Është krijuar ideja se, nëse je indiferent, nuk mbështet një forcë politike, nuk punon për ardhjen e saj në pushtet ose do të mbetesh i papunë ose duhet të bësh përpjekje prej gladiatori që t’ia dalësh, të mbash familjen dhe veten më të ardhura.
E dëgjojmë shpesh këtë përfundim, madje dhe e shohim si fenomen. Por sa penalizuse është kjo frymë dhe deri kur do të ecet me militantizëm. Sa prej atyre që janë në pritje të një punë paguajnë para nën dorë për të siguruar një vend që një Zot e di se sa jetëgjatësi do të këtë në të dhe që, mbi të gjitha, nuk ka asnjë garanci që një ditë, nuk do të shfaqet një “mik” më i fortë e ta spostojë njërin për të vendosur tjetrin në një x karrige!?
-Një tjetër qasje e rinisë në Shqipëri, gjë që vihet re edhe në anketat që janë bërë për punësimit është fakti se, shumë prej tyre duan dhe kërkojnë një punë në shtet. “Dua një punë zyre që të jem rehat”, citohet një i ri 26-vjeçar në një pyetësor punësimi. Të jesh 26 vjeç dhe të duash të rrish rehat (!) nuk mund të ketë Tokë që ta mbajë këtë dëshirë të rinisë pasive.
-Ekziston edhe model i keq dhe i gatshëm që në ditët e sotme është shumë e thjeshtë të të dalë përpara syve e të të tundojë. Rrjetet sociale i kanë dhënë mundësi shumë personazheve të shfaqur nga hiçi të krijojnë një jetë luksi brenda Facebook-ut apo Instagramit. Dikush që e sheh, kërkon të jetë si ai apo ajo, që bënë pushime luksoze, lëvizë me makinë shumë të mirë, shfaqet duke bërë blerje të majme në dyqane dhe firma të shtrenjta! Ky është një virus. Janë të shumtë ata që duan të bëhen si shoku apo shoqja, pavarësisht kanë apo nuk kanë aq mundësi ekonomike.
-Në vitin 2008, Ambasada Amerikane në Tiranë e përshkruante kështu popullin tonë: “Shqiptarët janë përtacë të kultivuar ndër shekuj me një ëndërr të madhe për t’u pasuruar në një kohë shumë të shkurtër pa bërë asnjë punë”.
Pavarësisht shpirtit të admirueshëm të sipërmarrësit që kanë treguar disa shqiptarë, ende pas më shumë se 20 vitesh disa ngjarje konfirmojnë ekzistencën e ëndrrës shumë të përhapur për t’u pasuruar brenda natës.
Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike. Përfshirja në aktivitete ilegale si trafikimi i njerëzve dhe armëve është një tjetër provë. Ka shumë shembuj të përditshëm nga shoqëria jonë, të cilat mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion, i cili shkon dorë më dorë së bashku me paratë e lehta. Pyetje është: kur, kur do të ndryshojmë?!
Zonje ju e dini apo beni sikur nuk e dini
se duan te jene rehat se ketu nuk dihet si te merr,
se ketu eshte shume e rralle te “jesh rehat” ndershmerisht
se ketu eshte shume e rralle te besh biznes te ndershem
se ketu eshte shume e rralle te besh karriere ndershmerisht. etj
ketu eshte ngritur servilizmi ne sistem
kemi 140 deputete, te gjithe milonera (me euro) dhe ne te tjeret qe duartrokasim sipas fushates…
dhe femijet e tyre fshijne djerset me kartemonedhe 500 euroshe
te gjitha keto mund të përmblidhen vetëm në një fjalë: Korrupsion?
Zonje e dini apo e dini se ne 25 vjet nuk u denua nje politikan per korrupsion?
Pjesëmarrja masive në skemat piramidale në fund të viteve 1990 ishte prova më tragjike
ishte prova qe ketu nuk prodhohej asgje ne ato vite (dhe as sot) do te thosha une
Ku ishin ata qe e kishin per te detyre te “ruanin” popullin qe i kishte zgjedhur ?
njerzit s’ishin budallenj po dhe per buke s’do vdisnin
“Shqiptarët janë përtacë të kultivuar ndër shekuj me një ëndërr të madhe për t’u pasuruar në një kohë shumë të shkurtër pa bërë asnjë punë”.
