Foto më sipër, është bërë me smartphone. Nuk gjeta dot ndonjë më profesionale, sepse mediat, folën për aktivitetin, por jo këtë moment. Ja çfarë po thoshte burri në foto, i ftuar për të thënë diçka në ditën e luftës kundër kancerittë gjirit.
Fjalimi i “çuditshëm”
Unë tani jam këtu për të ndarë me ju një moment delikat të jetës sime. Dua t’ju them që kur isha bebe 4 muajshe mbaj mend kur mëmerrte mamaja e më mbante mes gjinjve, dhe unë i lutesha zotit të mbetesha aty,të mbetesha mes gjinjve të mamasë sime. Kur e kam menduar më vonë, besoj se doja që të thithja me kënaqësi përjetësisht nga ky bollëk i mamasë. Sot që jam adult, kuptova qëkam mbetur bebe. Sa herë shoh cica i lutem prapë zotit. I them zotit, bekoji këto gjëra magjike qumësht-bërëse, sepse, nuk mund ta fsheh,më pëlqejnë. Do t’ju lutem tani, do t’ju bëj njëthirrje prej 4 përkatësive të mia, si piktor, si baba, si i dashur, si bashkëshort…
Si piktor, Renuari thoshte se lulet janë si cicat, dhe cicat janë si lulet. Dhe nuk është i vetmi. Renuari, pikturonte vetëm lule.
Si baba, nuk do desha kurrë nuk do desha kurrë që ime bijë të vinte e të më thoshte: Baba, më ndodhi një gjë e tillë…
Si bashkëshort, ju bëjthirrje që të kontrolloheni,se dua që të jem unë i pari që largohet nga kjo jetë, jo ime shoqe. Dua që jeta ime të jetë e plotë.
Si i dashur, nuk do dija nga t’ia nis…
Unë kam humbur mamanë dhe motrën nga kanceri. Prandaj, unë e di humbjen. Dua që të jeni të gjitha të shëndetshme. Ju keni në dorë jetën time si njeri. Që në minutën e parë, unë filloj të jetoj tek gjinjtë tuaj me qumësht. Nuk ka vëlla e bir e baba që do donte të shihte motrën a nënën a bijënpa njërin gji. Nuk është sensualitet. Është dashuri e mirëfilltë.
Filtri mediokër
Këtë fjalim nuk e keni parë në lajme. Sepse mediat, kanë për qëllim të tregojnë kush ishte në presidium e kush “VIP” foli, me standartet e tyre të VIP-ave. Nuk është çudi që të paragjykojnë artistin nga veshja, apo nga terminologjia. Ma do mendja, për shumë gazetarë mediokër, ky qe një fjalim i turpshëm. Mua, më duket poezi.
Unëe mora vesh rastësisht kur pashë Robert Alijan – ai e ka mbajtur këtë fjalim – tëpinte kafe me një të huaj shumë të rëndësishëm, një kafe respekti, pasi i huaji ishte prekur vërtet nga fjalët e tij. Shumë më tepër se thirrjet patetike të “VIP”-ave të tjerë, me të cilat u mbushën mediat. Ndaj nuk u botua as një foto ilustruese e kësaj poezie. Nuk denjoi ta publikonte kush. Për mua, nuk mund tëketë fjalë më të ndjera nga një burrë për kancerin e gjirit. Dhe gratë e vërteta, e kuptojnë.
*Nga rubrika Tarta T’Arta e autorit në DITA
Ska asgje per tu cuditur.Folesi tha nje te vertete dhe beri nje thirje shume kuptimplote.
Shihet background-i i ketij gazetari, Zoti e shkruan me shkronje te vogel “zoti”, produkte komunizmi, si Muçi si Koloroja (ju lutem mos e botoni komentin, se helbete do ta na zemronen keta dy kanakare).
Edhe unë thashë kushedi ç’do ketë thënë, po kur e lexova m’u duk mëse normal.
