La një shije të përzier deklarata e kryeministrit Rama dje në Kuvend, kur kundruall deputetëve të PD-së Berisha e Topalli, u tha këtyre të dyve në sy se mund të flisnin çfarëdolloj shpifjesh për të dhe qeverinë, nuk kishte për t’i kallëzuar penalisht në gjykatë siç ka bërë me eksponentë të tjerë të opozitës. Kjo, tha Rama, që të shohin gjithë shqiptarët se çfarë kanë pasur në kokë ata të dy përgjatë tetë viteve.
Këtë lloj shijeje e gjen edhe menjëherë pas publikimit të lajmit në DITA online, tek komentet e lexuesve. E kanë ndjerë, besoj edhe ata që dëgjuan live në televizor. Pse kështu, kur gjithë këtyre viteve jemi ankuar sesa vrazhdësi e madje kafshëri sundon kësaj shoqërie, por na bezdis ky gjest galant e kavaleresk prej superiori, që mjaftohet me vendosjen tek koka e kundërshtarit politik, të tabelës “fali o Zot se nuk dinë ç’thonë?”
E para, pikërisht sepse nuk tregon superioritet. Fakti është që vetë Rama, pak ditë më parë, do deklaronte menjëherë pas daljes nga Kuvendi ku u miratua kërkesa e prokurorisë për lejimin e arrestimit të deputetit Tom Doshi, se nëse vazhdonte kjo shthurje dhe mosrespektim i rregullores së parlamentit, mbase mazhoranca do ta braktiste sallën! Ky “hap prapa”, për dikë mund të jetë edhe thjesht një batutë e momentit, por për votuesit e së majtës tradhton diçka tjetër: Që dyshja Berisha-Topalli e kanë lejen me pashë dhe “imunitetin” të garantuar, pavarësisht se çfarë nxjerrin nga goja. Aq më shumë ky imunitet, pastaj, se çfarë kanë bërë gjatë kohës së qeverisjes së tyre. Dhe shqiptarët lexojnë bash këtë lloj paprekshmërie, dhe jo atë të llafollogjive në sallën e Kuvendit. Është një liçencë që akoma edhe kreu i Kuvendit, Meta, e kishte kufizuar vetëm tek Berisha.
E dyta është se realisht, shqiptarët e kanë shumë të qartë se çfarë kanë patur në kokë qeveritarët e djeshëm. Nuk kanë pasur nevojë të fusin në punë imagjinatën, sepse në tetë vjet e kanë parë dhe ndjerë në palcë pasojën e qeverisjes. Po e ndjejnë ende sot. Ky eksklamacion demaskues i mbledhjeve të lagjes si njëherë vaktit, “fol fol, të marrin vesh të gjithë se ç’plaçkë je”, është i tejkaluar dhe dëshmon të kundërtën e superioritetit mëshirëplotë; që është pafuqia. Në mos, edhe një pakt tashmë i shprehur publikisht, qoftë dhe përmes një “punch line” në telenovelën tonë parlamentare.
E treta, njerëzit e këtij vendi, ashtu siç harrojnë shpejt, edhe nuk harrojnë kurrë, sado paradoksal të ngjajë pohimi. Na ikën 25 vjet me gjeste mëshirëplota ku Nano fal Berishën, ky bëhet mik me Nanon, Meta fal Ramën, të dy falin Berishën, Berisha fal të gjithë, për t’i marrë të gjithë në qafë… dhe befas kuptojmë se qenkemi qeverisur jo me ligjet që miratojmë me shumicë, por me mëshirën kristiane apo mirësinë myslimane. Por më mirë se me fjalët tona, e mbyllim me shënimin e një lexuesi të DITA-s: “O Zoti Kryeministër, në atë post je për të folur e vepruar në bazë të Ligjit. Në jetën private sillu me Saliun e Jozefinën si të mbushet mendja….Por si Kryeministër duhet të plotësosh ato që i ke premtuar popullit”.
Ka momente, gjate fjales se gjate te Edi Rames, kur duke e degjuar, thua me vete,,,,,,-Nuk e di se si quhet ai mjet qe ka marre apo ka pire ky njeri, pa hyre ne sallen e kuvendit por sido qe te quhet dhe cfaredo qe te jete, edhe une dua ta provoj. Dua edhe une, te flas si e ema e Zeqos ne maje te thanes dhe te me duket vetja sikur po nxjerr xhevahire nga goja.
Ne cfare misioni, eshte ky njeri? Ne mision kombetar apo ne ate te rromes pas Tomes? Po te ishte ne ate kombetar, nuk do na “lumturonte” me “qyfyre” te tilla prej karagjozesh ordinere.
Edi Rama, nuk eshte mbreti i shqiptareve, qe mund te vendose vete se kush do denoncohet per krim, e kush jo. Edhe Shqiperia, nuk eshte akoma mbreteri e bashkuar.
Ne nuk duam njerez qe sillen si mbreter, more Z.Kryeminister me 1 milion vota. Boll me, me te qenit qesharak. Tregoni me vepra se e meritonit vertete, voten e atij 1 milioni votuesish.
SHUM SHKRIM I SAKT POR UNE MENDOJ QE KA GJERA TE NENDHESHME QE FALIN NJERI TJETRIN??
Neveri per kete Kryeminister mashtrues dhe psikopat .
Turp per PS qe vazhdon akoma ta mbaje si Kryetar dhe KM .
Nuk po e shikojne socialistat se per dy vjet ky bastard do bjere Saliun ne pushtet ?
Ne boten e te verberve cakeri eshte mbret. “In the kingdom of blind the men with one eye is the king”!
Elton pershendetje.
Kur ky popull te mos bluhet e te gdhendet per tu kthyer ne tulla,per ndertimin e shtepise
se partive te te gjitha llojeve,keta qe do te formojne qeverite me ne krye te parin e qeverise
do te dhjesin nga frika kur te bejne abuzime ne kuriz te tij. Burgu do te jete vendi i tyre,se
ky popull do ti rjepi pa pik meshire. Me nje popull ku shumica eshte nga matriali i kthyer ne
tulle balte,nuk ka burg per askend nga te degjeneruarit qe bejne sikur qeverisin.
Guri i pa gdhendur Elton ,nderton vetem muret e lirise.
zoti RAMA eshte nisur nga thenia e popullit se : ” Budallajt e te marrit hapi rrugen ‘ ,Po jo ketyre qe bejne tani si budallenj e te marre,se per parate nuk jane as budallenj e as te marr,po megjitheate zoti Rama ,populli ka ngritur edhe spitale psikiatrik dhe burgje per t’i kufizuar e ioluar nga shoqeria. Mos harro se Saliu eshte nje vrases ,shkaterrues……e jozevina nje violin e dyte.
E vertet ngelet qe kur po fliste Jozi ,kryeministrit po i merrej goja .
nuk dinte me cfare te fliste, dhe si te justifikohej
nuk vlen me fare arsyeja qe gjoja nuk duam te jemi si ata
jane njesoj dhe cdo dite po ju del fytyra me e keqe se paraardhesit e tyre .
NEVERI PER RAMEN !
hail…………….