lidhur fort, që të mos binte apo lëvizte gjatë udhëtimit. Nuk ishte vendosur nga pjesa e poshtme, që mund të goditej nga gurët në rrugë apo të lagej. Celulari ishte i lidhur me dy fije, njëra elektrike dhe tjetra detonatore, që përfundonte si mekanizëm në eksploziv dhe me shkëndijën pas thirrjes në celular të shkaktonte eksplodimin. Celulari ka qenë i vjetër, por bateria e re dhe e plotë, pothuajse e paharxhuar fare. Karta ishte AMC dhe ndaj iu kërkua kompanisë që të zbardhte thirrjet në të. Dyshohet se me telefonin janë kryer thirrje paraprake nga një tjetër celular, për ta provuar kartën e re. Sipas specialistëve, është llogaritur që gjithçka të përfundohej midis intervalit 24-48 orë nga vendosja, pasi edhe bateria nuk mund të shkonte më shumë se tre ditë. Por duke llogaritur edhe të papriturat, autorët mund të kenë bërë llogari këtë hark kohor. Kjo pasi lëkundjet e mjetit mund të rrëzonin eksplozivin nëse lihej më gjatë, ose mund të zbulohej rastësisht.
Kartat e përdorura
Grupi hetimor ka kërkuar me një shkresë të veçantë zbardhjen e kartës telefonike që po ekspertohet nëpërmjet specialistëve të kompanisë celulare. Mendohet se me të janë kryer thirrje nga një numër tjetër, i përket një kompanie celulare shqiptare dhe mund të jetë blerë në tregun e zi, si e paregjistruar. Por nuk ka pasur thirrje gjatë kohës që eksplozivi ka qenë i vendosur dhe i lidhur me detonator. Kurse bateria e telefonit ka qenë plotë. Aktualisht po zbardhet vendi ku është blerë karta, personi që e ka blerë dhe zona nga mund të jenë lëshuar thirrjet e provës. Informacionet janë të rezervuara, por dyshohet se plani kriminal është bërë në Tiranë.
Vendosja e bombës
Prefekti ka dëshmuar se të enjten ka qenë në Vlorë dhe në mbrëmje është kthyer për në Tiranë. Ka mbërritur vonë dhe nuk ka vënë re asgjë të dyshimtë. Është kthyer në shtëpi në zonën e Tiranës së Re, ku ka parkuar mjetin në një parking privat. Në mëngjes ka dalë bashkë me shoferin, për të kryer edhe takimin në Kryeministri që kishte caktuar. Grupi hetimor ka nisur të verifikojë të gjitha kamerat e sigurisë së bizneseve dhe parkingut, dëshmitë e banorëve dhe rojës për të zbuluar se kush ka hyrë dhe dalë gjatë natës. Bateria e paharxhuar sipas specialistëve tregon se bomba është vendosur vetëm pak orë para se të zbulohej nga oficerët e Gardës. Autorët kanë pasur dijeni të plotë se Dervishi do hynte në Kryeministri ditën e djeshme. Një tjetër pistë është vendosja e eksplozivit në Vlorë, para se të nisej për në Tiranë. Por koha e vendosjes nuk është më shumë se intervali kohor i 12 orëve nga gjetja, për shkak se bateria nuk ka lëvizur aspak.
Grupi kriminal
Mendohet të jenë një grup i strukturuar kriminal. Së pari objektivi që kanë zgjedhur. Së dyti vendi ky u zbulua bomba, Kryeministria dhe së treti pasojat që mund të shkaktonte. Një tjetër fakt është se përgatitja e bombave me telekomandë, për më tepër me C4 nuk është një punë e lehtë. Në tregun e zi mund t’i gjesh me një çmim deri në 3 mijë euro. Por kërkon edhe specialistë që llogarisin nga ana matematike, shkencore, apo edhe gjeografike gjithçka me qëllim që të kenë sukses. Në historikun e viteve të fundit, këto bomba përdoren nga grupe kriminale të rrezikshme që paguhen jo pak për të realizuar misionin. Burime policore thanë se autorët kanë qenë në ndjekje të makinës në distancë deri në momentin e fundit. Për këtë shkak në hetime është aktivizuar edhe Njësia e Antiterrorit.
