Një prononcim i deputetit demokrat Florion Mima, ish-zëvëndësministër financash në qeverisjen Berisha, dhënë për revistën Java të së shtunës së kaluar, mund të vlejë për dy gjëra: e para, për të vërtetuar dhe njëherë se vërtet njeriu mbetet një qenie plot mistere, sidomos kur është fjala për paradokset që e shoqërojnë në sjellet e tij; dhe e dyta, për faktin se Partia Demokratike po humbet laryshinë e natyrshme të ngjyrave, nuancave; atë lloj mozaiku që karakterizon një organizëm të caktuar, ku paçka kauzës dhe objektivave të përbashkëta, jo të gjithë kontribuojnë njësoj, pasi jo të gjithë gazojnë tipare, formime dhe karakteristika të njëjta. E për të qenë më i shkoqur në të dyja aspektet:
Florion Mima, edhe për shkak të një prejardhjeje qytetare, djali i një prej kolosëve te skenës dhe ekranit, Prokop Mimës, me pamjen e një të urti e babaxhani, të vjen si një njeri më tepër i punës se i llafeve, serioz, racional, i përmbajtur e kompetent, që bën diferencën me pjesën e lumpen-proletariatit të një partie politike këtejpari. Por gjithë ky vizatim monumental i tij, të ngjan me një zhgarravinë më pas kur e dëgjon, sidomos kur tenton të bëjë më tepër politikanin sesa ekspertin e financave. Vështirë ta thuash nëse gëzon një çmim më të lartë si personalitet, por që ndodhet në kohën e vendin e gabuar; apo se kaq i ka limitet e personalitetit, e vetëm ca detaje me mungesë thelbi e bëjnë të jetë në një gjatësi vale me nivelin më të rëndomtë që përfaqson ligjërimin politik të PD-së?! Tek prononcimi i tij në Java, nga njëra anë, rezultatin e 23 qershorit e ka përshkruar si “komandë, si urdhër të sovranit për të përshpejtuar reformat, për të rritur tempin dhe thellësinë e tyre (sa bukur!), e nga ana tjetër i konsideron si të blera votat e asaj dite. Po ashtu, pretendon me plot të drejtë se mazhoranca duhet të shprehë dëshirë për bashkëpunim me opozitën, e nga ana tjetër zgjedh fjalorin më të rëndë e me epitetet më fyese për mazhorancën, deri aty sa të mendosh se për PD-në, PS dhe forcat e tjera as që duhet të ekzistojnë e jo më të qeverisin. Dhe si gjithnjë, sheh qimen në syrin e tjetrin e jo traun në syrin e vet: akuzon Ramën për fjalë banale në Parlament, të cilat gjithsesi, e çuan kryeministrin të bëjë një ndjesë publike; ama as ia ndjen për një banalitet e vulgaritet bashkë tej çdo caku, një rrugaçërie në fjalor, që është shndërruar në kolonë zanore të politikës shqiptare, që ka për autorsi liderin e partisë ku ai militon. Nuk është e thënë të të irritojnë qëndrimet e dikujt që nuk janë si të tuat; por patjetër që të irritojnë qëndrime që vlojnë nga kundërthëniet e të përvëlojnë me cinizmin e padrejtësitë që përçojnë.
Zoti Florian,kur shihja baban tend ne skene me dukej se atij artisti nuk kishte rregjzor ti
ndryshonte qofte dhe nje germe nga ajo se si ai e kishte ndertuar rolin dhe mos harro cfare rregjizorash ishin.Tani une te pyes ty djalin e Prokopit qe je specialist me emer ne kete Shqiperi te mbushur me mediokra,pse lejon te te ndryshojne rolin ata qe nuk te arrijne as te kyci i kembes vetem per interesa politike ? Mos harro nga vjen dhe kush je se po u dorezuat dhe ju intelektualet e vertete atehere na mori lumi.
Intelektual Floriani?Jo.Jesmen i gomarit Sali?Po.
Jesmen i mbaruar ! Turp per kete lolo!
Florioni ka qene, edhe dhe gjithmone do te mbetet loqe.
Del dot njeri mbi popullin? Nuk thote kot ai: nga trendafili del ferra. Dhe Floriani, pavaresisht kush ishte Prokop Mima, i paperseritshem per ate qe bente, eshte nje meioker servil qe eshte larg karakterit babait. Ferre eshte pak. Keqardhje per nje specialist te mire, por njeri shqiptar shume te keq.
Ky Florioni, e para e punes qe duhet te bente, ishte te mbante lart emrin e te atit te tij te nderuar ne krejt veprimtarine e tij. Dhe, kete do ta arrinte ta bente po te mos merrej me politike…
Pendohuni!Edhe sikur te kesh bere shume “te keqija” ne jete,nuk duhej te beje vetem njeren prej tyre,nuk duhej te veje pas nje “antikomunisti”qe eshte komunist,nje diktatori qe shitet si “demokratist”, nje “paqetori”qe eshte terrorist, nje “te sjellshmi” qe eshte shpifes, nje “te ndershmi”qe eshte vjedhes,nje “te “urti” qe eshte lehes, nje “te sinqerti” qe eshte genjeshtar, nje “te drejti”,qe ka vrare, nje” trimi” qe eshte frikacak,nje “modesti”qe eshte pordhacak, nje njeriu qe nxihet kur qesh, qe vrenjtet duke u zgerdhesh,,nje te urti- qe eshte llafazan,nje njeriu- qe”eshte hajvan,nje te mençuri qe eshte pa koke,nje qytetari qe eshte malok, nje te dashuri, pa miq e shoke,nje banali qe gjurmon sytiena e breke,nje akuzuesi per gjitheçka qe ka bere vete, nje tinezari qe djeg si hither, qe te vret naten, te qane diten, nje monstre me gjak te zi,nje bishe te shpellarise qe vjen nga Drakula i Vllahise,pas Salariut te Salistanit, qe ka huqet e gomarit, peshurret, keput litaret,hedh shkelma, rrezon samaret.
Po Floriani ka prejardhje edhe nga mamaja e tij,nese nuk e njihni ,interesohuni dhe do spjegoni fatkeqesine e krahut “Mima” se si u shperbe nga martesa me Elin.
Edhe Floriani eshte pjese e letyres intelektuale qe servir Berisha.Tjeter eshte i jati e tjeter eshte i biri. Keta nuk duhen ngatrruaer. Personaliteti i tij eshte i dyzuar dhe ka kohe qe sillet si servil i perkushtuar.
Florjoni i shkrete ka ngrene nje luge corbe te prishur, kur punonte ne Kosove dhe tani do ta vjelle tere jeten, apo jo Flori?
I Shkreti-nje dite nuk hengri dreke dhe i ra te fiket ne parlament..Meshirojeni diteziun…Eshte i biri i Prokopit por mbase e ka zene me shurren e mengjesit!!Edhe Prokopi temena i ka bere regjimit tek e fundit-pse mos i bente dhe i biri regjimit te berishes???Cfare ndryshimi do kishte??Rregjim per Rregjim!!!
Z.Florion, nuk eshte vone qe te tregosh vlerat e tua opozitare ne interes te vendit tend.
Me respekt V.Duka