Tani kot, dihet që ‘artisti më fjalë’s’mbush mirë, po mos i biem gjithmonë në qafë.
Ne poezi mund te jesh gjigant e te luftosh duke i hedhur kundershtarit maja malesh, por poezine qe paraqet nje femije 4 muajsh qe mban mend cicat e memes se vet nuk mund ta gelltis. Figuracionet e atij artisti kaq “te ndjeshem” duken si perpjekje te deshperuara per te qendruar bashke me zotin (nga nje festival i kenges brenda viteve 90 te shekullit te kaluar) . E dua boten pa kufij pengues midis popujve por e urrej deri ne shkaterrim ate bote pa kufij morale te cilen, nepermjet medias, na e paraqisin si parajse!
Po normale kush esht ai mashkull qe i refuzon cicat 😀 😀
E pra,i paska shijuar qe kur ishte kater muajsh!?
Nuk është fakti që i ka shijuar ajo që na lë gojëhapur, por fakti që mban mend që katër muajsh. Kjo po, ta kishim patur këtë fat kushedi ç’poezi do të shkruanim, nga atë që të ngre qimet përpjetë e të frymëzojnë atë farë feje sa t’i ngrijnë buzët në pozicion thithjeje në burim të bollëkut…. Falemnderit për rastin!
Koloreto,leri njerzit te “ushqehen “me cfare te duan dhe sigurisht qe kane humbur mjaft nga kjo poezi e dale nga shpirti qe vetem nje artist e le te dale per te qene dhe prone e te tjereve.
E ku eshte turpi ketu? Turp eshte te vjedhesh. Turp eshte te rrish duarkryq kur sheh njerez qe vuajne. Turp eshte te kritikosh ate gje te mire qe se ben dot vet.
Artistat kane nje lente te vecante ne sy qe te zakonshmit nuk e dallojne. Artistat kane nje fjalor te pasur ne formulimin e frazes ku ngjizen dhe grimca te filozofise se jetes. Artistat kane ate qe nuk e kane politikanet : SHPIRTIN !
Por fjalorin e shpirtit per perkthimin e ndjenjave te tij nuk e perdorin dot te gjithe…pasi ai eshte produktt dhe botim i shpirtit ! Kolo i ka keto aftesi, ndaj dhe arriti te fiksoj kete ‘poezi’, apo kete tablo plot lule-cicash, plot lule-jete, plot lule-blete, plot lule-eve ,…
Sa per median…keta ‘gazetare’ (i futa ne thonjeza se kam frike jane bere nga halli dhe jo nga dashria si m’ate kohe kur konkurohej dhe dilnin vetem sa gishtat e dy duarve gazetare ne vit ) jane rritur me biberona dhe jo me qumesht gjiri meme, jane rritur me koncetrate marketesh te servirura nga dado, dhe per rrjedhoje nuk kane ndjeshmerine njerezore, nuk kane dridhshmerine e shpirtit si te lules nen puhize…Atyre me shume nuk u intereson ajo thithke cice ku kane marre jete e jane ganxhuar me gishta e thonje per te mos u ndare ne femijeri, por nese Rama e Basha i dhane doren njeri-tjetrit, nese Berisha ja hodhi Metes me metafora, nese Kadeli i sheh partite si shtepi publike e shkon ku ka kurva me te ndershme,nese…
Nenat,grate,motrat jane Evat e jetes !!!…Gazetaret jane pecetat e letres ne tavolinat e festes se festes se femrave !!!
zevzek….. bravo te qofte ,paska nivele shqiptaresh ne shqiperi ,mendoj gjithmon se kane mbetur vetem primitivet , sinqerisht qe u befasova me kte pergjigje me nivel human, ne kte realitet kundermues
Ky i ziu Robert paska marre fund me te tera sepse duhej : Ose te deklaronte se kishte bere nje poezi dhe ajo “memorja e 4 mujshit” te ishte metafore, ose te deklarohet psikopat i lindur gje qe me duket se qendron me mire.