Pistat e dyshuara
Pista kryesore mbetet një hakmarrje e mundshme për të gjithë procesin e nisur nga Qeveria e re kundër paligjshmërive. Në këtë rast procesi i shembjes së ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës, përfshi edhe “Pallatin e Bashës” në Ujin e Ftohtë, objekt për të cilin ka pasur edhe protesta. Duke qenë se në krye të grupit evidentues të ndërtimeve pa leje, por edhe zbulimit të parregullsive dhe dokumentimit të tyre në dosje penale ka qenë prefekti i Vlorës, dyshohet se kjo është pista kryesore. Burime zyrtare thanë se “hetojnë ngjarjen si një paralajmërim dhe eleminim fizik për shkak të detyrës”. Dyshohet se qëllim mund të ketë qenë paralajmërimi i një zyrtari të lartë të qeverisë, eleminimi fizik i tij duke dhënë mesazh të fortë ndaj shtetit dhe krijimi i një situate paqëndrueshmërie të sigurisë së rendit dhe destabiliteti në kuadër edhe të disa nismave antikorrupsion. Pista e fundit mbeten konfliktet që vetë prefekti apo shoferi i tij mund të kenë pasur kohët e fundit edhe jashtë detyrës.
***
Rrëfimi
“Ja si shmangëm atentatin me C4 në Kryeministri”
Flasin Agim Hila, komandanti i Sigurisë së Gardës në Kryeministri dhe Arsen Çela, shefi Njësisë Antieksploziv të Gardës. Nënoficeri te porta dha alarmin.
Nëse do të kishte pasur neglizhencë të masave të sigurisë nga punonjësit e Gardës, ndoshta ngjarja e djeshme do të kishte pasur edhe një bilanc tragjik në rast të një thirrjeje në celularin e lidhur me pakon e bombës C4. Por gatishmëria e oficerëve dhe drejtuesve të Gardës, pavarësisht se rrethimi i hekurt i gardhit është hequr, kanë qenë maksimale. Fillimisht nënoficeri Petrit Doko, zbuloi materialin e dyshimtë poshtë makinës me pasqyrën e kontrollit dhe pajisjen e specializuar, ndërsa më tej njoftoi eprorët e tij, shefin e Xhenios së Gardës, Arsen Çela dhe komandantin e Grupit të Sigurisë së Kryeministrisë, Agim Hila. Edhe pse autorët mund ta aktivizonin thirrjen në distancë përgjatë 20 minutave që u bë çaktivizimi i valëve me aparatura, gardistët punuan që të krijonin rrethin e sigurisë, evakuimin e mjeteve dhe njerëzve dhe njoftuan strukturat përkatëse për marrjen e masave.
“Ne i përgatisim çdo ditë nënoficerët e Gardës që të jenë të gatshëm për situatat e sigurisë dhe të mos neglizhojnë për çdo detaj të dyshimtë. Bëhen trajnime të veçanta për ta. Kjo u tregua edhe ditën e djeshme, kur nënoficeri në shërbim tek dera, konstatoi me pajisjen pasqyrë pakon e dyshimtë”, tregon Arsen Çela, shefi i Xhenios dhe Njësisë Antieksploziv të Gardës. Sipas tij makina ka mbërritur aty diku midis orës 09:20-09:30. Në mjet ishte vetëm shoferi gjatë hyrjes, pasi prefekti kishte zbritur sekonda më parë. “Nënoficeri më njofton menjëherë se diçka kishte në makinë. Mbërrita me urgjencë dhe e verifikova vetë. Dallova pakon me natriban dhe celularin me fije. Dyshova direkt, zbrita menjëherë shoferin nga makina duke krijuar perimetrin e sigurisë dhe njoftova komandantin Agim Hila për të kryer veprimet e tjera”, vijon Çela. Në radio dhe me celularë, janë kryer njoftimet e Policisë së Tiranës, eprorëve, forcave RENEA, Njësisë Antieksploziv me mjete të specializuara. “Veprimet e para ishin marrja e masave të sigurisë, që të krijohej perimetri i duhur. Po kështu u kërkua edhe mbyllja e valëve, që celulari të mos aktivizohej. Më tej mbërritën policia dhe forcat RENEA që punuan për çaktivizimin”, thotë komandanti Hila për gazetën “DITA”. Ai thekson se institucioni i Gardës ka pasur nevojë për rritjen e profesionalizmit dhe ky ka qenë rasti më i mirë për ta treguar. “Masat që merren në çdo rast për sigurinë e Kryeministrisë dhe institucioneve të tjera janë maksimale”, shton komandanti. Kurse shefi i Njësisë Antieksploziv, shpjegon edhe procesin e mëtejshëm. “U deshën gati dy orë që gjithçka të mbyllej me sukses sipas procedurave dhe pa dëme. U krye me një pushkë pneumatike çaktivizimi i celularit me detonatorin, e më tej çaktivizimi i eksplozivit. Ishte një celular i markës Samsung, tip i vjetër, por me baterinë e plotë. Ishte i lidhur me dy fije, i mbështetur mirë me letër natriban që të mos binte. Një nga fijet ishte elektrike dhe tjetra detonatore”, rrëfen Çela. Pas çaktivizimit, është bërë edhe administrimi i provave dhe marrja në pyetje nga grupi hetimor për dhënie sqarime të shoferit dhe prefektit.
