Ne si shoqëri vuajmë nga kompleksi se për të vdekurin nuk flitet keq.
Kjo na ka bërë, që ata që shahen, përfliten e përbuzen në të gjallë, befas trajtohen me respekt kur nuk janë më.
E tillë është dhe tentativa për të bërë sikur nuk ekzistojnë dashnoret e personaliteteve që vdesin, apo glorifikimi i atyre që mund të kenë qenë trafikantë e shkelës ligji, vrasës e dhunues, por që ia kanë dalë të imponohen në shoqëri.
Kjo lloj marrëdhënieje ka bërë që shumë njerëz të njohur ikin nga kjo botë me një imazh krejt tjetër nga ai që kanë pasur në të gjallë. Edhe të vdekurit te ne kanë dy fytyra, atë që njihnim para vdekjes e atë që i stisim pas.
Por, ne jemi mësuar me standarte të dyfishta mbi të vërtetën.
Disa vite më parë, diku nga shkurti i 2014-s, kryeministri Rama përshembull u kritikua se pas vdekjes së muzikantit Ibrahim Madhi postoi në Twitter këtë fjali: “Ibrahim Madhi mik i mirë kohësh të vjetra violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë”
Është një frazë e ndjerë për një njeri që Rama mund ta ketë njohur edhe personalisht, por që ka brenda termin fatal “pijetar”.
“Pijetar”, është fjalë e stërholluar për të thënë “pijanec”.
Sido që ta kthesh frazën e Ramës, marrëdhënia e Madhit me pijen mbeti në atë fjalë të fundit të thënë nga Kryeministri për violinistin virtuoz.
Ndoshta të gjithë e mendojnë atë që ka thënë Rama. Por askush nuk e thotë, sidomos post-mortem.
Ky Kryeministër nuk është modeli i fundëm i atij që thotë të vërtetat e kësaj shoqërie troç, sa herë i jepet rasti.
Edhe ai hesht shpesh kur duhet të flasë ose përdor fjalë të stërholluara për të fshehur atë që të gjithë e dimë se është e vërtetë.
Nëse duhet ta gjykojmë për atë që shkroi në këtë rast, mund ta bëjmë jo se shkroi “keq” për një të vdekur, por kur operon me dopjo standarte; kur jo të gjithë hajdutët i thërret hajdutë, jo të gjithë të korruptuarit i thërret të korruptuar, e jo të tërë pijanecët i thërret pijetarë.
I vetmi kriter për ta gjykuar atë frazë të Kryeministrit, është duke menduar nëse vetë i ndjeri do buzëqeshte apo do inatosej me atë dedikim.
Unë nuk e kam njohur personalisht Madhin. Por, duke gjykuar me shpirtmadhësinë e artistit e të pijanecit, besoj se ka shumë mundësi që ai të kishte buzëqeshur pa thënë ndonjë fjalë.
Koloreto Cukali / Dita
Njerezit me shpirt te madh pine ! Pine se mendimet e tyre dhe ndjenjat e tyre krahasuar me realitetin banal nuk perputhen aspak ! Mund te kene zhgenjimet e tyre ne jete, mund te mos ndihen te vleresuar me te vertete etc, etc..
Pine edhe njerezit me shpir te vogel dhe ordinerel Keta edhe mund te quhen pijanece.
Nje artist i madh si Ibrahim Madhi nuk mund te gjykohet. Dhe ne kete rast Rama nuk e ka gjykuar apo me ndonje konotacion gjykimi negativ. E la quajtur “violinist virtuoz dhe pijetar virtuoz”. Prapashtesa me “tar”, si: luftetar, dijetar, lundertar etc.,,Rest in Peace Ibrahim!
Rama eshte i sinqerte. Ka deshiren te jete i vecante kur flet per njerezit. Dhe ne kete kontekst ka thene dicka qe nuk ka pse skandalizon askend.
Edhe ne varrimin e Olldashit fjala e Rames ishte me e vecanta, me e sinqerta. Mendoj se edhe autori Cukali kete ka dashur te thote.
Respekte Dita
E thirri një herë Dritëro Agollin Komandanti (Enver Hoxha) dhe i tërhoqi vërejtje: “Më kanë thënë se ti Dritëro pi pak raki”.
