Ka shumë argumente që na i shesin për arsye se pse duhet votuar ky apo ai kandidat. Arsyet për të votuar njërin apo tjetrin mund të jenë shumë banale, dhe këtë e respektoj. Por, nuk mund të pranoj që unë dhe ju të shkojmë për të votuar me argumente të pavërteta, që gati-gati janë kthyer në legjenda urbane.
Voto Programin
Ka një sforco të madhe nga kandidatët e partive të mëdha, për të shpalosur programe madhështore, që do të begatojnë qytetin. Pas tyre, mundohet të rendë Bojaxhiu, ndërsa nuk i shoh në radar 2 të tjerët. E vërteta është që nuk ka asnjë program. Ka vetëm ide të bukura. Se ku i kanë marrë nuk e di, e nuk ka rëndësi. Asnjë nga kandidatët nuk ka pasur kohë të bëjë program. Programi kërkon një vit kohë për t’u përgatitur me një staf tepër ekspert, sepse ndërtohet mbi buxhetin aktual të Bashkisë, dhe jo mbi fantazira fondesh që do të vijnë me shkop magjik. Nuk shoh që asnjëri nga kandidatët t’i ketë të bazuara financiarisht premtimet që bën. Rama dhe Basha u menduan deri disa javë para zgjedhjeve për emrat, duke i lënë kandidatët e tyre pa programe konkrete, të zbatueshme, të llogaritura mbi shifra konkrete.
Për shembull, nëse kandidati premton fusha sportive, ku do e gjejë tokën? Ku ka më hapësirë për fusha e parqe në Tiranë? Cilën kullë do prishë për të ndërtuar fushat e basketbollit? Sa do kushtojë? (Meqë ra fjala, në këto çaste që po flasim në Laprakë po ndërtohet mbi një fushë basketbolli një kullë shumëkatëshe, pas disa tjetërsimeve e legalizimeve të pronës. Siç janë zhdukur një pas një të tëra fushat e parqet.) Nëse kandidati premton ajër 20% më të pastër, ku i bazon llogaritë? Sa makina do nxjerrë jashtë qarkullimit, sa rrugë do të mbyllë, sa nënkalime do të hapë, që ajri të pastrohet? Si do t’i bindë njerëzit të hipin në autobus e të mos përdorin makinat? Pra, programet janë veç ëndrra në diell. Jo më kot, përballemi sot me ëndrrat në diell të Lul Bashës së para 4 viteve. Nëse shkoni për të votuar, nuk votoni programin.
Partia në pushtet i jep fonde kandidatit të vet
Kjo logjikë, në të vërtetë është një dhunë politike, e cila do duhej dënuar në mos penalisht të paktën me votë. Delegjitimon vetë procesin e votimit, sepse i detyron njerëzit të votojnë nga halli partinë në pushtet. Gjithsesi kjo logjikë është një tjetër legjendë urbane.
E zëmë se është e vërtetë. Pra, të votojmë kandidatin e partisë në pushtet, sepse ai do marrë fonde më të mëdha nga partia. Këto fonde, detyrimisht do t’i hiqen një qyteti tjetër, sepse aq është buxheti i shkretë për pushtetin vendor, paratë nuk do bien nga qielli. Po ç’ndodh nëse të tërë qytetet votojnë kandidatin e partisë në pushtet? Ta zëmë, në rastin konkret, ç’do ndodhë nëse tërë bashkitë vishen në rozë? I bie që qeveria t’ia heqë fondet qytetit të vet X, për t’ia dhënë një qyteti tjetër të vet Y? Çka, e bën të pavërtetë maksimën në rastin e qytetit X. Nëse je qytetar i X, edhe po votove partinë në pushtet, ajo prapë t’i heq fondet e ia jep Y-së.
Në rastin e Bashkisë së Tiranës, çfarë do të ndodhë nëse pas 2 vjetësh pushteti ndërron krah? Pra, nëse në zgjedhjet e përgjithshme Tirana bëhet blu? I bie që 2 vitet e para do kemi fonde mjaftueshëm se kemi qeverinë e bashkinë në një ngjyrë, por, 2 vitet e tjera do e thajmë qytetin! E njëjta logjikë vlen edhe nëse Tirana bëhet blu tani (vuajtje në 2 vitet e para me një qeveri rozë), dhe Shqipëria bëhet blu pas 2 vitesh (bollëk i supozuar blu, me qeveri e bashki blu.)
Kjo legjendë urbane është në të vërtetë një rrugicë qorre.
Këto nuk janë zgjedhje politike
Legjenda e tretë ka të bëjë me argumentin se këto nuk janë zgjedhje politike, dhe se Tiranës i duhet një administrator i zoti. E para administratori është i lidhur me programin, dhe program nuk ka. Nga ana tjetër krejt fryma e fushatës është thellësisht politike. Që nga ndarja e tapive e deri te premtimet për ulje taksash apo çmimi energjie, janë premtime politike. Këto zgjedhje janë politike, sepse askujt nuk i bëhet vonë sesi do administrohet Tirana, por, që partia e vet të marrë pushtetin e Kryeqytetit e kësisoj të krijojë bazën për përpunimin e korpusit më të madh të votuesve për zgjedhjet “e vërteta”, ato politike. Fakti që askujt nuk i bëhet vonë për administratorin duket edhe tek proceset e dyshimta të përzgjedhjes së kandidatëve në Partitë përkatëse.