Precedentët, Vlora kryeqyteti i atentateve
Vlora mban rekordin e shpërthimeve me eksploziv në vitet e fundit. Ngjarja më e rëndë mbetet padyshim vrasja e gjyqtarit Skerdilajd Konomi, më 9 shtator 2011. Ende dosja nuk ka asnjë autor dhe hetimet vijojnë.
Në të njëjtin vit u hodh në erë Renato Abazi, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit. Ndërkohë që tritol u përdor gjatë muajit qershor 2013, përpara zgjedhjeve, në banesën e Ardian Kollozit, kreut të PD-së Vlorë, sekretarit të Partisë Socialiste dega Vlorë, Kreshnik Tepelena, biznesmenit Ermal Brahimi, si edhe prokurorit të Vlorës, Dorian Tafili. Edhe këto ngjarje janë ende pa autorë.
Në vrasjet pa autorë, dhe më të rëndat të shkaktuara nga shpërthimet me eksploziv, mbetet ajo e biznesmenit palestinez në Tiranë, Anuar Rivzik. Sasia e eksplozivit shpërtheu pak metra në afërsi të selisë së ambasadës amerikane, duke krijuar panik edhe tek banorët në rrugën “Budi”.
Anuar Rizvik, 43 vjeç, humbi jetën nga plagët e rënda të marra në këtë shpërthim. Eksplozivi ishte vendosur në portën e një vile dykatëshe ku banonte palestinezi dhe bashkëshortja e tij.
Mekanizmi i eksplozivit ishte vendosur në mënyrë të atillë, që të vihej në lëvizje pas hapjes së portës, megjithëse ka qenë e pajisur edhe me mekanizmin e komandimit në distancë.
I vendosur në pjesën e jashtme të saj, Rivzik nuk ka pasur mundësinë që ta dallojë atë në momentin që po dilte nga apartamenti i tij.
Por shpërthime me eksploziv me telekomandë ka raste të shpeshta në vend. Në Shkodër, një vit më parë, u ekzekutua një biznesmen. Në Tiranë kanë mbetur të gjymtuar disa persona nga shpërthimet në ecje të automjeteve të tyre. Në Golem, një sasi e konsiderueshme e vendosur në automjetin e kryetarit të komunës nuk shpërtheu. Rastet janë të pafundme. Rezultati që është i njëjtë mbetet vetëm ai, që askush prej atentatorëve nuk është arrestuar.