“Të kanë gënjyer, iu përgjigj Dritëroi, unë pij shumë raki por vetëm rakinë e bërë nga pjergulla e babait tim”.
Ka shumë burra të mençëm e të ndershëm si Dritëroi, Ibrahim Madhi e qindra të tjerë o Koloret, që e pijnë rakinë me opingë por janë virtuozë, kollosë, nuk i bien qylit e nuk i bien më qafë apo të shqetësojnë të tjerët.
Dikur Dritëroi ka shkruar: “E ç’dreq poeti është ai që s’di të pijë një gotë raki e të ngrejë me Popullin një dolli”?
O IDIOT PIJETAR VIRTUOZ , NUK KA LIDHJE ME PIJEN, POR NE KUPTIMIN NJE MJESHTER I MADHE I DEHUR MBASA MUZIKES.
KY ESHTE KUPTIMI I FJALES, POR JU NUK KUPTONI FJALORIN E EDI RAMES
Qenke fantastik fare ti dada! haha ! Nuk e dija qe pijetar virtupz i thenkan nje njeriu te dehur mbas muzikes! C’ja fut kot o dada!
zoti cukal, me respektin per pjesen me te madhe te shkrimeve te tua, sidomos te atyre qe te paraprine per t’u futur ne kete median tone mjerane, edhe mund ta kishe kursyer termin ”termin fatal pijetar” qe ke perdorur ne shkrim. per mua ai nuk ishte term fatal, por ishte nje kompliment i pamate per ibrahim madhin, nje term ala francez i tipit ”e kishte njerin sy aq te bukur sa tjetri nuk ia hiqte veshtrimin” (perkufizim per nje vajze me sy te shtrember). rama nuk thote ”violinisti virtuoz dhe pijetar”, cka me te vertete do ta rendonte frazen, por thote ”violinisti dhe pijetari virtuoz”, pra dy virtuozitete se bashku. mendoj se ju qe modeloni mendimin publik duket te kujdeseni dhe te mendoheni pafund perpara se te merrni penen. e ke njollosur kot ramen.
E kam njohur te ndjerin Ibrahim Madhi si njeri dhe si violinist, por ajo qe me ka bere me shume pershtypje eshte fakti qe nje violinist kaq virtuoz dhe i famshem ishte nje njeri kaq i mire dhe i thjeshte. Allahu i Madheruar e meshirofte.
Nje vezhgim i holle i çeshtjes se dy standarteve qe shoqeria jone ka per personin para dhe pas vdekjes. Mendoj se respekti per te vdekurin duhet te jete, pavaresishte jetes se tij ( pasi thjesht, ai nuk eshte me), por nese analizohet jeta, atehere do folur troç.
Ngushellime familjes per humbjen e te dashurit te tyre.
Virtuozitetin qe kishte ne vijolin dhe kulturen njerzore e shoqerore nuk ja prish aspak nje batute dashamirese e Kryeministrit Rama, por me shume e fyen famijen e te ndjerit gazeta RD, fosile e komunizmit, kur etiketon “pijanec” ne gojen e Rames, per nje gje te tille qe nuk e ka thene.
Ne te gjithe boten kane pire dhe do te pijne koka te medha e te vogla, por ishalla nuk degjojme te kete ne te gjithe boten gazete RD se luftra botrore do te beheshin.Sa qesharak dhe te peshtire per rastin e te ndierit Madhi nuk mund te fitohet kredo politike.
Rama thote per te ndjerin Madhi PIJETAR duke patur parasysh pijen se ashtu e ka njohur. Por me groteske eshte perpjekja e disave qe perpiqen te bejne perkthim shqip-shqip e ta zbukurojne si psh. 1-Pijanecet njerez shpirtmedhenj, apo 2-Me pije Rama kupton muziken. Do dale ndonje qe te beje dhe llustrime te tjera por mos lodhen kot se me bojaxhi se Rama nuk behen dot se Rama e profesion.
O Edi Rama, nuk gjete durimin te mos shkruaje aq ndyre per vesin, sa dhe mire per vyrtytin ? Dhe kur, ne momentin qe nje qenie njerezore si Ibrahim Madhi ndahet nga ne ?
