Para disa ditësh, gazeta kosovare online ‘Express’ raportoi mbi një takim që Rexhep Qosja ka patur në selinë e Institutit Albanologjik me hoxhën Shefqet Krasniqi (kush do që të dijë diçka lidhur me qëndrimet e këtij robi, le të futet në Youtube e le të bëjë një kërkim me emrin e tij). Ky i fundit ka qenë i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të vetët, dhe takimi është komentuar si një takim mes dy doktorësh. Në një njoftim për mediat është thënë se “Qosja u dëshiroi mirëseardhje [mysafirëve], dhe e vlerësoi lart punën e palodhshme të Shefqet Krasniqit si dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare e fetare të popullit tonë”.
Lajmi kish një natyrë disi spekulative (gazeta i referohej një njoftimi që ish publikuar në një portal pa emër), por ra në sy se nuk ka patur asnjë përgënjeshtrim nga ana e Qosjes. Nuk pati përgënjeshtrim të tij as pas një editoriali të hidhur të Express-it me titull “A duhet ta marrim seriozisht më Rexhep Qosjen?”, i cili u mor nga disa gazeta të Tiranës. I bie që Qosja ose s’e ka parë të udhës të merret me spekulatorë, ose s’ka gjetur arsye të përgënjeshtrojë një takim që, edhe pse është i sajuar, nuk e komprometon apo njollos atë, ose s’ka patur ç’të përgënjeshtrojë, ngaqë takimi ka ndodhur.
Nëse është kjo e fundit, nëse ka patur pra njimend një takim “të ngrohtë vëllazëror” mes Qosjes e Krasniqit, atëherë kemi të bëjmë me një moment të rëndësishëm në jetën e atij që këtejpari e kanë bërë zakon ta thërrasin me emrin ‘akademik’. Qosja nuk e ka fshehur idenë, madje ka argumentuar, se kombi shqiptar ka një identitet qartazi mysliman e lindor (e ka bërë bujshëm në debatin me Ismail Kadarenë), dhe në këtë pikë nuk është se e ka krejt gabim. Ish menduar, megjithatë, se në këtë mes kishim të bënim thjesht me një pretendim studimor e shkencor të tijin, dhe kaq. Mirëpo, fakti që ai ka vlerësuar lart punën e palodhshme të Shefqet Krasniqit (mos harroni të kërkoni për të në Youtube!) si dhe kontributin e tij të çmueshëm për ngritjen e vlerave kombëtare të popullit tonë, të bën të mendosh se, në studimet që ka bërë, ai ka folur mbi të gjitha për një identitet të tijin, e jo thjesht e vetëm të shqiptarëve.
Dhe është bash me këtë, që Qosja na ka kapur në befasi. Nuk e dinim. E nuk kish pse të mos e dinim, por për këtë është faji i Qosjes, e jo i yni.
epo mjaft ja fute kot …s’e nuk je djale i kot….
Mire e ke Muci! S’pate bythe t’i beje pordhe vagabondit Nano kur ta dhjeu ne mes gjithe gazetareve ( ashtu i do mushka drute )! Te pakten Qosja e ka gjet identitetin kombetar ne rruge akademike nepermjet hulumtimeve, fakteve e provave te pakontestueshme historike dhe shkencore! Po ti kush je qe ta gjykosh!?!?!? 1 mize ne bythe te kalit qe pretendon ta rrezosh se po i pin gjakun?!?! Luanit s’i prishet terezia se lehin qente, o Mu(c)i!
O Muco prap me Qosen ti. Po shko e lexo dicka per Kosoven se me vdiqe me keto analfabetizma. Qosja ka vite qe ka rrjedhur dhe nuk i shkon njeri mbrapa. Eshte si te shkruaje abdi baleta ne shqiperi kur shkruan ai ne Kosove. Vetem ne TR degjojne e mbajne vesh edhe kur i fut ndonje gogesime otomane ai
Epo mir e ka luli MJAFT nuk je djale i kot….je me plot gojen KOQE.
Shefqet Krasniqi ka qene ushtar i UCK-se. Hapni rubrikat e tij me shkrime ne gazeta dhe shihni se c’mendon ai per kombin, integrimin europian, miqesine me SHBa-ne e te tjera tema. Pastaj gjykoni pak kontributin qe ka.
Muhabete odash per nene terezen jane gabim i tij privat, po ruajuni se mos ju incizon kush kur flisni ne oda per ceshtje fetare apo per personalitete te caktuara, se e dime me c’gjuhe flisni.
He mor garip pse nuk m’u pergjigje kur ta dhjeva ne publik? Ik mer andej, se je bere si Henri/Naimi
Po,Qosja s’e ka par fare te udhes(Sic po thoni dhe ju zotri dashakeqas),Qe te meret me spekulator… Turp per ty Nano… Kurre s’ke patur nje opinjon tendin.
Per kombin vetem sa me kalue rrallen.Biseda kryesore e tyre ishte si te forcojm fene islame.
Kur te mbeshtet edhe ky tipi ., shikoje mire shkrimet o Muc se po u kape me burrin qe krenohet çdo shqiptar ,me profesor Qosen , dhe megjithse kam respekt per gucimin Tuaj me kto shkrime nuk je me i kuptushem. Qosja tashme eshte nje nder burrat e medhenj te kombit shqiptar .
O Muço,një pseudoanalist si puna jote për të qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes u turret kolosëve,jo për gjë,por vetëm kështu lexuesit do të lexojnë shkrimet e tij,më fal dokrrat e tij.
Unë kur pashë emrin e Rexhep Qosjes,të them të drejtën thashë të lexoj se ç’shkruhet ose më mirë çfarë ka thënë profesori,kur ç’të shoh,Muçua analizon sjelljen e profesorit duke pasë si burim thënie të shkëputura(edhe këto thënie pa video e audio) dhe kulmon kur thotë se profesori nuk ka përgënjeshtruar!!!
Po pse,me anal-istë rrumpalla si puna jote do të merret ai?
Ky M.Nano me rubriken Zululand po e tregon veten vertete nje peme pa kokrra. Fuqia e tij prej analisti ka ardhur duke rene shume. Nuk e kuptoj DITEN dhe te nderuarin Thano pse e mban akoma ket rubrike kaq te varfer me ide dhe qe nuk sjell asnje risi per lexuesit e saj te shumte.
Sa per shkrimin qe ben per Qosen, i kujtoj atij fabulen e plepit me kungullin….Kur mbiu kungulli afer plepit filloi te leshoi lozen dhe ti ngjitet plepit….do ta kaloi ty o plep mendjemadh,i tha , dhe vertete e leshoi kacoten e vet prej kungulli mbi gjethet e plepit…mire, i tha plepi, vazhdo se shpejt do bjere bryma e te del boja… dhe vertete qe diten e pare qe ra bryma ne vjeshte kungulli u squllas dhe u shua rrafsh me token.Ndersa Plepi mbeti plep dhe vazhdoi te rritet nder vite….
Nano,neqoftese keni mbetur pa pune, lutjuni Berishes, uliu ne gjunje,t’ju fale sakrilegjin me qe ka lene pushtetin dhe t’i shkruash thashethemet, sharjet, shpifjet, ngerdheshjet!.Kjo qe keni shkruare me siper, eshte kotesia e kotesive,ni nuk eshte publicistike investigative, por zbrazje e thesit te marrezive.Me vjen keq per gjendjen tuaj regresive.