***
Dervishi, Prefekti në krye të shembjeve të ndërtimeve pa leje, dhe një debat me Gjikën
Në muajin tetor, Besnik Dervishi, me vendim të Këshillit të Ministrave, u emërua prefekt i Qytetit të Vlorës. “Është nder dhe privilegj i madh për mua që marr detyrën e prefektit të Vlorës. Unë këtu shoh të gjithë ekipin që bëri të mundur rilindjen e të gjithë Vlorës dhe gjithë Shqipërisë dhe së bashku do punojmë për ta realizuar”, tha Dervishi kur u bë prezantimi i tij në Vlorë, nga kryeministri Rama. Pas kësaj, Dervishi nisi një aksion i ndihmuar nga INUK dhe policia kundër shembjes së ndërtimeve pa leje. Pak javë më parë, ai ishte në krye të punës për shembjen e një hoteli 7 katësh në bregdetin e Vlorës, ndërsa është personi që ka ndjekur hap pas hapi dosjen për denoncimin e pallatit të vjehrrit të Lulzim Bashës. Një javë më parë, Dervishi pati dhe një replikë të ashpër me kreun e bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Në emisionin “Opinion” në KLAN, Dervishi ishte ftuar për të diskutuar për shembjen e pallatit të Bashës. Dervishi gjatë debatit tha se, “ndërhyrja e shtetit nisi nga Vlora, sepse është ky qytet që ka qenë më shumë i dëmtuar në këto vite nga ndërtimet pa leje”. Kjo bëri që të ndrynte me telefon kreu i bashkisë Gjika dhe t’i kërkonte prefektit të tërhiqte mbrapsht të gjitha ato që tha, sepse ishin mashtrime. Sipas Gjikës, ndërhyrja nisi nga Vlora, sepse ishte Vlora qyteti më pak i dëmtuar. Dervishi në fund i tha se nuk ishte vendi për një debat mes tyre.
Datë lindja: 04.08.1963
Vendlindja: Tiranë
Aktualisht Dervishi është Prefekti i Vlorës, ndërsa njihet për veprimtarinë e tij politike të mëparshme si ministër i Rregullimit të Territorit, deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Vlorës, prefekt i Tiranës, ndërsa në karrierën e hershme ka punuar edhe si gjyqtar, avokat dhe konsulent juridik.
***
Ambasada amerikane paralajmëroi më 26 nëntor qytetarët për shpërthimet e telekomanduara
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një paralajmërim të beftë, ku ka thënë se qytetarët e saj duhet të ruhen nga shpërthimet e telekomanduara nëpër automjete. Njoftimi mban datën 26 nëntor 2013 dhe përveçse në e-mail-et e qytetarëve amerikanë në Shqipëri është publikuar dhe në faqen e ambasadës në gjuhën angleze. Në njoftim thuhet; “Ambasada e SHBA në Tiranë njofton qytetarët amerikanë se në raportet e fundit të mediave theksohet rritja e përdorimit të pajisjeve të vogla shpërthyese të dizajnuara për të shkaktuar dëme kundër individëve në Shqipëri. Viktimat kanë qenë përgjithësisht të përfshirë në biznes apo në konflikte personale. Rritja e përdorimit të këtyre pajisjeve ka shkaktuar shqetësim në mesin e shumë banorëve”. Personeli i ambasadës amerikane është këshilluar që të ushtrojë kujdes në parkimin e automjeteve, në shumë parkime pa shoqërues dhe të përdorin praktikat e shëndosha të sigurisë personale. “Qytetarët e SHBA duhet të monitorojnë lajmet lokale dhe njoftimet e qeverisë shqiptare në lidhje me trazirat e ngjashme. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë për të praktikuar masa të mira të sigurisë personale. Të mbajë një nivel të lartë të vigjilencës dhe të marrin hapat e duhura për të rritur sigurinë tuaj personale”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.
…eshte fare e thjeshte, mjafton ta marrin kte tokmakun ne prokurori dhe te sqarohet
Bomba eshte vendos kur makina ka qene ne parkingun privat -Aty ka kohe te mjaftueshme krimineli per te vendos bomben __Ndaj te kontrollohen kamerat e parkimit por edhe makinat qe jane parkuar ne ate kohe… Aty eshte krimineli
Mos i thoni me doktor ketij muti!
Me thoni shqiptare :Kur kemi filluar ne si komb ti veme minat njeti tjetit e ta kthejme Shqiperine nje kopshte vorrezash? Me ka rastisur te degjoje nje perfaqsues vorrezash te thote :Ne keto 23 vjete jane 3-4 fishuar siperfaqet e vorezave neper qytetet e Shqiperise.Me keto ritme ne 2035 duhet te ndryshoje ligji .Do te vihet ne zbatim djegja dhe me pas groposja e hirit . U be lekura e shqiptarit hob i politikanve .Pse fajsoje politikanet shqiptare ?I jetova ngjarjet e 97 .Makina te blinduara me xhama te zinje nxiten vella vrasjen ne qytetet e vendit .