Por kot merzitemi me ty, ne. Edhe ty si njeri e si artist ke pjerdhjet e tua.
Nese ne s’jemi mesuar ende me to, s’eshte faji yt.
Megjithate i ndjeri Madhi mbetet nje artist i madh. Ngushellime familjes, I ndritte shpirti.
Keto nuk jane raste per te shpalosur krijomtarine letrare. Mendoj se njeriu duhet ti permbahet kodeve te caktuara zakonore, per me teper kur ky eshte dhe kryeminister. Eshte e kote ti hyme analizes mbi kuptimin e vdekjes…Por kryeministri nese nuk e ndjen veten ne lartesine e kerkuar morale, me mire te heshte dhe te merret ne vend me punet teknike te shtetit, se aty jam i bindur qe e gjen veten me mire.
Rama o njerez, kur ka thene per babën e tij qe ishte dashnor i gruas se tij dhe prind i femijes se tij, mos e paragjykoni per rastin fjales pijetar ndaj te madhit Madhi. Ky ehste Edi Rama, nje lloj llapaqeni i rritur ne familje qe nuk i ka munguar asgje edhe per shkak te sherbimeve speciale qe ka bere i ati i tij si firmetar vendimesh internimi e pushkatimi njerezsh te pafajshem ne dikatature
“Ibrahim Madhi mik i mirë kohësh të vjetra violinist e pijetar virtuoz iku pa zhurmë duke lënë pas shijen e muzikës e të bisedës pa zhurmë”.
Une i njoh si Madhin edhe Ramen, si dhe kafen te Lidhja e Shkrimtareve. Njoh shume artiste te vertete shqiptare si Ferdinand Deda etj., etj.
Per te mos u zgjatur dua te them se: percaktimi i Rames per Madhin eshte aq i bukur, i thelle, elegant, i paster sa eshte edhe vellua per nusen. Vellua eshte nje re e bardhe pa te cilen nuk mund te kete kuptim statura e nuses tradicionale. Dhe muzika shqiptare nuk mund te kete vlere pa Ibrahim Madhin.
Hem Kloreto – Hem Cukal!
Me thene te drejten me pelqen jasht mase ” sui generis”-mi i kryeministrit RAMA !!
Asgje nuk kopjon, asgje nuk perserit , batutat e tij jane nxjerre nga ”praxis,, i shoqeri-
se sone dhe vec humorit kane edhe kritiken therese ndaj mediokritetit e dallkaukesise
te atyre ish-qeveritareve qe lane pushtetin por qe vazhdojne te jene ”afendikoj” !!!
SHIKONI SA I MADH ESHTE RAMA…PA FYER SKEND, PERKUNDRAZI… VETEM ME NJE FRAZE, KA VENE GJITHE SHQIPERINE NE DEBAT PER TE ANALIZUAR TERMIN “PIETAR”.
KAQ EFIKASE ISHTE AJO FRAZE SA NJERZIT HAROJNE QE SOT DUHET FOLUR VETEM PER NJE MUZIKANT TE MUNGUAR…I LUTEM ZOTIT TE MOS LEXOJ SOT KOMENTET E …SKYPE!
Cfare servilash dhe sharlatanesh qe ka kjo bote . Edi rama ska nevoj per ju mor legena me shkolle, ai eshte psikopat i pandreqshem dhe i pa pergjegjashem.Mjere ne qe e kemi per krye..ar se nuk dihet ku do vemi dhe si do vemi.Historia e ka vertetuar se kur ne krye ke nje psikopat perfundon keq si gjermania naziste italia fashiste dhe shqiperia apo rumania apo rusia etj me komunistat ne krye.
Ibrahim Madhi do te kujtohet si i MADH dhe jo ndryshe le te thone cte duan njerez te pafytyre e qe bejne filozofira te kota
Kur vdes njeriur i kujtoheb zakonisht e thuajse fjithnje cilesi qe u behne nder. Ndah dhe une mendoj se Rama nuk ka dashur ta quaj piketar por ndishra, them une, dijetar? Me ndjeni por nuk arrih te pranoj qe pas vdekjes, te them per dike se ishre qejfllu femeash, pije, drige…
E pse te fshihet?