Le të vjedhë, por të paktën të bëjë punë
E kemi dëgjuar shpesh këtë frazë dëshpërimi. Jemi gati të pranojmë ta qeverisë qytetin një hajdut, mjafton të bëjë ca punë. E vërteta është që hajduti, sado punë të bëjë, punët e tij do të jenë në funksion të klanit të hajdutërisë, në përputhje me interesat e kërkesat e tyre, dhe, do vijë një kohë pas ca vitesh që do ua shohim hajrin edhe atyre “punëve”. Tirana e sotme, e pajetueshme, është pasojë e kompromiseve të vjetra me “hajdutët që do bënin dhe punë”. Pyesni veten, nëse do ktheheshit pas, duke parë qytetin si është katandisur tani, a do hidhnit të njëjtën votë?
I ndershmi / të ndershmit
Ka një propagandë për të na shtyrë të votojmë kandidatin më të ndershëm. Kjo tendencë, le të themi, është e lavdërueshme. Por, në këto vite kemi parë që kandidatët e ndershëm gradualisht të korruptoheshin. Kemi parë djem e vajza të reja që ngjanin idealistë, që u korruptuan brenda vitit në postet e tyre. Edhe nëse njëri kandidat është i ndershëm, ai nuk po vjen i vetëm në bashkinë e Tiranës. Ai po vjen me anëtarë këshilli bashkiak që kanë dhënë prova që mund të bëhen dhe bashkë për të shqyer Tiranën. Kandidati i ndershëm, po vjen i mbështetur nga lobe ekonomike e biznese të ndryshme. Nuk ka asnjë të ndershëm që t’i bëjë ballë presionit të atyre që e kanë vënë në atë karrige. Qoftë dhe shefi i partisë. Ja ku i keni kandidatët. Shihni kush i mbështet. I pandershëm nuk është vetëm ai që vjedh vetë e merr përqindje ndërtimesh. I pandershëm bëhet dhe ai që toleron shqyerjen e Tiranës nga grupet e presionit, gjë që ka ndodhur në çdo rast, deri tani.
Kandidatët e pavarur
Legjenda e fundit, por nga më interesantet është që kandidatët e pavarur i ka futur dikush për t’u marrë vota partive o majtas, o djathtas, për t’i hequr vota filanit apo filanit. Bojaxhiu, thuhet është futur për t’i hequr vota Kosovës (vota, që në fakt me ndarjen e re administrative as nuk i ka). Tafaj dhe Guri thonë që janë futur për të mos e lënë Bojaxhiun të fuqizohet shumë, dhe për të ndarë më tresh votat e të pavendosurve. Kjo e fundit, nuk më duket fare legjendë urbane.
Forca e sovranit
Diku nga fundi i qershorit, sovrani do drejtohet drejt kutive të votimit. Mediat dhe lobet e ndryshme financiare po përpiqen t’ia kanalizojnë me dhunë votën, duke i ofruar si sedativ legjendat urbane mbi votën. Sovrani, si një qen i rrahur, po shkon të votojë për ata që nuk do donte të votonte, për alternativa që nuk e bindin, për programe që nuk ekzistojnë. Sovrani do votojë, duke bërë sërish një zgjedhje halli, që për nga vetë përkufizimi është zgjedhje e gabuar.
Por, dhe nëse e bën, nuk mund ta lëmë ta bëjë duke gënjyer veten e të tjerët me legjenda urbane. Qeni i rrahur, mund t’i kundërvihet dhunuesit vetëm kur të jetë tërësisht i qartë për gjendjen e vet dhe kur të kuptojë që e kanë vënë pas murit, pa asnjë rrugë shpëtimi. Pra, tregojini qenit, që është i rrahur. Është e vetmja shpresë.
Te lexova me vemendje dhe kenaqesi o Koloreto, por me thene te drejten kur mberrita tek “qeni i rrahur”, ngela keq………..
Dihet qe e verteta duhet thene edhe kur eshte e hidhur, por cinizmi yt e ka kaluar cdo cak. Vertet qe ne shqiptaret e thjeshte nuk shquhemi per ndonje shpirt shume rrebel dhe kryengrites, por edhe aq llume nuk jemi. Jo te gjithe jane qen, aq me pak te rrahur. Dhe nese nje pjese e jone jane keshtu si thua ti, e ke gjetur gje zotrote kush e ka fajin? Pse, si , qysh?