Tani ka vetem nje shpetim:Ne se nuk e bene qeveria, ruajtjen e sigurise, populli tu turet politikanve .Keshtu ekuacjoni do te kete shenjen e barazimit .
Te pyetet nga hetuesia ky koqa dashnor BQ i Shkelzenit qe ne shkollën e mesme…Shkelzeni dashnorja e Keisit di me shume! Hetuesia ka rast! Do kishim nje Olldash të hedhur ne erë kete rradhe,duket! Hetuesia ka pergjegjesi nese nuk e heton burrin e Shkelzenit!…
Satrapi Berbisha , eshte nje kuceder me shume koke. Duhet t’i priten kokat ,qe te ngulcoje e te vdese dalengadale ,ne te kunderten flaket e pergjakura te gojeve te llahtarshme ,do te vazhdojne te valezojne ne drejtime te panjohura , deri sa te gllaberoje vetvehten e zagaret qe i vene pas.
Me shume ka te ngjare,per mua ,te jete varianti i trete.Ne mos qofte ky mbetet i dyti.Nga varianti i pare nuk del asnje gje,e jo me te nxirret besniku i skalionit te pare te dr mosrtjes,keltis kruja.
Sali zgjyra po e kerkon sherrin si qen.
Persa kohe ky kriminel dhe shpellar eshte i lire vetem pune te liga dhe te zeza di te beje. Edi i ka dhene shume liri krimit dhe kriminelit Berisha, ai eshte i pergatitur edhe per skenare me te rende se ky i sotmi, diktatorit dhe kriminelit duhet ti pritet koka.
kerkojini saliut ta zbardhe ngjarjen meqe pretendon se e di me siguri. po nuk foli dergojeni ne prokurori me akuzen se pengon berjen e drejtesise ( obstruction of justice). easy baby.
“Veiz veizi”? Nje këshillë shume e drejte ajo juaja! Nderime qytetar!
Si ka mundesi qe sa here qe PD eshte ne opozite ka vetem bomba, tanke ,arme ,exsplozive..Berisha e deklaroj ne festen e PD qe te “rrezojme Ramen me dhune” …e kush tjeter mund ta bej kete…
Kjo eshte faza e dyte e luftes kunder korrupsionit. Disave qe ju ka vajtue emri ne Prokurori, ose presin tu veje, tani dy duart per nje koke i kane. Ky aksion terrorist kundra Edi rames do zbulohet, dhe do nxjerri implikimin dhe dirigjimin nga koka te Ministrave qe kane ikur dhe presin arrestimin, pse jo edhe te Berishes.
Po s’e bete Ju , do ta beje bajraktari , i cili nuk duron dot pa pushtet. Sa ikte Berisha
nga pushteti ne te gjithe vendi mbillet tritol. A i mbani mend tritolet ne shtyllat e ten-
sionit te larte e kudo …….
Hajduti bertet gjithmone i pari;- me vodhen!-
Me e poshter nga te gjitha ishte deklarata e PD-se te urryer, qe e paraqiti ngjarjen si inskenim te Edi Rames(!!!!) O njerez kjo deklarate eshte e tmerrshme dhe ne mbrojtje te akteve te tilla, sepse pa u bere hetimet nga institucionet perkatese dhe prokuroria na del me perpara te beje shpifje nje Parti e Poshter e Korruptuar dhe Kriminale sic eshte PD-ja e Berishes, nuk mund te hedhe tymnaja te tilla te qellimshme per te mbuluar shkaktaret e vertete!
Mua me beri pershtypje gjuha konfliktuale, e urrejtjes , e armiqsis nga deklarata e zedhensit te PD-se….
Arrestoni Sali Krimin!…
Per sa kohe do te jete i lire ky Kriminel i vertetuar tashme me dhjetra here per shqiptaret, Shqiperia nuk ka per te pasur qetesi!…
Sali Primitivi prodhon vetem urrejtje dhe konflikte!
Nje K ë r m ë, qe infekton çdo dite Shqiperine!…
Ne qofte se e di te Verteten pse nuk ndihmon me fakte te zbardhet ajo?!…
Kujt i sherben ky Bastard dbe Sharlatan Kriminel Ordiner?….