MBAKA MENT 4 MUAJSH ROBERT CIMCAKIZI HAHA
Piktori ne fjale eshte thjeshte nje halabak i cili, me fjalime te tilla, gjoja ” moderne ” dhe ” artistike ” mundet te cudise dhe gudulise vetem ksenomanet pa mend. Kam lexuar edhe nje interviste te tij vjet ku perpiqej te hiqej si qytetar e modern dhe fyente artiste te tjere dhe na tregonte me mendjemadhesi se kishte provuar te shkonte ne shtrat me dy femra njeheresh etj. Keta jane halabaket e shek. xxi, te cilet meritojne perbuzje sa here shfaqen me perralla te tilla si kujtesa e cicave te nenes kur ishte 4 muajsh etj.etj.
pervec fjales CICA, qe eshte pak e shkeputur nga terminologjia e Rilindjes (jo Te Edi Rames), cdo gje tjeter me duket politikisht korrekte dhe emocionalisht e aritur, e aprovoj
Roberti ka qene 4 vjec atehere kur enderronte cicat e te emes, jo kater muajsh…
si shkrimi i Koloretos dhe fjalimi i Robertit ( me vjen keq per fatkeqesine qe u ka ndodhur) jane shkurt “koqllek” dhe nuk ja vlen te botohen. Cuditem si redektori i lejon per botim shkime te tilla idioteske
Ku i gjejne keto Qelbesira te jashtme, dhe I degjojne si te jenme perendi.
Po ku eshte poezia ketu!Kjo eshte nje menyre e te folurit shume banale.Nuk duket fjalim per nje semundje kaq te perhapur por ngjason me nje epsh,nje erotizem i tepruar.
I MADH BERT DRAGOTI’…
Me vjen keq qe po ta them ty o gazetar,-e, por ti se bashku me ate te huajin e prekur nga fjalimi i kengetarit, duhet te jeni duke kaluar ndonje gjendje jo te mire psiqike, ashtu si edhe vete kengetari, i cili e shpreh kete ne fjalet dhe historine qe zgjedh te perdore per te percuar mesazhin e tij ne perkrahje te luftes kunder kancerit te gjirit.
Fjala e artistit, i cili perpiqet te tregohet kontravers, eshte pseudo esse bazuar dhe me bosht te vetem cicen si fabrike qumeshti dhe si objekt epshndjelles. Per ta bere me sensibel esse-ne, perdor metafora si ajo e foshnjes 4 vjecare qe i lutet zoti dhe qe kete e mban mend.
Akoma me tutje, keto gazetat dhe mediat tona qe gjejne vend edhe per keto lloj informacionesh…. Tentove te krijosh gravitet per sensibilizim kunder menefregizmit dhe injorances, por nuk ja arrin dot qellimit me mjetet e perdorura. Ne rastin konkret, artisti nuk eshte ne lartesine e duhur dhe nuk perdor mjete te mira shprehjeje artistike.
shume domethenese dhe e gjetur…sikur keta njerez te ishin vertet kolona zanore e jetes tone…dhe jo Saliu..Fatosi,,luli.Edi….
Meqe kanceri i gjirit mund te luftohet me kesij poezishe per “cicat”, mund te degjojme tani ne nje aktivitet tjeter per siden, te dale nje artiste te beje poezi per seksin e meshkujve.
Une isha ne mitingun ne fjale dhe sinqerisht jam emocionuar nga fjala e Robert Aliajt, dhe nuk isha i vetmi. Sigurisht qe e keqja eshte se Roberti mu duk i vetmi njeri normal ne ae turrme dhe per kete eshte per te ardhur keq. Ne nuk na pelqejne njerezit e hapur, te sinqerte dhe te ndershem. Cice nuk e degjova te artikulonte, vetem gjinjte, gjoksi etc po ku eshte e keqja ketu?????