Ibrahim Madhi vdiq nga pija dhe te gjithe e dine se ishte kampion i saj prej 30 vjetesh.
Pra ishte virtuoz ne violine dhe pijetar i pangopur.
Dhe pija i mori jeten.
Kjo eshte e verteta dhe nuk duhet mohuar.
Te tjerat,jane ashtu siç thote,Koloreto !
Ibrahim Madhi ishte dhe mbeti i madh si vete mbiemri qe mbante. Nje violinist virtuoz, nje artist i perkryer, nje njeri i mrekullueshem.
Ky shkrim i gazetar Cukalit qe kerkon te na lartesoje figuren e kryeministrit me kete lloj gafe, eshte nje lloj servilizmi mediatik i panevojshem.
Pija nuk ka pse te quhet ves deri ne ate moment qe nuk kthehesh ne sarahosh apo lolo. Pijanece apo pijetar jane ata qe mbeten ne tavolinat e lokaleve apo gdhihen rrugeve, bejne sherre e shamata dhe lene familjet pa buke duke pire dhe u dehur.
Jo zoti gazetar! Ibrahim Madhi, ndjese te kete dhe i qofte balta e lehte, ishte zotni ne kuptimin me te plote te kesaj fjale, sikunder Driteroi i letrave shqipe, Kadri Roshi dhe plot njerez te medhenj qe pijen e kane si shoqeruese te miqesise dhe muhabetit.
Por keto nuk kane pse thuhen diten e ndarjes nga jeta dhe megjithe respektin qe mund te kem per kryeministrin, ky eshte nje cinizem foshnjarak.
Ka plot gjera te tjera dhe jo thjeshte per kortezi, qe mund e thuhen per kete profesor te violines dhe Artist te Popullit..
Koloreta ka bere nje hap prapa me kete shkrim.Une jam nje lexues i shkrimeve te saj pasi ajo kap gjera te cilat jo te gjithe i kapin.Do ti kujtoje Koloretes fjalimin e Fan Nolit ne nje pervjetor te Vatres,i cili flet hapur me sinqeritet dhe i thot gjerat fisnikce pa ligesi apo tendence poshteruese per mikun, te madhin Faik Konica.”Nuk kishte asnje mik Faiku,dhe kur e bente nje te tille,te nesermen prishej”..tha Noli.Pyetja eshte :A e tha per ta poshteruar apo e tha se fisniket nuk bejne zbukurime por e thone realitetin dhe te verteten per kedo ashtu sic eshte.Rama ka thene thjesht nje te vertete ne menyren me fisnike.
Nuk eshte rasti ketu per tu dukur origjinal.Lajthitjet artistike mund t`i deklamoje ne nje grup miqsh dhe le te marre noten maximale.Me te tilla budalliqe i doli boja edhe Fatos Nanos.
Sa mire SALA nuk pin vetem han por han shume ama sidomos e ka shume qejf mishin e njeriut
O Koloreto,ne fakt Rama si duket ka qene i vemendshem ne nje interviste te vjeter qe e mbaj mend dhe une.Ta tregoj zanafillen,jo per te mbrojtur Ramen,por edhe per vete.Ne ate interviste ishte vetem Sadija,gruaja e Driteroit dhe kur e pyet intervistuesi se a e pi Driteroi rakine,ajo shkodrane e zgjuar me humor i thote qe Driteroi e pi rakine se ndryshe nga pijanecet ai eshte pijetar…Une kisha afer nje burrin e kusherires se babait,qe edhe ai pinte rregullisht dhe nuk eshte me,ndjese paste,dhe me thoshte gjithmone,si tha ajo,eshte pijetar,jo pijanec;edhe une keshtu jam,pijetar – me thgoshte dhe kenaqej nga kjo shprehje…Po ka ndryshim te madh Koloreto,se shqipja ka ngjyra fantastike,ti thuash tjetrit pijetar nuk nenkupton pijanec….Ka njerez qe rakia i ben te ndizen,i ben me hokatare,me te çliret,ua nxeh kraharorin dhe i çliron nga druajtja.Ketu kuptimi i Sadijes o Koloreto,ketu besoj edhe Rama eshte perqendruar.