Shqiperise e shqiptareve jo e jo!…
BERISHA PERDOR CDO VARIANT NE AKTIN E VENIES TE EKPLOZIVIT C4 MAKINES TE PERFEKTIT BESNIK DERVISHIT PARA KRYEMINISTRISE,ISKENIM,POPULIZEM APO MBROJTJE TE AUTORIT QE MUND TE JETE SI NE RASTIN KOSTA TREBICKES DHE SKERDILAJD KONOMI.,KUR DITEN E SHTUNE HIDHET NE ERE PALLATI I LULZIM BASHES DHE MUND TI KENE VENE TRITOLIN ,POR PROKURORIA DUHET TE DALE VETE KONKLUZIONIN DHE JO BERISHA ME MASHEN KELTIS KRUJA ..
Ngjarja meriton seriozitetin e strukturave perkatese.Edhe veç per buonsens PD nuk duhej te nxirrte ne konference shtypi nje Shaban kedo qe te villte pislleqe te tilla,qe s’ia vlen ti degjosh.Si mundet qe opozita,pak ore pas ngjarjes te stimuloje nje akuze kaq te rende?Si ia lejon vetes?Ky lloj lidershipi partiak i ngjan here pijaneceve qe flasin perçart e here plakave llafazane te sokakut,qe marrin ne goje komshinjte sa per te shtyre kohen.Boboboboo,i kishim ne qeveri keta Shabane 8 vjet,mendoni çfare trishtimi!
Bomba ne amasaden sovjetike, armet e fshehra neper kishat… Nuk eshte inskenim i Edi Rames por i ish sigurimsave ne krye te PS dhe atyre qe e manovrojne nga nendheu. Ka ndonje ish-minister te regjimit kriminel ne krye te PS? Edi Rama eshte vetem (ish-piktor) i punesuar si grafik.
O Gjon Çimka (Tartabiqja)! Kete pyetje beja me mire Sali Ram Kastravec Peniciline Berishovskijt! Ai e di mire se kush nga ata qe i ka sherbyer dhe i sherben atij ka qene si ai vete sherbetor i ish sigurimit . Edhe ti mund te jesh nje i tille.
Shume demokrat duhet te shikojne mire se si kane votuar per kete band kriminale. Une desheroj ti pyes. Se ne cfar demokracie nje parti e zgjedhur i ben karshillek krimit ? .
Skenari i saliut dihet se eshtë vetëm ky: te frymezojë ,te nxise e te orkestroje sa me shume akte te tilla. Qëllimi final: te pengoje sa me shume përmbushjen e programit qeveritar,tê tërheqe vemendjen e nderkombetareve dhe brenda vendit duke “shitur”idene e moskontrollit e mosvendosjes se rendit nga qeveria, te manipuloje e perpunoje turmen e militanteve dhe ate pjese injorante te opinionit me idene se dora e forte e rendit eshte vetem lideri i vicidolit sali cub berisha,te aktivizoje grupet e fjetura kriminale etj. Qeveritare dhe pushtetare? Hapni syte,mos tregoni vendin,kohen e levizjes,itinerarin dhe destinacionin. Shtoni masat e kontrollit ne objekte,makina,shtepi etj,sepse saliu dhe krimi do t’ju gostise vazhdimisht me “llokume” dinamiti. Do ta vazhdoje kete skenar deri atehere kur ndonje “llokume” do t’i futet ne prapanicen e tij ose deri ne diten kur do te mare lejen per turizem prapa hekurave!? Mafia e kerkon saliun me cdo kusht ne pushtet dhe per t’ja arritur qellimit do te perdore cdo mjet. Sot kallep eksplozivi plastik, neser banda te armatosura me automatik! Ilaci i te cmendurit eshte “izolimi”. Kete beni dhe mos u merni me serenata!!? Mirupafshim ne gostine e radhes me “llokume” te tjera te saliut !!! Përshendetje “ditas” per sensibilizimin. Kujdes”dita” se ndonje llokume e saliut mund te vije dhe per ju luftetaret e paepur kunder bandes se tij. Ruaj xhoten,edliren,habjonin dhe veten thano!!!