Nuk mjekohet semundja duke share te semurin, por duke gjetur shkaqet.
eshte e kote betejen e tiranes e ka te fituar erion evliaj
tirana ka vetem nje rruge per te ecur ne drejtimin e duhur dhe ai eshte erion veliaj,kandidatet e tjere jan te dobet dhe mund ta cojne tiranen ne drejtimin e gabuar
Mund te kete shume legjenda urbane, por njerezit duhet te reflektojne se cili eshte njeriu i duhur, duke u nisur nga precedentet ne politike:
Halimi, nje njeri i deshtuar nga ana politike, qe ka ne historine e vet vetem afera korruptive dhe nje klinike dhjetera miliona euro, dhe qe deshtoi ne drejtimin e nje materniteti, si mund te menaxhoje bashkine e 1 milion shqiptareve.
Bojaxhiu i cili ka qene drejtor KESH, INUK, zevendesminister i ekonomise dhe qe eshte kallezuar penalisht nga KLSH, per historite e skandaleve ne aferat korruptive dhe qe i ka lene keto institucione si mos me keq.
E kemi dhe Erionin, qe ka spikatur ne cdo sipermarrje, duke treguar perkushtim e vendosmeri per te cuar perpara punet e marra persiper.
Pavaresisht se c’thuhet, se fjale te bukura dine te gjithe, por duhet te bazohemi ne vepra, t’i shohim njerezve punen, jo gunen.
Erioni ngriti nje super institucion, ne vetem dy vjet realizoi me shume se 80% te angazhimeve te qeverise per ate institucion, i sherbeu te gjitha shtresave sociale. Edhe me pare, ne aktivizimin ne shoqerine civile, rizgjoi shoqerine shqiptare, te rinjte, te mos jene pasive ndaj politikes dhe te marrin ne dore te ardhmen e tyre.
Ndoshta ma mire kjo:nje Burr qe le gruan e vete ne nje rrjet prostitution!mire e kishte cilesuar Rama dikur
http://m.gazetaexpress.com/mobile/lajme/gruaja-e-erion-velise-perfaqesuese-e-rumunit-qe-merret-me-prostitucion-dhe-shpelarje-te-parave-dokumente-105353/
Erioni eshte njeriu i duhur per Tiranen sepse ai eshte nje njeri i provuar qe di te drejtoje me sukses nje institucion dhe ta drejtoje ne menyren e duhur.
Te gjithe duhet ti japim mbeshtetje erionit sepse ai e meriton te jete kryebashkiaku jone.
Keta kandidatet e pavarur jane kot, sa per te shtyre rradhen ose te pakten te duket sikur ka ndonje ndryshim se per pune as qe sbehet llaf fare, vetem kot mund te shpresojne se vertet do bejne dicka per kete vend ose per kete qytet.
Tirana dhe gjithe Shqiperia ka vetem nje rruge per te shpetuar nga keta genjeshtare sharlatane TE BOJKOTOJE ZGJEDHJET NE MASE. BOJKOT, BOJKOT DHE VETEM BOJKOT.
Nje artikull shume i balancuar qe ve gishtin ne plage. Rrallehere lexon artikuj te tille tek nje gazete militante sic eshte Dita.
per nga programi erjon veliaj eshte i vetmi qe ka program te detajuar per cdo rruge dhe rrigice te tiranes, ka projekte per liqenin e kasharit, ka projekte per qendra rinore e shume gjera te tjera gje qe tek kandidatet e tjere nuk i gjen keto projekte
Po erion me cka i paguan gjithe keto in testime nuk na e tregon!apo prape do rroge taxat?
kam pas nji cun ne lagje qe kur ishte i vogel nuk shqiptonte xh-ne.e shqiptonte q.sa here qe degjoj kandidatin e pavarur ish drejtor i kesh a ku di un,me kujtohet ai cuni vogel qe do ja shqiptonte emrin.. qerqi pojaciu….hi hi
mesila,
Kujdes se te ka ikur ne drejtim te paditur edhe neuroni i fundit!
Ne rast se ai cuni i vogel shqiptone /xh/ /q/ i bie ta shqiptonte Gjergji Bojaqiu.
Mos vuan gje edhe ti nga disleksia perderisa ngaterron /gj/ me /xh/ dhe /q/ me /c/?
Ju endrinat sikur mburreni se keni bere alamet shkollash ne perendim po me sa duket jane nga ato shkollat anonime qe nuk i njeh njeri.
Votat per Gjergji Bojaxhi!
Eshte momenti te bejme ndryshim dhe mos presim edhe kater vite te tjera per tu qyteteruar.
Deklarata e Veliajt se do kthej planin belg per bulevardin, me ngjethi mishin…. Mu kujtua nje grope e stermadhe ne mes te Tiranes, nje shkaterrim i vertete i para kater viteve.
Perpara se te llustrojme bulevardin, duhet ti ofrojme qytetareve te Tiranes nje jete sa me te mire, me furnizim te panderprere me uje, me rruge te vijezuara e te ndricuara, me puseta me kapake, me rrugica te ndricuara, me trasport urban bashkekohor, me gjelberim e ajer te paster, nje qytet pa plehra. Po qe se do thoshte keto Veliaj do ishte dukur me simpatik.
Veliaj me duket si femija e atij sportistit ose artistit te deshtuar qe behet copash qe i biri te arrije ate qe ai vete nuk arriti dot. Dhe per koincidence Rama eshte edhe artist edhe sportist medioker.