Cili eshte mendimi i Balles per kete thenie
A do te ndikoje kjo ne nencmimin e lekut?Duhet pyetur Bodia pa shohim
Gjuha e komunikimit e Rames eshte ne harmoni me te folmen popullore korrekte . Ka pak shqiptare , qe e perdorin kete gjuhe oratorike . Shtoi kesaj dhe afinitetin , qe krijon Rama, me njerzit , komunikimi behe rezultativ . Besoj I ke parasysh diferencat e fjalimeve elektorale te Rames , neper sheshe . Krahasoi me ato te oponenteve te tij dhe te del perfundimi I duhur . Per ta kujtuar , nuk do te jete larg fushata elektorale dhe regjistro nje fjalim te personazhit , qe je duke qeendesir . Po te mos ishte fjala e zgjedhur “Pijetar ” pijanecet do te konsideroheshin kronike Po ti , Colorato , bisedon me ndonje burre ose grua , qe kane nje gote perpara ? Si I quan “Pijanece?Je nxituar . Zgalem
Shkrimi më duket i goditur dhe me vend.
Gjuha e Ramës dhe mënyra e tij e komunikimit shpesh herë lë shumë për të dëshiruar. Herë-herë ajo stonon dhe arrin deri aty sa bëhet e papranueshme për dëgjuesin. Dëshmi e gjallë e këtij pohimi është pshm. largimi i studentëve nga salla gjatë diskutimit të fundit.
Të ndjerin Ibrahim Madhi e kam pas njohur thjeshtë si deputet i zonës ku banoja. Njeri mjaft i edukuar dhe i respektueshëm nga të gjithë. Që ishte i talentuar si muzikant këtë e dinte kushdo. Ajo që më bën përshtypje është shprehja “pijetor”. Kurrë nuk kam dëgjuar dicka të tillë për të. Për të tillë kishim “dirigjentin” rekordmen, por jo violinistin.
E sajuar apo jo, pak rëndësi ka. Një njeri i mencur zakonisht tregohet gjithmone i kujdesshem me thenie te tilla. Mund t’i ketë ngelur kunj kohë më përpara dhe e ka shfaqur në momentin më të pavolitshëm për të. Druaj se Rama e ka sedrën e sëmurë.
Ja pshm. një thënie e tij për Vaçe Zelën: Kur këndonte Vaçe Zela, bota ishte bardh e zi. Edhe ekrani ishte bardh e zi dhe i vetmi rrjet që lidhte figurën dhe zërin e saj me këtë vend ishte rrjeti i një propagande bardh e zi.
Nje shkrim; PAK e SAKT- i Koloreto Cukalit!
I paherruar violinisti ralle- Ibrahim Madhi.
Nga rrespekti,per penen e Koloreto Cukalit,ndjek cdo shkrim te tij.
Sot dyfish, se permendete figuren e nje kryeministri, si Z.Edi Rama. them se s’ka bere asnje “gafe” apo shpreheie pavend,asnjeri;autori sa gazetari,perkundrazi ;-pijetar-eshte nje thenie per nje,qe di te pije,pijen alkolike.Nuk thote pijanec.Po te shprehej ashtu do kritikohej.
Po ajo qe duhet theksuar per kete shkrim them se; jane komentet,thuajse te gjitha,njeri me i mire se tjetri,me nonje perjashtim te nonje te politizuar….
I perjetshem kujtimi te ndeirit e te rallit violinist,sa NJERI, i paharuari Ibrahim Madhi.
Faleminderi te gjitheve sa Koloreto Cukallin,qe e kam dobesi per PENEN,une,kaluar moshen e gjyshit tij…
Pasuesi Veteran.
Toronto02-01-2019 Guri Naimit D.(Dh.Xh.)
Pija e fisnikeron njeriun qe din te pije ne masen e duhur.
Driteroi i madh, ne nje moment qe kishte pire dhe po bente shuren rreze nje rrapi shekullor beri nje vjershe momentale:
Rrap o rrap i zi, ti pi shurrë une pi raki.