Cfare pergjigje te lesh? Dihet ajo pune eshte e njejta skeme e atentatit te Skerdilajd Konomit nga njerezit mafioze te ish pushtetit te vjeter dhe nga policet e shkarkuar te Flamur Nokes. Sali Berisha po pregatit nje terrorizem te ri ne Shqiperi prandaj Edi Rama do te jete budalla dhe me qafe paste veten po qe se nuk do te beje reformat ne drejtesi dhe te shkaterroje mafien ose do te detyrohet tja lerin shtetin mafies se Sali Berishes rruge tjeter nuk ka.
VR!!! Skenari i saliut dihet se eshtë vetëm ky: te frymezojë ,te nxise e te orkestroje sa me shume akte te tilla. Qëllimi final: te pengoje sa me shume përmbushjen e programit qeveritar,tê tërheqe vemendjen e nderkombetareve dhe brenda vendit duke “shitur”idene e moskontrollit e mosvendosjes se rendit nga qeveria, te manipuloje e perpunoje turmen e militanteve dhe ate pjese injorante te opinionit me idene se dora e forte e rendit eshte vetem lideri i vicidolit sali cub berisha,te aktivizoje grupet e fjetura kriminale etj. Qeveritare dhe pushtetare? Hapni syte,mos tregoni vendin,kohen e levizjes,itinerarin dhe destinacionin. Shtoni masat e kontrollit ne objekte,makina,shtepi etj,sepse saliu dhe krimi do t’ju gostise vazhdimisht me “llokume” dinamiti. Do ta vazhdoje kete skenar deri atehere kur ndonje “llokume” do t’i futet ne prapanicen e tij ose deri ne diten kur do te mare lejen per turizem prapa hekurave!? Mafia e kerkon saliun me cdo kusht ne pushtet dhe per t’ja arritur qellimit do te perdore cdo mjet. Sot kallep eksplozivi plastik, neser banda te armatosura me automatik! Ilaci i te cmendurit eshte “izolimi”. Kete beni dhe mos u merni me serenata!!? Mirupafshim ne gostine e radhes me “llokume” te tjera te saliut !!! Përshendetje “ditas” per sensibilizimin. Kujdes”dita” se ndonje llokume e saliut mund te vije dhe per ju luftetaret e paepur kunder bandes se tij. Ruaj xhoten,edliren,habjonin dhe veten thano!!!
Tërheqje vemëndjeje dhe keshilla profesionisti ato tuajat z. Pellumb. Qeveritaret dhe kundershtaret e saliut si puna e gazetes se nderuar “dita”duhet ti kene ne konsiderate. Përshendetje kolonel!
nuk eshte fare cudi qe cdo gje eshte i skenuar nga sali berisha e filloi punen ne 92 me djegjen e shqiperise vodhi votat dhe krijoji firmat piramidale shkaterroi shtetin dhe ushtrine ne 97 vrau azem hajdarin kreu puc shteti autor vrasjes ne gerdec te 26 personave vodhi votat per kryetar bashkie bashke me lulin e vocerr vrau me 21 janar bemat e ketij mafjozi nuk kan te sosur nisur nga maskaralleqet e kryera natyrisht qe pista sali berisha duhet hetuar po kush ta hetoje ……….
“Preng sherri”? “…natyrisht që pista berisha duhet hetuar po kush ta hetoje…..”? Ke shprehur brengën,merakun dhe kërkesen legjitime te nje qytetari të miré. Mbase do ta degjojne e vlerësojnë “klithmën” tuaj shume njerezore!? Nderime “preng”!
Prokuroria mund te sqaroje vertetesine e ketij fakti dhe mosegzistencen e nje “skene teatrale” sic pretendojne perfaqesuesit dhe “ekspertet” e shpelles se Saliut. Vjen ky vertetim ne rruge zyrtare,,,atehere duhet sqaruar njehere e pergjithmone roli i kesaj “force politike” qe ne te kaluaren dhe ne te sotmen nuk resht “se dituri” autoret e cdo krimi qe ndodh ne kete vend edhe pse keto krime, kane 2 minuta qe kane ndodhur. Fantazia e tyre nuk ka kufij. Flasin per stilolapsa pistolete dhe cadra helmuese,,,,eshte fantazi e njerezve te semure. Jepini ndihmen e duhur ketyre pacienteve.!!