Po shqiptaret e Amerikes, italise, gjermanise greqise, zvicres pertace jane ?
si ka mundesi qe sa dalin jashte i shtrohen punes?
Sepse sipas vendit dhe kuvendi
Ketu ha buke vetem i forti, servili, i pakarakteri, te tjeret bejne sehir ose ikin me syte mbrapa siç bene shume nga ne.
Pershendetje
Nje artikull qe perdhos nje komb per te mbrojtur mafien politike dhe ekonomike.Dhe Kjo femer eshte nga ato qe duan pasurim te shpejte.Rruga qe ka zgjedhur eshte e sigurt qe do e pasuroje.
Per percaktimin e ambasades amerikane eshte mire te deklarohet Zoti Lu.Ose ta pergenjeshtroje ose ta argumentoje .Ky eshte nje racism I hapur nje kundershtim te plote me ligjit amerikane.Nje Klu Klu klan he ambasades?
Nuk e marr vesh kete fare autore qe frustrimin e jetes se vet e kthen ne sharje per nje popull te tere….Nuk kuptoj dot as Diten qe lejon provokatore kolektive te shkruajen kesi artikujsh..
Natyra ka ca ligje te saj,qe s`mund t`i ndryshoje njeriu.Vetem 20% e rrushit behet rak,Vetem 20% e kallirit behet mielli,;Vetem 20% e ullirit behet vaj.Kalueshmerine 100% e cpiku regjimi diktatorial,por e zbatoi ne terren regjimi malokar i Vucidolit.Hapja e 40 universiteteve dhe leshimi nen dore i diplomave falco,beri te mundur qe inteligjentet dhe idjotet te perziheshin bashke,(mielli dhe krundet,vaji dhe bersite) te gjithe me diploma ne xhep,te gjithe keta kerkojne pune zyre,qe te jene rehat(!)Ne kete gare per pune zyre ne administrate nuk fiton inteligjenti,qe e ka mbaruar shkollen me hak,ndonjehere edhe jashte Shqiperise.Fiton krunde-bersia,qe i ngjitet Partise si muti pas kepuce dhe vetem kur i shohim ministra,KOPI,hajdute te rinj,te buzeqeshur,elegante,llapaqene,.Ka humbur rraca e analfabeteve,qe shtonin bagetite,ka vajtur kilja mishit 10 mije leke,sa nje dite pune.Po perse duhen shkolluar te gjithe edhe me zor?Po ai po te mori nje diplome ne xhep,nuk te behet fermer,nuk te kap kazmen me dore,nuk vete me bageti,nuk te hyn poshte makines te lyhet me vajra e me grasso.Ai me mire behet hajdut me diplome,me mire shperndan qese hashashi,se sa ta shohe shoqeria( me fat!) me keto punera te rendomta.Problemi i diplomimit 100% te brezave ne vazhdim eshte nje problem kombetar,qe na ktheu perseri ne barazine e vlerave,ne njesimin korruptiv te vlerave.Kjo nuk eshte per tu pershendetur,por eshte per te vene kujen.A do te merreshin rrjetet sociale me Zhelal Mziun,sikur ky te ruante bagetite ne Kala te Dodes?As do ta njihnin fare,sepse ky eshte normalitet.Po kush e detyron nje te ri qyteti te mbareshtroje bageti,te behet stalljer,kur Zhelali ka dy doktorratura,tre mandate si kryetar bashkie,lektor,profesor.akademik.Ai tani sherben si model suksesi dhe katunare e qytetare duan ti ngjajne,qofte edhe duke kopjuar tema doktorraturash si Zhelali.Kjo katrahure vlerash ne vendin tone eshte zgjidhur nga programet humoristike,kurse bota na e ka zgjidhur thjesht fare.Nuk i njeh diplomat shqiptare.Nuk i njeh universitetet shqiptare,nuk e njeh shkollen shqiptare.As titujt shkencore,as ofiqet politike.
Do veni nga do veni prap tek SOCIALIZMH do referoheni.Ky eshte KAPITALIZMI,nuk mbulohet dot muti me shurre.