Ore, mire Rama ska bythe ta fusi ne burg, po si nuk doli ndonjeri ti fusi nje plumb pas veshit ketij pleres, dhe te shpetoje ai popull,
Kur u vra Azem Hajdari, Sala e dinte se kush e vrau (se ishin nisur per te vrare Salën dhe jo Azemin) dhe menjehere i dergoi emrat e vrasesve ambasadave ne nje informacion e pergatitur qysh para vrasjes. Tani paska informacione edhe per tritolin e vene tek makina e prefektit te Vlores. Prokuroria te therrase emisarin e Salës, Keltis Kruja, ish prefektin e Tiranes, “shokun” e Shkelzenit, te tregoje per informacionet informale qe ai di dhe i thote në TV.
Terrrrr… terr e terr,terr terr…
Pa eshte thene e sterre thene…
sa t’jete sala neper kembe,
do na marr malli per Hene,
sepse terri,s’ja le vende!…
Bukur “pelivan”! “..do na marë malli për hënë/sepse terri s’ja lë vëndë..”. U emocionova nga metafora juaj! Nderime pelivan!
PD nuk eshte nje parti politike por nje bande mafiozesh dhe e tyrja “opozite e forte” do te thote : terror psikologjik dhe fizik !! Ata kane kapur prej gryke sistemin e drejtesise dhe shume persona te fuqishem ne boten e biznesit dhe te medias,te cilet jane ushtare te bindur ose komandohen nepermjet shantazheve. Eshte shume e dukshme qe kjo bande terroristo-mafioze eshte ende ne pushtet dhe mund te destabilizoj vendin ne cdo moment. Mendoj qe jemi duke perjetuar serialin ” Oktapodi “, familjet mafioze,kupola kunder shtetit ose me mire : tentatives per te krijuar shtet. Uroj qe ne fund te fitoj shteti,te kemi edhe ne nje shtet ne kuptimin me te plote te fjales.
…Te gjithe te indinjuar! Kane te drejte,por nje gje nuk po kuptojne!! Salihu ben detyren sic e ka bere per 23 vjet rresht.Tani qe po pregatitet Europa te na jape ate dreq statusi,Salihu duhet ta sabotoje.Ashtu e ka detyren akoma se keni kuptuar??Une per veten time e pergezoj qe detyrat e tij i ben mesemiri!! Po neve shqiptaret C’bejme?? Keshtu do te leme kete me banden e tij?? Te gjithe e dine se kush i ben keto gjera,por asnje institucion nuk ben detyren e tij! Ateheren cfare eshte?? Cfare imuniuteti ka ky njeri??Kush hesht dhe perse?Ne shtypin e perditeshm para ca ditesh shkruhej se Dritan Dajtin nga burgu pregatitej arratisja e tij nga disa Ruse,ateheren me lind e drejta te pyes: Kush jane keta Rus? Nga i mori te dhenat gazeta qe shkroi keshtu? Ose gazetari ne burg per shpifje,ose te behet publik plani i pregatitur,personat pergjegjes dhe gjithecka qe ka te beje me kete shkrim.
Shtypi jone keto 23 vjet ka bere punen me te keqe pothuajse me shume se vete politika,por tek kjo gazete sikur na eshte krijuar nje besim ne faqet e saj,por edhe kjo sikur nuk i shpie deri ne fund gjerat qe boton,dhe konkretishte: Keni kerkuar nepermjet gazetes te dini ne se e ka thyer filan cek Sali Berisha,prej 20 miljon dollaresh te marre ne dhomat masonike ne France ne vitin 1976 me duket,mirepo qe ateheren e deri me sot asgje.Pra ose ju eshte ndaluar pergjigja nga duar te paduksheme,ose keni genjyer.Neve e dime mire se Sali Berisha ben pjese ne shtetin e thelle,por te kujt?Kujt i ka sherbyer e kujt i sherben? Kujtedo,por vetem vendit te tij jo,kete e kemi te qarte.Neve nga juve presim me shume,ndaj mbetemi me shprese se ne faqet e GAZETES SUAJ DO TE LEXOJME FAKTE DHE JO ALUDIME!!
Po ndiqet e njejta rruge qe u ndoq me familjen Haklaj (per kete do ta pagonte me jete edhe komisar Gani Malushi) dhe autoret dihen por nuk arrestohen.